Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Informacione rreth shërbimit

Tietoa palvelusta

Shërbimi në internet u realizua në kuadrin e projektit Qendra e Hapur Mësimore (2001-2003) në Qendrën e Kulturës Ndërkombëtare ”Caisa” dhe në bashkëpunim me bibliotekën e qytetit të Helsinkit. Projekti u financua nga qyteti i Helsinkit dhe Fondi evropian për çështje sociale. Në vitin 2005 Infopankki u zgjerua dhe u shndërrua në shërbim në të gjithë vendin. Në faqet internetore ka informacione të përgjithshme mbi të gjithë vendin si dhe informacione më të hollësishme mbi provincat e Helsinkit, Kuopios, Rovaniemit, Turkut, Tamperes dhe Kainut. Aktualisht, ky shërbim po financohet nga Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit dhe qytetet pjesëmarrëse në projekt. Në hartimin e brendisë së Infopankkit kanë dhënë kontributin e tyre si autoritetet zyrtare përgjegjëse ashtu edhe ekspertë të ndryshëm. Ky bashkëpunim është në vazhdim.

Personeli editorial i Helsinkit përgjigjet për informacionet e përgjithshme të Infopankkit si dhe për informacionet e shërbimit të qytetit të Helsinkit. Për informacionet e tjera lokale përgjigjen personelet editorialë të secilit prej qyteteve përkatëse. Në zhvillimin e Infopankkit kanë dhënë ndihmesën e tyre personelet editorialë ku marrin pjesë shumë nëpunës zyrtarë dhe organizata të ndryshme.

Sininen Meteoriitti Oy përgjigjet për realizimin teknik, ndërsa Semantix Lingua Nordica Oy ka përkthyer faqet internetore të Infopankkit në suedisht, anglisht, somalisht, rusisht, estonisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht, turqisht, persisht, shqip dhe në spanjisht, si dhe përgjigjet për përditësimin e përkthimeve. Faqet në gjuhën arabe u përkthyen nga Ahmed Khalil dhe ato përditësohen nga Edmon Dolaian. Faqet në gjuhën kineze u përkthyen nga Chinese-Finnish Media Team dhe përkthimet në vazhdim do të bëhen nga Lei Zhang.

Falenderojmë të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyrë në realizimin e Infopankkit!