Asuminen pääkaupunkiseudulla
Banimi në metropolin e kryeqytetit
Informacione të përgjithshme për banimin, për llojet e ndryshme të banimit dhe për transferimin brenda Finlandës, ka në faqet e internetit Banimi, të Infobankës.
Kostot e banimit në metropolin e kryeqytetit janë më të lartat në të gjithë vendin. Banimi është më shtrenjtë në qendrën e Helsinkit. Jashtë qendrës dhe në komuna të tjera të metropolit të kryeqytetit, kostoja e banimit është pak më e lirë.
Një e treta e të gjitha banesave të metropolit të kryeqytetit, janë banesa me qera. Banesat me qera më të kërkuara janë apartamentet një dhe dydhomëshe.
Banesat shiten ose jepen me qera thuajse gjithmonë pa mobilje. Banesa me qera dhe të mobiluara zakonisht ka pak dhe ato janë më të shtrenja se sa banesat që merren me qera të pamobiluara.
Banimi në Helsinki
Banimi në Espoo
Banimi në Vantaa
Banimi në Kauniainen
Në portalin HelsinginSeutu.fi, ka informacione të mëtejshme mbi banimin në metropolin e kryeqytetit dhe lidhje të dobishme, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Banesat me qera
Në faqen e internetit Ku gjendet banesë, të Infobankës, ka informacione mbi agjensitë e banesave me qera.
Strehimi për një kohë të shkurtër në metropolin e kryeqytetit
Hotele në qendër të Helsinkit, në finlandisht, suedisht dhe anglisht
Hotele jashtë qendrës së Helsinkit, në finlandisht, suedisht dhe anglisht
Hostele, hotele në formë apartamentesh dhe kampingje, në finlandisht, suedisht dhe anglisht
Strehimi në Espoo, në finlandisht, suedisht dhe anglisht
Strehimi në Vantaa, në finlandisht, suedisht dhe anglisht
Strehimi Kauniainen, në finlandisht dhe suedisht
Mund ta rezervoni pa pagesë hotelin, për shembull, nëpërmjet faqes së internetit Helsinki Expert.
Banesat me qera të të rinjve dhe studentëve
Edhe të rinjtë mund të aplikojnë për banesat me qera të qytetit, informacionet e të cilave gjenden në faqen Banimi, të secilës prej komunave përkatëse.
Shoqata e Banesave për të Rinj (Nuorisoasuntoliitto) dhe Fondacioni për të Rinj (Nuorisosäätiö) ofrojnë banesa për të rinj.
Faqet e internetit të Shoqatës së Banesave për të Rinj në finlandisht, suedisht dhe anglisht
Faqet e internetit të Fondacionit për të Rin në finlandisht dhe anglisht
Në faqet e internetit të Kompasit, të Qendrës së Shtypit për të Rinj (Nuorisotiedotuskeskus) ka informacione, midis të tjerash edhe për banimin në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Fondacioni i Banesave për Studentë (Hoas), i metropolit të Helsingit, jep banesa për studentë. Informacione të mëtejshme në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Banesat me të drejtë banimi
Në metropolin e kryeqytetit (Helsinki, Espoo, Vantaa) personi që dëshiron ta mbajë banesën me të drejtë banimi, duhet që fillimisht të aplikojë për numrin rendor, me anë të një formulari (kërkese) në internet. Formulari është në gjuhën finlandeze, por atë mund ta ktheni në suedisht ose anglisht nëpërmjet lidhjes që ndodhet lart, në të djathtë të faqes. Banesat me të drejtë banimi në Helsinki, Espoo dhe Vantaa.
Të pastrehët
Në faqet e internetit të Shërbimeve për të pastrehë gjenden të përmbledhur shërbimet që prodhohen, blihen ose asistohen nga qytetet e metropolit të kryeqytetit. Në faqe ka informacione në finlandisht edhe mbi shërbimet për personat e intoksikuar, shërbimet sociale dhe shëndetësore si dhe mbi mundësitë e banimit.
Transferimi
Në faqen Kur transferoheni të Infobankës, ka informacione të rëndësishme mbi transferimin.
Qendrat e riciklimit në metropolin e kryeqytetit
Në faqet e internetit të HSY -së ka informacione mbi trajtimin e mbeturinave në metropolin e kryeqytetit. Në faqe gjendet edhe një motor kërkimi, me anë të të cilit mund të gjeni vendet e riciklimit të mbeturinave në metropolin e kryeqytetit, në finlandisht , suedisht dhe anglisht . Këtu janë mbledhur vendet e grumbullimit të mbeturinave problematike të metropolit të kryeqytetit, vendet e grumbullimit të xhamave, të kartonave, të letrave, të baterive si dhe vendet e grumbullimit sipas lagjeve. Në vendet e grumbullimit të zonave të ndryshme mblidhen xhama, letra, kartona, bateri, metale të vogla dhe rroba, por jo mbeturina problematike. Në këto vende grumbullimi ka edhe kontenierë për qeset prej plasmasi. Në stacionet ”Sortti” mblidhen materiale mbeturinash më shumë se në vendet e grumbullimit të lagjeve. Stacionet e Ämmäsuo-s e Espoo-s, e Kivikko-s e Helsinkit dhe Sortti i Konala-s janë të shënuar në hartën e grumbullimit të mbeturinave me shenjën e tyre përkatëse.
Kamionët e HSY-së qarkullojnë anembanë metropolit të kryeqytetit gjatë pranverës. Ata mbledhin mbeturina problematike të ekonomive familjare, mbeturina elektrike dhe elektronike si dhe mbeturina metalesh.
Nouto-Sortti është një shërbim në shtëpi për orendi të mëdha. Ky shërbim mund të thirret për të marrë një frigorifer që nuk ju nevojitet më, ngrirësin, sobën (pllakën ndezëse), divanin ose orendi të tjera. Ky shërbim mund të rezervohet nëpërmjet shërbimit për klientë të ”Jätehuolto” të HSY-së në finlandisht, suedisht ose anglisht, tel. (09) 156 1611. Shërbimi në shtëpi është me pagesë. Në faqet e internetit të HSY-së ka informacione të mëtejshme në finlandisht mbi këtë shërbim .
Riciklimi i mobiljeve në gjendje të mirë (Hyväkuntoisten huonekalujen kierrättäminen)
Mobiljet, pajisjet elektronike dhe orenditë që janë në gjendje të mirë, mund t’i dhuroni për bamirësi dhe për riciklim në vende të ndryshme të metropolit të Helsinkit. Ja vlen të pyesni paraprakisht nëse mobilja ose orendia në fjalë mund të pranohet apo jo. Mobiljet e vjetra mund t’i shpini vetë në vend ose mund të pyesni nëse shërbimi në shtëpi ka mundësi të vijë t’i marrë ato.
Kierrätyskeskus Oy (Qendra e Riciklimit) e metropolit të kryeqytetit është një bashkësi jofitimprurëse e cila ndihmon të gjithë njerëzit. Në faqet e internetit të Qendrës së Riciklimit ka informacione mbi riciklimin e orendive në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Pikat e shitjes së Fida International-it në metropolin e Helsinkit në finlandisht .
Blerja e mobiljeve, pajisjeve elektronike shtëpiake dhe e rrobave të përdorura (Käytettyjen huonekalujen, kodin elektroniikan ja vaatteiden ostaminen )
Në qendrën e riciklimit mund të blini, në varësi të dyqanit, edhe mobilje të përdorura, pajisje elektronike shtëpiake të përdorura, rroba, enë kuzhine dhe çarçafë e mbulesa krevati. Në faqet e internetit të qendrës së riciklimit gjenden të dhënat e dyqaneve përkatëse, në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Në pikat e shitjes së Fida International-it shiten edhe produkte tekstili për shtëpinë, enë kuzhine, mobilje dhome, lodra për fëmijë dhe pajisje sportive. Pikat e shitjes së Fida International-it në metropolin e kryeqytetit në finlandisht .
UFF shet rroba për gra, burra dhe fëmijë, këpucë, veshje dhe bizhuteri. Në faqet e internetit të UFF-it gjenden të dhënat e dyqaneve dhe oraret e tyre në finlandisht .
Në faqen e internetit Helsinki.fi është hartuar një listë me dyqanet që shesin sende dhe orendi të përdorura në Helsinki. Lista është në finlandisht , suedisht dhe anglisht .