Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Kauniainen

Terveys Kaunaisissa

Shëndeti në Kauniainen 

Në faqen e internetit Shëndeti, të Infobankës, flitet për shërbimet shëndetësore në Finlandë.

Në faqen e internetit të kryeqytetit Shëndeti, ka informacione mbi shërbimet shëndetësore në rajonin e kryeqyteit.

Në numrin e informacionit për çështje shëndetësore (09) 10023 mund të telefononi kur të keni nevojë për informacione mbi shërbimet shëndetësore ose nëse dëshironi udhëzime për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme.

Qendra shëndetësore

Në Kauniainen, shërbimet shëndetësore ofrohen në qendrën shëndetësore. Në qendrën shëndetësore bëhen konsultat me mjekun dhe me motrën medicinale. Qendra shëndetësore është e hapur gjatë ditëve të punës nga ora 8.00-16.00.

Qendra shëndetësore e Kauniainenit (Kauniaisten terveysasema)
Asematie 19
02700 Kauniainen
Tel. (09) 505 6600
Faksi (09) 505 6363

Në faqet e internetit të qytetit të Kauniainenit ka informacione n finlandisht dhe suedisht mbi qendrën shëndetësore të Kauniainenit.

Urgjenca

Qendra shëndetësore është mbyllur natën dhe gjatë fundjavës. Në kohë të tilla, sëmundjet dhe aksidentet mjekohen në urgjencën e spitalit të Puolarmetsas dhe të Jorvit. Informacione të mëtejshme mbi urgjencën ka në faqet e internetit të qytetit të Kauniainenit, në finlandisht dhe në suedisht. Informacionet e kontaktit gjenden në faqet e internetit të qytetit të Espos, në finlandisht, suedisht dhe anglisht. Në Kauniainen, urgjenca për sëmundjet e fëmijëve gjendet po aty ku janë edhe urgjencat për sëmundjet e të rriturve.

Shihni edhe faqen e internetit të Infobankës, Rastet e urgjencave.

Kujdesi mjekësor për persona të huaj dhe me qëndrim të përkohshëm në Kauniainen

Informacione mbi pagesat e kujdesit mjekësor në Kauniainen, mund të merrni te qendra shëndetësore.

Tel. (09) 50561

Shëndeti i fëmijës 

Në çështjet e kujdesit shëndetësor mund të merrni ndihmë nga motra medicinale dhe mjeku i këshillimores. Këshillimoret ndihmojnë familjet me fëmijë në çështje lidhur me të qënurit prind, për çështje lidhur me rritjen dhe edukimin e fëmijës, si dhe ato ofrojnë ndihmë dhe analiza lidhur me zhvillimin e fëmijës.

Këshillimorja për shtatzëninë dhe parandalimin e shtatzënisë (Äitiys- ja ehkäisyneuvola)
e hënë-e premte ora 12-13      
Tel. (09) 5056 354

Këshillimorja për fëmijë (Lastenneuvola)
e hënë-e premte ora 12-13  
Tel. (09) 5056 357 dhe 5056358


Informacione të mëtejshme mbi shërbimet e këshillimoreve të qytetit të Kauniainenit, në finlandisht dhe suedisht.

Kur sëmuret fëmija 

Kur ju sëmuret fëmija, atëhere kontaktoni, në rast nevoje, me qendrën shëndetësore të Kauniainenit, ose telefononi në numrin (09) 10023, të informacionit për çështje shëndetësore, që funksionon 24 orë në ditë. Jashtë orarit zyrtar të punës, mund t’i telefononi urgjencës së spitalit të Jorvit, me numër. (09) 4718 3300. Shërbimi jepet në finlandisht, suedisht dhe zakonisht edhe në anglisht.

Kujdesi shëndetësor në shkollë

Në faqet e internetit të qytetit ka informacione në finlandisht dhe suedisht mbi kujdesin shëndetësor për nxënësit e shkollave dhe studentët në Kauniainen.

Shtatzënia

Shërbimet e këshillimores jepen në qendrën shëndetësore, ku mund të merrni informacione mbi konsultat në këshillimore, ecurinë e shtatzënisë, mbi përgatitjen e familjes për fëmijën dhe mbi lindjen.

Tel. (09) 505 6357 (këshillimorja për fëmijë) ose (09) 5056354 (këshillimorja për nëna dhe parandalimin e shtatzënisë).

Problemet e shëndetit mendor

Në faqen e internetit të rajonit të kryeqytetit Shërbimet në raste krizash, të Infobankës, ka informacione mbi shërbimet për shëndetin mendor në rajonin e kryeqytetit.

Personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor mund të drejtohen te qendra shëndetësore. Në rast nevoje, mjekët e qendrës shëndetësore mund ta drejtojnë të sëmurin te shërbimet e shëndetit mendor ose për trajtim psiakiatrik.

Qendra shëndetësore në finlandisht dhe suedisht.

Në qendrën shëndetësore punon edhe psikologu, të cilin pacienti mund edhe ta kontaktojë direkt. Psykologu ndihmon në kuptimin e problemeve dhe ofron terapi krize ose terapi në formë bisede. Për t’u takuar me motrën medicinale e specializuar për depresion, duhet rekomandim nga mjeku.

Psikologu
Jorma Falkenberg
ora 11-11.30    
Tel. (09) 5056 356

Informacione të mëtejshme mbi shërbimet e shëndetit mendor ka në faqet e internetit të Kauniainenit, në finlandisht dhe suedisht.

Ndihma e menjëhershme në rast krize 

Në rast krize mund të merrni ndihmë të menjëhershme nga urgjenca e Espos për çështje sociale dhe kriza, e cila funksionon 24 orë në ditë.

Tel. (09) 8164 2439.

Informacione të mëtejshme mbi shërbimet në raste krizash, në finlandisht dhe suedisht.

Sh ërbimet e shëndetit mendor për fëmijë dhe për me fëmijë 

Familjet me fëmijë mund të kontaktojnë këshillimoren për familjet pa patur nevojë për rekomandim nga mjeku. Gjuhët e shërbimit janë finlandishtja, suedishtja dhe anglishtja. Informacionet e kontaktit në finlandisht dhe suedisht.

Kujdesi për dhëmbët

Klinika dentare e qendrës shëndetësore të Kauniainenit merret me çështje të kujdesit për dhëmët.

Rezervimi i kohës e hënë-e premte ora 8-15
Tel. (09) 505 6379

Gjatë fundjavës dhe ditëve të pushimit urgjenca e të gjithë banorëve të Kauniainenit, ndodhet në klinikën dentare të Puolarmetsas. Informacione të mëtejshme në finlandisht dhe suedisht.

Seksualiteti

Në këshillimoren për parandalimin e shtatzënisë, të qendrës shëndetësore të Kauniainenit, mund të merrni informacinoe mbi parandalimin e shtatzënisë dhe planifikimin familjar. Informacione të mëtejshme në finlandisht dhe suedisht.

Në faqen e internetit të Infobankës Seksualiteti ka informacinoe të mëtejshme mbi çështje që kanë të bëjnë me seksualitetin.

Shërbimet gjinekologjike

Për probleme gjinekologjike mund të drejtoheni te qendra shëndetësore, ku pacienti vizitohet nga mjeku i përgjithshëm . Megjithatë në qendrat shëndetësore nuk punojnë gjinekologë.

Sëmundjet gjenitale

Për problemet gjinekologjike dhe urologe mund të kontaktoni qendrën shëndetësore të Kauniainenit. Edhe banorët e Kauniainenit mund të shkojnë pa patur nevojë për rekomandim, te poliklinika e sëmundjeve gjenitale, të Helsinkit.