Työ Espoossa
Puna në Espo
Në faqen e internetit Puna, të Infobankës, ka informacione të përgjithshme mbi të drejtat dhe detyrimet e punëtorit, mbi asistencën për papunësi dhe mbi hapjen e biznesit në Finlandë.
Në faqen e rajonit të kryeqytetit Puna, të Infobankës, ka informacione mbi punën në të gjithë rajonin e kryeqytetit.
Zyra e punës dhe sipërmarrjes në Espo
Në zyrën e punës dhe të sipërmarrjes, imigranti mund të përdorë shërbimet e zyrës së shërbimeve për imigrantë të Epos. Pas prezantimit, klienti ftohet për të bërë përmbledhjen e dijeve të tij dhe kjo do të shërbejë si bazë e kërkimit të punës për klientin.
Gjithashtu, shërbimet për imigrantë e ndihmojnë klientin për të gjetur punë dhe për të frekuentuar kurse, ku klienti të mësojë finlandisht, njohuri profesionale ose të përgatitet për jetën e punës. Imigrantët mund të marrin informacione në finlandisht, suedisht, anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Zyra e punës dhe sipërmarrjes mund të rezervojë edhe përkthyes, për shembull, nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët me klientin.
Zyra e punës dhe e sipërmarrjes së Espoo-s
Upseerinkatu 3 B
02600 Espoo
Tel. 010 60 40 105 (centrali)
Faks 010 60 71040
espoo(at)mol.fi
Informacionet e kontaktit të zyrës së punës dhe sipërmarrjes së Espos, në finlandisht ja suedisht .
Për informacione të mëtejshme mbi zyrat e punës dhe sipërmarrjes në Finlandë, lexoni në faqen e internetit të Infobankës, Zyrat e punës dhe sipërmarrjes (Työ- ja elinkeinotoimistot) .
A dëshironi të punoni në qytetin e Espos?
Vendet e hapura të punës në qytetin e Espos dhe zëvendësimet në punë për më shumë se katër muaj, gjenden në faqen e internetit vendet e hapura të punës (Avoimet työpaikat) të qytetit të Espos. Vendet e hapura të punës njoftohen edhe nëpërmjet faqes Monsteri , te shërbimet e kërkimit të punës si dhe te faqet e internetit të zyrave të punës në finlandisht dhe suedisht .
Ekspertët e rektrutimit ndihmojnë aplikantët lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me rekrutimin. Informacione të mëtejshme mbi vendet e punës dhe profesionet si dhe mbi qytetin e Espos si punëdhënës, gjenden në faqet e internetit të qytetit në finlandisht dhe suedisht .
Punë e përkohshme në qytetin e Espos
Informacione mbi punë të përkohshme në qytetin e Espos mund të gjeni në faqet e internetit të Seure-s, kompanisë së shërbimeve për personelin
Sipërmarrës në Espo
Në Espo Qendra e Bizneseve të Reja të Rajonit të Espos ry (Espoon Seudun Uusyrityskeskus) ry ndihmon në hapjen e biznesit privat. Aktiviteti i Qendrës së Bizneseve të Reja është falas dhe konfidencial në finlandisht , në suedisht dhe në anglisht .
Imigranti në Espo, i cili kërkon të bëhet sipërmarrës, mund të marrë ndihmë edhe në zyrën e shërbimeve për imigrantë për rajonin e kryeqytetit Biznesi në Helsinki (YritysHelsingistä) . Informacione për Biznesin në Helsinki në finlandisht , suedisht , anglisht , estonisht , rusisht dhe arabisht . Për personat që synojnë në merren me biznes, ka informacione në faqen Puna (työ), të metropolit të kryeqytetit, në rubrikën Hapja e biznesit në metropolin e kryeqytetit .
Edhe Instituti Shkollor për Punëtorë në Espo (Espoon työväenopisto) organizon dy herë në semestër kurse biznesi për imigrantë.
Informacione të mëtejshme mbi hapjen e biznesit në Finlandë mund të gjeni në faqen e internetit të Infobankës, Biznesi privat .