Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Fëmijët dhe të rinjtë

Lapset ja nuoret

"Diamanti i qiellit është dielli; diamanti i shtëpisë është fëmija."
(Proverb kinez)

Mbështetjet financiare dhe asistencat

Familja me fëmijë ka mundësi të marrë mbështetje të ndryshme financiare. Informacione mbi mbështetjen dhe asistencën për gra shtatzëna ka në faqet Kur je shtatzënë.

Pas përfundimit të periudhës së asistencës për gra shtatzëna, nëna ose babai i fëmijës mund të marrin asistencë prindërore. Informacione të mëtejshme gjeni në faqet internetore të Kelas.

Kur babai i fëmijës së porsalindur merr pjesë në kujdesjen e fëmijës dhe gjatë kësaj kohe ai nuk është në punë me rrogë, ai mund të kërkojë asistencë për babanë nga Kela. Informacione të mëtejshme gjeni në faqet internetore të Kelas.

Për fëmijën që banon në Finlandë paguhet shtesa e fëmijës, deri sa ai të mbushë 17 vjeç. Shtesat e fëmijës kërkohen në të njëjtën kohë kur kërkohet edhe asistenca për gra shtatzëna. Informacione të mëtejshme gjeni në faqet internetore të Kelas.

Kujdesi ditor

Fëmija nën moshën shkollore ka të drejtë për kujdes ditor të organizuar nga komuna. Kujdesi ditor organizohet në çerdhe, në çerdhe familjare dhe si aktivitete lojrash.Çmimi i kujdesit ditor varet nga të ardhurat e prindërve. Aplikimi për një vend në kujdesin ditor bëhet para se fëmija të ketë nevojë për kujdes ditor. Informacione të përgjithshme mbi kujdesin ditor ka në faqet e internetit të Ministrisë së Punëve Sociale dhe Shëndetësore (sosiaali- ja terveysministeriön) sivuilla.

Ka edhe çerdhe private. Në disa çerdhe private gjuha e përdorur nuk është finlandishtja. Në se fëmija nën moshën shkollore është në çerdhe private, mund të kërkoni nga Kela mbështetje financiare për kujdesin ditor privat. 

Fëmijën e sëmurë nuk duhet ta çoni në çerdhe. Shihni faqen Kur sëmuret fëmija në Infopankki.

Në çerdhe synohet të mbështetet gjuha dhe kultura e fëmijës.

Në se fëmija është nën 3 vjeç, babai ose nëna mund të marrë leje për t’u kujdesur për fëmijën dhe të kujdeset për fëmijën në shtëpi. Në këtë rast mund të kërkoni nga Kela mbështetjen financiare për kujdesjen në shtëpi. Në faqet internetore të Kelas ka informacione mbi këto mbështetje financiare si dhe mbi alternativa të ndryshme të kujdesit ditor.

Edukimi

Në kultura të ndryshme edukimi i fëmijës mund të jetë i ndryshëm. Në Finlandë, disiplina fizike e fëmijës, për shembull, goditja ose kapja nga flokët është e ndaluar me ligj.

Sipas ligjit 18-vjeçari konsiderohet person i rritur. Edhe personat e moshave më të reja kanë të drejtë që në disa çështje të vendosin vetë.

Çdo fëmijë ka të drejtën për fëmijëri të mirë dhe të sigurtë, për siguri dhe për kujdes. Nëse prindët nuk arrijnë të kujdesen për mirëqenien e fëmijës, atëherë shoqëria ka të drejtë të ndërhyjë në situatën familjare.

Detyra e zyrës për mbrojtjen e fëmijëve (lastensuojelu) është të garantojë mirëqenien e fëmijës. Zyra për mbrojtjen e fëmijëve bazohet në ligj. Ligji për mbrojtjen e fëmijëve prek të gjithë fëmijët që banojnë në Finlandë.

Prindërit, fqinjët dhe shokët ose shoqet mund të kontaktojnë autoritetet e mbrojtjes së fëmijëve në se ata konstatojnë se fëmija ose i riu kanë nevojë për ndihmë. Edhe vetë fëmija ose i riu mund të kontaktojnë punëtorin e socialit. Bisedat me punëtorin e socialit janë konfidenciale.

Në faqen e internetit Lastensuojelu.info ka informacione për mbrojtjen e fëmijëve në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
anglisht
suedisht
frëngjisht
rusisht
somalisht
arabisht
persisht
kurdisht

Aktivitete për të rinj (Nuorten toiminta)

Komunat organizojnë shërbime të ndryshme për të rinjtë. Informacione të mëtejshme mund të kërkoni në faqet e internetit të komunës ku banoni. Në faqet e Nuoriso.fi ka informacione për të rinjtë lidhur me aktivitetet e kohës së lirë, studimin dhe për shumë çështje të tjera që lidhen me jetën e të rinjve. Në faqen e internetit Vaikuttajan reittikartta do të gjeni shumë informacione për mundësitë e të rinjve për të influencuar në shoqëri. Faqja është në finlandisht, suedisht, anglisht, rusisht, somalisht, në gjuhën kineze dhe në arabisht. Në faqet e internetit të Allianssi-t do të gjeni informacione mbi organizata të ndryshme rinore.