Structure_LogoPart1



Barazia midis njerëzve

Tasa-arvo ihmisten välillä

Sipas ligjit finlandez diskriminimi përbën krim. Njeriu nuk mund të diskriminohet mbi bazë moshe, etnie, shtetësie, gjuhe, feje, bindjeje, mendimi, gjendjeje shëndetësore, invaliditeti, orientimi seksual, gjinie apo identiteti gjinor. Diskriminimi është i ndaluar gjithashtu për shembull, për shkak të varfërisë apo shtatzanisë. 

Ligji i barazisë (yhdenvertaisuuslaki) ndalon diskriminimin, për shembull, gjatë marrjes në punë apo shkollimit. Njerëzit nuk mund të diskriminohen për arsye të origjinës etnike për shembull, në shërbimet shëndetësore dhe sociale.

Informacion mbi këtë çështje në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht (pdf)
suedisht (pdf)
anglisht (pdf)
gjuha saame (pdf)
rusisht (pdf)
arabisht (pdf)
somalisht (pdf)
spanjisht (pdf)
frëngjisht (pdf)

Në faqet e internetit të Ministrisë së Brendshme mund të njiheni me broshurën ”I barabartë në Finlandë”, ku ka informacione bazë mbi jetën familjare, barazinë, edukimin e shkollimin e fëmijëve si dhe për jetën e punës në Finlandë për ata persona, të cilët shpërngulen në Finlandë.

”I barabartë në Finlandë” (pdf)

finlandisht
rusisht
shqip
arabisht
tagalog
tailandisht
vietnamisht

Ndihmë nga ombudsmani për minoriteteve

Ombudsmani për minoritetet (vähemmistövaltuutettu) është zyrtar, detyra e të cilit është të përfaqësojë minoritetet etnike dhe pozicionin e të huajve, barazinë, sigurinë ligjore si dhe marrëdhëniet e mira etnike në Finlandë.

Ju mund ti drejtoheni ombudsmanit për minoritetet nëse keni pësuar drejtpërdrejt diskriminim etnik ose nëse keni vërejtur një fakt të tillë. Në rast diskriminimi dhe pyetjesh të tjera, ju mund të telefononi në shërbimin për klientët në zyrën e ombudsmanit për minoritetet tel. 071 878 8666 (çdo ditë 10-12).

Rastet e diskriminimit në punë

Dirskriminimi në punë (työsyrjintä) përbën krim. Diskriminim do të thotë kur punëdhënësi e vendos personin që kërkon punë, ose punëtorin në një pozitë jo të favorshme. Arsyet mund të lidhen me personalitetin e punëtorit, me të kaluarën e tij/saj ose me jetën private të punëtorit dhe jo me punën.Atë mund ta denonconi tek autoritetet për mbrojtjen në punë.

Barazia midis burrave dhe grave

Sipas ligjeve finlandeze burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta.Ombudsmani për barazinë (tasa-arvovaltuutettu) mbikqyr respektimin e ligjit për barazinë Informacion mbi këtë çështje në gjuhët e mëposhtme :

shqip
finlandisht
suedisht
anglisht
rusisht
serbokroatisht
somalisht
gjuha farsi
kurdisht
arabisht
vietnamisht
gjuha tagalog
gjuha tailandeze

Yhdenvertaisuus.fi

Barazia seksuale

Sipas ligjeve finlandeze, njerëzit nuk mund të diskriminohen për arsye të orientimit seksual, identitetit gjinor apo shprehjeve me karakter gjinor. SETA apo Barazia Seksuale ry nxit barazinë, informon mbi mangësitë dhe ofron shërbime mbështetëse për personat dhe të afërmit e tyre që i përkasin minoriteteve seksuale dhe gjinore. Në Finlandë edhe dy burra ose dy gra mund ta regjistrojnë marrëdhënien e tyre. Informacion mbi këtë temë ka në faqet e Ministrisë së Drejtësisë. Informacion të mëtejshëm gjeni edhe nga faqet e SETA ry.

Liria e besimit

Në Finlandë ekziston liria e besimit fetar. Çdokush ka të drejtën të shprehë dhe të ushtrojë fenë si dhe ka të drejtën për bindje të lirë. Të gjithë kanë gjithashtu të drejtë t’i përkasin ose jo komunitetit fetar. Askush nuk është i detyruar të marrë pjesë në ushtrimin e fesë nëse ndërgjegja e vet nuk e pranon atë. Informacion të mëtejshëm mbi lirinë fetare mund tëgjeni në faqet e Infopankki-t FejaInfopankki.

Diskriminimi me bazë moshën

Njerëzit nuk mund të diskriminohen për shkak të moshës. Të moshuarve u kërkohet të sigurojnë sa më shumë jetën në shtëpitë e tyre. Ata mund të marrin mbështetje të ndryshme sipas nevojës. Informacion të mëtejshëm gjeni nga faqja Të moshuarit e Infopankkit.

Të drejtat e fëmijëve

Fëmijët kanë të drejtë për mbrojtje dhe përkujdesje të veçantë. Ata kanë të drejtë të shfaqin mendimet e tyre. Fëmija ka të drejtë të merret në konsideratë kur çështja ka të bëjë me të. Sipas ligjit finlandez disiplinimi fizik i fëmijës është i ndaluar.

Qëllimi i punës për mbrojtjen e fëmijëve është sigurimi i kushteve për rritjen e fëmijëve si dhe mbështetjen për edukatorët e fëmijës në detyrat e edukimit. Informacion të mëtejshëm gjeni në faqen Fëmijët dhe të rinjtë.

Të drejtat e invalidëve

Askush nuk mund të diskriminohet për shkak se është invalid. Sipas ligjit të barazisë, punëdhënësit dhe organizatorët e shkollimit duhet të përmirësojnë mundësitë e invalidëve për t’u punësuar dhe shkolluar. Për shembull, ambienti në punë mund të ndryshohet me qëllim që invalidëve tu lehtësohet ecja.

Në faqet e Këshillit Shtetëror të Invalidëve ka informacion mbi shërbimet mbi ligjet dhe organizatat e invalidëve. Informacion mbi shërbimet për invalidët gjeni në faqen Invalidët e Infopankkit.

Ndihmë në raste racizmi dhe diskriminimi

Në faqen e Infopankkit Racizmi dhe diskriminimi ka informacione mbi ndihmën që mund të merrni  në rast se bëheni objekt diskriminimi dhe racizmi.