Structure_LogoPart1



Sipërmarrësi në Finlandë

Yrittäjänä Suomessa

Për të patur sukses si sipërmarrës në Finlandë është e rëndësishme të njohësh normat e kulturës së biznesit, qëndrimet dhe zakonet. Pasi të jesh njohur me karakteristikat bazë të kulturës finlandeze, mund t’i shërbesh edhe më mirë klientëve, si dhe të kuptosh ato c’ka priten nga ty si sipërmarrës. Në kulturën finlandeze ka shumë karakteristika të kulturës perëndimore dhe karakteristika të individualitetit. Finlandezët mundohen gjithmonë ta përdorin kohën racionalisht. Ata janë të përpiktë në orare dhe në realizimin e planeve e kësisoj presin dhe prej të tjerëve të njëjtën gjë. Finlandezët janë të kujdesshëm dhe informohen paraprakisht, ndërsa marrja e vendimit është e shpejtë. Pushteti dhe përgjegjësia ndahen në harmoni.

Mendimi finlandez dhe mënyra e punës janë shumë të ngjashme. Ndaj finlandezët ndonjëherë ngurrojnë të ndryshojnë mënyrën e bërjes së diçkaje. Në shoqërinë finlandeze të gjithë trajtohen në mënyrë të barabartë. Dallimet në pushtet janë të vogla, të folurit në vetën e dytë njëjës është i përgjithshëm dhe burrat e gratë janë të barabartë. Konfliktet mundohen të zgjidhen me anë të bisedimeve, në mënyrë që rezultati të jetë mundësisht i kënaqshëm për të gjitha palët.

Avantazhet e sipërmarrësit emigrant janë njohuria e gjuhëve të huaja dhe kuptimi i dallimit kulturor. Nuk duhet harruar se, ti, punëtori finlandez dhe klienti, secili prej jush ka prejardhjen e tij kulturore e cila influencon në këndvështrimin e çështjeve. Komunikimi i hapur parandalon keqkuptimet dhe vënia në pozitat e tjetrit lehtëson kuptimin e kulturës së tjetrit. Nga ana tjetër sipërmarrësi emigrant mund edhe të ndihmojë në ndërkombëtarizimin e kulturës finlandeze!

Lexo më shumë për kulturën e zakoneve finlandeze