Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Vantaa

Asuminen Vantaalla

Banimi në Vantaa 

Në faqen Banimi, të Infobankës, ka informacione të përgjithshme mbi llojet e ndryshme të banimit në Finlandë.

Në faqen e metropolit të kryeqytetit, Banimi, ka informacione dhe lidhje mbi strehimin e përkohshëm, banesat për të rinj, aplikimin për banesë me të drejtë banimi, për të pastrehët dhe për vendet e riciklimit të mbeturinave në metropolin e kryeqytetit.

Banesat me të drejtë banimi (Asumisoikeusasunnot)

Seksioni për banesa i drejtorisë së pasurive të patundshme për Helsinkin (Helsingin kiinteistöviraston asunto-osasto) , kujdeset për banesat me të drejtë banimi në Vantaa. Në faqet e internetit ka një listë në finlandisht për banesat me të drejtë banimi në Vantaa.

Qeradhënësit në Vantaa

Në faqen Ku mund të gjeni banesë?, të Infobankës ka informacione mbi agjensitë e banesave me qera.

Banesat me qera të qytetit të Vantaa-s dhe banesat e grupeve të veçanta

VAV Asunnot Oy bën zgjedhjen e banorëve për banesat e qytetit. Formularët dhe instruksionet mund t’i gjeni te VAV Asunnot Oy dhe te zyrat e shërbimeve të përbashkëta. Te këto vende mund të dorëzoni formularët për banesë dhe mund të kërkoni ndihmë në printimin dhe plotësimin e formularëve. Formularët mund të plotësohen edhe në internet. Në rast të tillë dokumentat e nevojshme, të bashkangjitura duhet të dërgohen me postë formulari për banesë me qera në finlandisht. Me të njëjtin formular mund të kërkoni edhe banesa për të moshuar dhe për invalidë.

VAV Asunnot Oy
Veturitie 7
01300 Vantaa
Tel. (09) 839 11
Faks. (09) 8392 6541 

Përgjedhja e banorëve (Asukasvalinta) 
Faks. (09) 8392 0226
Posta elektronike: asukasvalinta(at)vav.fi

Informacione të mëtejshme në finlandisht

Zyrat e shërbimeve të përbashkëta, të Vantaa-s në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Në faqen Kujdesi 24 orë në ditë, të qytetit të Vantaa-s, ka informacione edhe mbi azilët për të moshuar, në finlandisht dhe suedisht.


Transferimi

Në faqen Kur shpërnguleni, të Infobankës, ka informacione të rëndësishme mbi shpërnguljen.