Rahoitus
Financimi i biznesit tuaj duhet të bëhet me kujdes para themelimit të biznesit. Në biznes ka gjithmonë nevojë për para, ndaj është e rëndësishme që në fillim të ketë një kapital të mjaftueshëm. Financimi i biznesit mund të jetë pjesërisht edhe të holla në formë dhurate ose huaje, për marrjen e të cilave duhet një plan i mirë i veprimtarisë sipërmarrëse. Për informata të mëtejshme mbi mundësitë e financimit:
Sipërmarrja-Finlanda (Yritys-Suomi)
Finnvera: finlandisht , suedisht , anglisht
Qendra për bizneset e reja (Uusyrityskeskus)
Personit që dëshiron të bëhet sipërmarrës, mund t’i miratohet një financim fillestar, në mënyrë që të sigurohen të ardhurat e veprimtarisë sipërmarrëse në hapat e parë të saj. Financimi fillestar miratohet nga ajo zyrë e punës dhe e sipërmarrjes, ku aplikanti është klient. Ky financim mund të miratohet maksimumi për 10 muaj. Informacione të mëtejshme mbi ndihmën financiare për fillim të biznesit në finlandisht , suedisht dhe anglisht.
Si alternativë sipërmarrësit mund t’i miratohet ndihmesë për pagesën e pagave, në mënyrë që të lehtësohet pagimi i pagave të punëtorëve. Megjithatë këto ndihma nuk janë për të financuar shoqërinë tregtare. Informacione të mëtejshme mbi ndihmën për paga, në finlandisht , suedisht dhe anglisht.
Për informacione të mëtejshme:
Ministria e Punës dhe Ekonomisë (Työ- ja elinkeinoministeriö)
Qendra për biznes, transport dhe mjedis (qendra ELY) (ish qendra TE)