Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Asistenca gjatë kohës së papunësisë

Turvaa työttömyysaikana

Kush ka të drejtë për sigurim papunësie? (kenellä on oikeus työttömyysturvaan)

Asistencën e papunësisë mund ta marrë

  • personi i cili është 18-64-vjeç
  • personi i cili është i papunë dhe i regjistruar si kërkues pune në zyrën e punës dhe të sipërmarrjes 
  • personi i cili kërkon punë të plotë
  • personi i cili është i aftë të punojë dhe i gatshëm për t’u përdorur nga tregjet e punës
  • personi i cili nuk ka punë ose shkollim që t’i ofrohet

Regjistrimi si i papunë (työttömäksi ilmoittautuminen )

Në ras se mbetesh i papunë, regjistrohu në zyrën e punës dhe të sipërmarrjes jo më vonë se ditën e parë të fillimit të papunësisë. Regjistrohu menjëherë edhe pasi të mbarosh shkollën ose pas periudhës së asistencës për punësim. Merr me vete të gjitha dëshmitë dhe dëftesat e shkollës. Në se ndonjë dëftesë mungon, atë mund ta sjellësh më vonë. Mos harro të marrësh me vete edhe pasaportën, ku të duket leja e qëndrimit.

Këshilltari i fuqisë punëtore do të bisedojë me ty mbi situatën tënde dhe do të sqarojë se çfarë asistence papunësie mund të marrësh. Ai do të kontrollojë dëshmitë dhe sqarimet e tjera. Gjithashtu do të marrësh edhe këshilla për periudhën në vazhdim.

Dërgimi i formularit për paratë ditore (päivärahahakemuksen lähettäminen )

Pasi të shkosh në zyrën e punës dhe të sipërmarrjes, dërgo formularin e parave ditore në zyrën e Kelas. Në se je pjesëmarrës i fondit të papunësisë, dërgoje atje formularin. Bashkangjit të gjitha dokumentet e nevojshme. Paratë ditore të papunësisë paguhen pasi të kesh dërguar formularin përkatës.

Pushimet, studimi ose puna gjatë kohës së papunësisë (lomailu, opiskelu tai työ työttömyysaikana )

Në se shkon për të studiuar, ose fillon punë, ose do të udhëtosh, gjatë kohës që je i papunë, mos harro të njoftosh për këtë zyrën e punësimit. Nga zyra e punësimit do të marrësh këshilla se si këto aktivitete influencojnë asistencën tënde të papunësisë. Gjatë periudhës që je i/e papunë, ke të drejtë të udhëtosh jashtë shtetit gjatë vitit jo më shumë se gjashtë ditë pune. Nëse udhëtimi zgjat më shumë se gjashtë ditë pune, atëhere nuk mund të marrësh asistencën e papunësisë për periudhën e udhëtimit. Duhet të njoftosh paraprakisht zyrën e punësimit për pushimin tënd.

Informacione të sakta mbi asistencën e papunësisë ka në faqen internetore të Drejtorisë së Punësimit (työhallinnon) www.mol.fi.