Työ Kauniaisissa
Puna në Kauniainen
Mund të gjeni informacione lidhur me punën në faqen e kryeqytetit Puna dhe në faqen Puna në Espo (Banorët e Kauniainenit frekuentojnë zyrat e punës dhe sipërmarrjes së Espos dhe përdorin, ashtu si edhe banorët e Espos të njëjtat shërbime që kanë të bëjnë hapjen e biznesit privat.).
Dëshironi të punoni në qytetin e Kauniainenit?
Qyteti i Kauniainenit punëson rreth 700 persona. Të gjitha vendet e përhershme të punës dhe zëvendësimet për më shumë se 4 muaj, gjenden në faqet e gytetit vendet e punës. Vendet e lira të punës njoftohen edhe në shërbimet për kërkime pune të zyrës së punës dhe sipërmarrjes, në finlandisht dhe suedisht.
Informacione të mëtejshme mbi vendet e punës në qytet, mbi profesionet dhe mbi qytetin si punëdhënës, ka në faqet e internetit të Kauniainenit, në finlandisht dhe suedisht.