Structure_LogoPart1



Detyrat dhe të drejtat e sipërmarrësit

Yrittäjän velvollisuudet ja oikeudet

Lejet e nevojshme për sipërmarrje (yrittämiseen tarvittavat luvat)

Personët që jetojnë me anë të tregtisë dhe në komunitete që ndodhen brenda zonës ekonomike të Evropës, kanë të drejtë të merren me biznes të ligjshëm dhe të drejtë në Finlandë.

Në disa raste për fillimin e aktivitetit tregtar nevojitet një leje ose duhet bërë njoftimi përkatës te autoritetet zyrtare. Autoritetet zyrtare që merren me lejet janë zyrtarët e komunës ose të qytetit, rrethet e policisë, administrata lokale dhe ministritë.

Për shembull, në vendet e punës të bizneseve që merren me shitje të artikujve ushqimore ose në sallonet e estetikës, para fillimit të ushtrimit të veprimtarisë duhet bërë kontrolli dhe duhet marrë leje nga autoritetet shëndetësore të komunës.

Para fillimit të aktivitetit tregtar, rekomandohet që të siguroheni nëse ju nevojitet leje për aktivitetin tregtar apo nëse duhet të njoftoni zyrtarët. Mund të informoheni në administratën lokale nëse keni nevojë për leje për aktivitetin tuaj tregtar.

Detyrimet e sipërmarrësit (Yrittäjän velvollisuudet)

Prandaj duhet të bëhet kujdes dhe të sqarohet se çfarë lloj lejesh nevojiten për të themeluar një  biznes, çfarë lajmërimesh duhen bërë dhe cilat ligje e detyrime janë përgjegjësi e sipërmarrësit. Këto përgjegjësi përfshijnë të gjitha lajmërimet te autoritetet zyrtare dhe pagesat përkatëse, regjistrimi i biznesit, si dhe detyrimi tatimor e të drejtat për pakësimin e tatimit të vlerës së mbishtuar.

Sipërmarrësi duhet, gjithashtu, të kujdeset për pensionin e tij dhe të punëtorëve të tij, për pagesat në rast papunësie, për sigurimet e biznesit dhe punëtorëve, për pagesat shoqërore (sociale) dhe për mbajtjen paraprake. Lidhur me rekrutimin e punëtorëve, kontratat e punës dhe pagesat e pagave ka ligje të veçanta të cilat duhen marrë parasysh. Në Finlandë secili sipërmarrës është i detyruar për të mbajtur kontabilitetin.

Informacione të mëtejshme

Informacione të mëtejshme për hapjen e biznesit në Finlandë mund të gjeni, për shembull:

  • Në qendrën për bizneset e reja (Uusyrityskeskus)
  • Në Sipërmarrja-Finlanda (Yritys-Suomi)
  • Në zyrën e punës dhe sipërmarrjes
  • Në Qendrën për ekonomi, transport dhe mjedis

Njihuni gjithashtu, me udhërrëfyesin e bizneseve të reja (Uusyrityskeskus) që i drejtohet imigrantëve. Udhërrëfyesi gjendet në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht
rusisht
estonisht
frëngjisht
gjuha kineze
arabisht
turqisht
somalisht
gjuha kurde