Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Diplomat e huaja në Finlandë

Ulkomaiset tutkinnot Suomessa

Nëse dëshironi në punoni në Finlandë dhe keni diplomë të huaj, atëherë mund të kërkoni njohjen e diplomës në Finlandë. Njohja e diplomës (tutkinnon tunnustaminen) kryesisht nënkupton kualifikimin që diploma e huaj ju jep për të gjetur punë ose vend studimi në Finlandë. Njohja e diplomës është me pagesë dhe ajo kërkohet në Drejtorinë Arsimore. Kur të aplikoni për vend studimi, atëherë nuk është patjetër e nevojshme të bëni njohjen e diplomës.

Në Drejtorinë Arsimore mund të kërkoninjehsimin e diplomës së shkollës së lartë që e keni mbrojtur jashtë shtetit me diplomën finlandeze. Njehsimi i diplomës është i dobishëm, për shembull, nëse dëshironi të gjeni punë në Finlandë, që kërkon diplomë të shkollës së lartë.

Disa profesione janë të rregulluar me ligj në Finlandë. Një profesion i tillë nënkupton që personi që kërkon të punojë në atë profesion duhet të ketë një diplomë dhe studime të caktuara. Nëse dëshironi të punoni në një profesion që është i rregulluar me ligj, atëherë ju nevojitet një vendim i autoritetit përkatës zyrtar para fillimit të ushtrimit të profesionit në Finlandë. Në faqet e internetit të Drejtorisë Arsimore gjendet një listë me profesionet e rregulluara me ligj dhe autoritetet zyrtare përgjegjëse për to.

Qendrat këshillimore (Amare-ohjauskeskukset) në Helsinki, në Kotka, në Kouvola dhe në Lahti ofrojnë këshilla në finlandisht dhe në anglisht për ata persona që kanë diplomë të lartë, të kryer jashtë Finlandës.

Në se dëshironi të vazhdoni studimet tuaja në Finlandë diploma e huaj mund të kompensojë të gjitha lëndët bazë ose një pjesë të tyre. Për këtë çështje vendos vetë institucioni përkatës shkollor, kështu që nuk ka nevojë për njehsim ose njohje të veçantë të diplomës. Për informacione të mëtejshme pyesni në fakultetin përkatës.

Ushtrimi i profesionit në fushën e kujdesit shëndetësor në Finlandë

A keni diplomë të marrë në një shtet të BE:së nga fusha e kujdesit shëndetësor?

Informacione mbi këtë temë ka në gjuhët e mëposhtme:
finlandisht
suedisht
anglisht

A keni diplomë të marrë në një shtet që nuk është anëtar i BE:së dhe dëshironi të punoni në Finlandë?

Informacione mbi këtë temë ka në gjuhët e mëposhtme:
finlandisht
suedisht
anglisht