Structure_LogoPart1



Instituti i Sigurimeve Pensionale

Kansaneläkelaitos (Kela)

Ndonjëherë njeriu mund të ketë nevojë për mbështetjen e shoqërisë. Instituti i Sigurimeve Pensionale ose Kela kujdeset për sigurimin financiar bazë në sitauta tëe ndryshmë të jetës së personave që jetojnë në Finlandë. Aktiviteti i Kelës financohet me paratë e tatimeve. Në faqet e Kelës ka informacion të mëtejshëm mbi personat që i përkasin rrethi të sigurimit social.

Nga Kela është e mundur të merret për shembull mbështetje financiare e tregut të punës ose para ditore për sëmundje. Institucionet e ndryshme zyrtare zhvillojnë punë të përbashkët. Personat e papunë për shembull nuk mund të aplikojnë për të holla nga Kela nëse ata nuk janë klientë të zyrës së punës. 

Nga faqet e Kelës mund të merrni informacion mbi zyrën më të afërt të Kelës. Zgjidhni nga menuja emrin e komunës tuaj.

Informacion të mëtejshëm gjeni në faqet e Kelës në finlandisht, suedisht dhe anglisht.