Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Gjuha suedeze

Ruotsin kieli

Në Finlandë ka dy gjuhë zyrtare. Ato janë finlandishtja dhe suedishtja. Suedishtja flitet më shumë në pjesën perëndimore dhe në bregdetin jugor të Finlandës. Komunat finlandeze mund të jenë me një ose dy gjuhë zyrtare. Kur keni takim me nëpunës shtetërorë (psh: në entin e punësimit), ju keni të drejtë të flisni në finlandisht ose suedisht. Në komunat me dy gjuhë zyrtare, ju mund t’i përdorni të dyja gjuhët edhe gjatë takimeve me nëpunësit e komunës (psh: në zyrën e socialit).

Në disa vende pune, ju duhet të dëshmoni që dini si finladisht ashtu edhe suedisht.

Në se dëshironi të studioni suedishten, mund të informoheni më detajisht në drejtorinë e arsimit të komunës tuaj, ose në shkollat popullore (kansalaisopisto).

Në Finlandë është e mundur të studiohet si në finlandisht ashtu edhe në suedisht.

Informacione mbi ligjet për gjuhën në gjuhë të ndryshme:

finlandisht
suedisht