Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Informacione të rëndësishme mbi banimin

Tärkeää tietoa asumisesta

"Shtëpia ime është atje ku punët më shkojnë mirë."
(Proverb tanzanian)

  • kontrata e rrymës merret pasi t’i keni telefonuar kompanisë së rrymës dhe t’i njoftoni emrin tuaj si dhe adresën e re. Llampat dhe siguresat duhet të blihen dhe ndërrohen nga vetë banori.
  • në kontratën e qirasë shënohet në se pagesa e ujit bën pjesë në qira apo duhet të paguhet veç çdo muaj.
  • në se zotëroni telefon shtëpie, njoftoni kompaninë telefonike për adresën e re në mënyrë që t’ju hapë linjën e telefonit.
  • në qoftë se keni televizor, atëhere keni nevojë për lejen e televizorit. Lejen e merrni nga Telehallintokeskus.
  • në Finlandë ka një ligj i cili detyron që në secilën shtëpi të ketë sinjalizues në rast zjarri. Kujdesuni që sinjalizuesi i zjarrit të funksionojë. Detyra e banorit është të ndërrojë baterinë e sinjalizuesit një herë në vit. Sigurimi i shtëpisë nuk kompenson dëmet nga zjarri, në se sinjalizuesi nuk punon si duhet. 
  • Sigurimin e shtëpisë mund ta merrni nga kompania e sigurimeve. Kompania e sigurimeve ju ndihmon të zgjidhni sigurimin e nevojshëm. Sqaroni se çfarë kompenson sigurimi i shtëpisë në banesën tuaj.
  • është detyrë e banorit të kujdeset për mirëmbajtjen e pajisjeve elektro-shtëpiake si për shembull: mirëmbajtjen e frigoriferit, ngrirëses, pllakave të stufës, sistemit të ajrosjes në kuzhinë dhe mirëmbajtjen e lavatriçes.
  • në rast se dëshironi të instaloni antenë satelitore, duhet të kërkoni leje nga kujdestari i pallatit.
  • ballkoni konsiderohet hapësirë banimi. Në ballkon nuk mund të përgatisni ose të mbani ushqime.
  • mbeturinat vendosen në qese të mbyllura dhe çohen në vendet e caktuara. Substancat helmuese, pajisjet elektrike dhe elektronike  janë mbeturina problematike. Ato nuk mund të hidhen në vendet e mbeturinave të pallateve. Koshi i mbeturinave organike është për mbeturina ushqimore. Ato nuk mund të përzihen me produkte plastmasi ose me mbeturina të tjera. Gazetat dhe fletushkat me reklama hidhen në kazanët e letrave dhe aty nuk mund të hidhen produkte plastmasi ose mbeturina të tjera.
  • Vendndodhjen e pikës më të afërt të grumbullimit të mbeturinave problematike mund ta gjeni nga adresa ongelmajate.fi.

Hapërsirat e përbashkëta të banorëve:

  • rradhën e saunës dhe çelësat e saunës do t’i merrni pasi të keni bërë kontratën e saunës në zyrën e kujdestarit të pallatit.
  • rradha për në lavanderi rezervohet gjithmonë paraprakisht.
  • magazina e shtëpisë është për ato sende të cilat ju nuk keni nevojë ti përdorni çdo ditë.
  • makina lihet në vendin e rezervuar për të. Vendin personal të parkingut mund ta merrni me qira pasi të keni bërë kontratën e parkingut me kujdestarin e pallatit.  

Në faqet internetore të departamentit të shpëtimit të Ministrisë së Brendshme gjen Guidën e sigurisë për shtëpinë. Në guidë ka informacion për shembull, për sigurinë ndaj zjarrit dhe parandalimin e aksidenteve.

Zakonisht në çdo shtëpi ka një komitet shtëpie i cili është në kontakt me administratën e kompanisë që zotëron shtëpinë. Komiteti i shtëpisë i çon më tej qëndrimet dhe dëshirat e banuesve. Secili banues duhet të marrë pjesë në mbledhjet e banuesve. Në to mund të zgjidhesh në komitetin e shtëpisë dhe nëpërmjet tij të influencosh në çështjet e çdo shtëpie. Nëse gjatë jetesës shfaqen vështirësi, çështja mund ti tregohet komitetit të shtëpisë.

Njihuni me projektin ”Kotilo” që merret me prodhimin e materialeve që kanë bëjnë me banimin (asumismateriaaleihin) (udhëzimet mbi ndarjen e plehërave, ftesat për mbledhje dhe për punë vullnetare, pastrim, udhëzimet e ilustruara për përdorimin e dhomës së larjes së rrobave dhe të saunës). Informacione në shqip (albaaniksi), arabisht (arabiaksi), anglisht (englanniksi), në gjuhën farse (farsiksi), në gjuhën kurde (kurdiksi), në polonisht (puolaksi), në frëngjisht (ranskaksi), në suedisht (ruotsiksi), në somalisht (somaliksi), në finlandisht (suomeksi), në rusisht (venäjäksi) dhe në estonisht (viroksi).