Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Familja

Perhe

Sipas ligjit finlandez burrat dhe gratë janë të barabartë. Zyrtari duhet të mbështesë barazinë e burrave dhe grave. I deleguari për çështjet e barazisë gjinore (tasa-arvovaltuutettu) mbikqyr zbatimin e ligjit. Prej tij mund të merrni këshilla lidhur me çështje të barazisë gjinore.

Në broshurën ”I barabartë në Finlandë” ka informacione, ndër të tjera, për martesën dhe divorcin, për edukimin e fëmijëve dhe shkollimin e tyre si dhe për vështirësitë në jetën familjare. Broshura gjendet në gjuhët e mëposhtme: 

suomi
ruotsi
englanti
venäjä
serbokroatia
somali
farsi
kurdi
arabia
albania
vietnam
tagalog
thaï

Federata për familje ofron ndihmë dhe mbështetje për familjet e imigrantëve dhe familjet shumëkulturore. Mund të kontaktoni Federatën për familje, për shembull, kur të keni probleme me edukimin e fëmijëve tuaj ose në marrëdhënien në çift. Informacione për imigrantët lidhur me veprimtarinë e Federatës për familje në finlandisht, suedisht,anglisht, rusisht dhe somalisht.

Familia clubin Prejekti Duo i Familia club-it, ofron mbështetje dhe këshilla për familjet me dy kultura.

Në faqet e Familia club-t do të gjeni edhe një udhërrëfyes për familjet me dy kultura. Në udhërrëfyes trajtohet marrëdhënia në çift dhe edukimi i fëmijëve. Udhërrëfyesi gjendet në finlandisht, anglisht, frëngjisht, rusisht dhe në gjuhën tai.

Familja me fëmijë mund të kërkojë ndihma financiare të ndryshme. Informacione për këto ndihma ka në faqet Kur jeni shtatzënë dhe Fëmijët dhe të rinjtë.

Në situata krizash shihni faqen Problemet familjare.

Organizata e kujdestarisë së vetme dhe të përbashkët (Yksinhuoltajien ja yhteishuoltajien liitto) ofron informacione për familjet me një prindër. Organizata ”Familjet e ylberit” (Sateenkaariperheet ry) është bashkimi i homoseksualëve, biseksualëve, transeksualëve finlandezë dhe i fëmijëve të tyre, që organizon veprimtari dhe ofron informacione. Punëtori i ”transtukipiste” jep këshilla për persona që kanë antarë të familjes i cili bën pjesë në minoritet gjinor.

Planifikimi familjar

Në qendrat shëndetësore dhe këshillmoret familjare dhe parandaluese mund të merrni ndihmë për planifikimin familjare dhe parandalimin e shtatzënisë. Mjete kontraceptive mund të blini, për shembull, nga dyqanet ushqimore dhe farmacitë. 

Informacine mbi metoda të ndryshme kontraceptive