Perhe Suomeen
(Proverb japonez)
E drejta për lejeqëndrim
I afërmi juaj ka mundësi të marrë lejeqëndrimi në Finlandë, nëse ju vetë banoni në Finlandë. Zakonisht leja në bazë të lidhjeve familjare miratohet vetëm për ata që janë pjesëtarë të rrethit të ngushtë familjar. Në disa raste kjo leje mund t’i miratohet edhe të afërmëve të tjerë. Në Finlandë anëtarë të rrethit të ngushtë familjar konsiderohen:
- Bashkëshorti ose bashkëshortja
- Personi me të cilin bashkëjetohet
- Partneri i regjistruar
- Fëmija nën 18 vjeç, i cili nuk është i martuar dhe që e ka kujdestarin e tij banor në Finlandë.
Në faqet e Drejtorisë së Migracionit gjeni informacione mbi faktin se kush konsiderohet pjesëtar familjeje sipas ligjit. Vini re, se përshtetasit e BE-së ka rregulla të tjera!
Kur kërkoni lejeqëndrimin me bazë lidhjen familjare, ju duhet të keni të ardhura të sigurta.
Aplikimi i lejeqëndrimit
Lejeqëndrimi i parë kërkohet, zakonisht, para se të vini në Finlandë nga përfaqësia e Finlandës në vendin tuaj. Edhe i afërmi juaj i cili banon në Finlandë mund ta plotësojë formularin në vend të shtetasit të huaj i cili banon jashtë Finlandës. I afërmi dorëzon formularin në stacionin e policisë në komunën ku banon. Në Finlandë formulari merret nga policia, ndërsa jashtë Finlandës formulari merret në përfaqësinë finlandeze në shtetin përkatës.
Shpesh aplikanti duhet ta presë vendimin jashtë Finlandës. Megjithatë, në disa raste anëtari i familjes mund të vijë në Finlandë dhe pasi të ketë ardhur, mund të kërkojë lejeqëndrim, në qoftë se jeta familjare ka filluar që jashtë Finlandës. Megjithatë, për raste të tilla ka rregulla preçize. Edhe anëtari i familjes së shtetasit finlandez mund të vijë në Finlandë dhe më pas mund të kërkojë lejeqëndrim. Njihuni paraprakisht me rregullat.
Informacione të mëtejshme
Në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit ka informacione mbi këtë temë në gjuhët e mëposhtme:
finlandisht
suedisht
anglisht