Työ Vantaalla
Puna në Vantaa
Në faqen Puna, të Infobankës, ka informacione të përgjithshme mbi kërkimin e punës, të drejtat e detyrat e punonjësve, mbi sigurimin për të papunët dhe mbi hapjen e biznesit në Finlandë.
Në faqen Puna, të Infobankës, te rubrika e metropolit të kryeqytetit, ka informacione mbi punën në metropolin e kryeqytetit.
Zyrat e punës dhe sipërmarrjes në Vantaa (Vantaan työ- ja elinkeinotoimistot)
Tikkurila
Vernissakatu 8 A
01300 Vantaa
Tel. 010 19 4108 dhe 010 60 40108
Faks. 010 60 71539
vantaa.tikkurila(at)mol.fi
Çështjet personale e hënë-e premte ora 9-15.45
Myyrmäki
Vaskivuorentie 25
01600 Vantaa
Tel. 010 19 4110 ja 010 60 40110
Faks. 010 60 71801
vantaa.myyrmaki(at)mol.fi
Çështjet personale e hënë-e premte ora 9-15.45
Në faqen e internetit të zyrës së punës dhe sipërmarrjes, ka informacione mbi zyrat e punës dhe sipërmarrjes, të Vantaa-s në finlandisht dhe suedisht.
Klubi i imigrantëve për kërkim pune
Klubi është për imigrantë të cilët kanë nevojë për informacione dhe këshilla gjatë kërkimit të punës.
Klubi funksionon sipas parimit ”non-stop”. Aty mund të vini kur të keni nevojë për këshilla dhe në takime mund të vini për aq kohë sa të shihni të arsyeshme. Nuk ka nevojë për regjistrime paraprake. Klubi mblidhet çdo të mërkurë, ora 12-14.
Klubi i imigrantëve për kërkim pune (Maahanmuuttajien työnhakuklubi)
Zyra e punës dhe sipërmarrjes së Vantaa-s (Vantaan työ- ja elinkeinokeskus)
Qendra e Tikurilas, për kërkimin e punës (Tikkurilan työnhakukeskus)
Vernissakatu 8 A, kati i parë
01300 Vantaa
Telefon 010 19 4458
Faks 010 60 71671
Posta elektronike: vantaa.tyonhakukeskus(at)mol.fi
Hapur, e hënë-e premte ora 9-15.45
Këshilltari për punë (Työvoimaohjaaja)
Tel. 010 6071 532
Trajnerët e punës (Työvalmentajat)
Tel. 040 5467 961
Tel. 040 8342 866
Dëshironi të punoni në qytetin e Vantaa-s?
Vendet e hapura të punës të të gjitha institucioneve zyrtare, gjenden të përmbledhura në faqet e përbashkëta për vendet e punës në finlandisht dhe suedisht.
Dëshironi punë të përkohshme në qytetin e Vantaa-s?
Informacione mbi punën e përkohshme në qytetin e Vantaa-s, gjenden në faqet e internetit, të Kompanisë për shërbime personeli ”Seure”.
Sipërmarrës në Vantaa?
Qendra për shërbimet e bizneseve ”Leija” (Leija-yrityspalvelukeskus)
Në qendrën e shërbimeve për bizneset ”Leija”, janë përmbledhur në një zyrë, të gjitha organet që ofrojnë shërbime për bizneset. Ne Leija gjenden shërbimet e informacionit shtetëror, shërbimet e organizatës së sipërmarrjeve dhe shërbimet e qendrës së sipërmarrësve të rinj të Vantaa-s.
Qendra për shërbimet e bizneseve ”Leija” (zona Aviapolis, Pakala) (Leija-yrityspalvelukeskus)
Elannontie 3
01510 Vantaa
Tel . (09) 8392 2728
vantaanleija(at)vantaa.fi
Informacione të mëtejshme mbi qendrën për shërbimet e bizneseve në finlandisht.
Qendra për Sipërmarrës të Rinj, për Vantaa-n (Vantaan Uusyrityskeskus ry)
Qendra për Sipërmarrës të Rinj, për Vantaa-n (Vantaan Uusyrityskeskus ry), ndihmon personin që do të hapë biznes që t’i shohë sa më realisht mundësitë dhe për ta bërë idenë e biznesit edhe më fitimprurës. Qendra për sipërmarrës të rinj e ofron falas të gjithë informacionin e saj.
Qendra për sipërmarrës të rinj, të Vantaa-s (Vantaan Uusyrityskeskus ry)
Elannontie 3
01510 Vantaa
Informacionet e kontaktit të Qendrës për Sipërmarrës të Rinj, për Vantaa-n, në finlandisht.
Imigranti që banon në Vantaa dhe kërkon të fillojë sipërmarrjen, mund të marrë ndihmë edhe nga zyra e shërbimeve për imigrantë, e metropolit të kryeqytetit, Biznesin në Helsinki. Zyra e shërbimeve për biznesin për imigrantët e metropolit të kryeqytetit e Biznesit në Helsinki, ofron këshilla për imigrantët lidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sipërmarrjen.
Informacione mbi Biznesin në Helsinki në finlandisht , suedisht , anglisht , estonisht , rusisht dhe arabisht .
Për personat që kanë qëllimin të bëhen sipërmarrës, ka informacione në faqen Puna, të metropolit të kryeqytetit, në seksionin Hapja e biznesit në metropolin e kryeqytetit .