Tervetuloa Vantaalle!
Mirësevini në Vantaa!
Vantaa ndodhet në qarkun e Finlandës Jugore, pranë Helsinkit dhe Espoo-s. Aeroporti i Helsinkit gjendet në Vantaa. Në fillim të vitit 2009, në Vantaa banonin rreth 196 000 banorë, çka e bën Vantaa-n qytetin e katërt më të madh të Finlandës. Në Vantaa banojnë rreth 18 000 banorë me prejardhje të huaj, pra rreth 9,1 % e popullsisë së qytetit.
Në faqet e internetit të qytetit të Vantaa-s ka informacione të mëtejshme mbi Vantaa-n, në finlandisht , suedisht , anglisht dhe rusisht . Në faqe gjenden edhe broshurat për qytetin në finlandisht , suedisht , anglisht .
Në faqen e internetit Mirësevini në metropolin e Helsinkit të Infobankës, ka informacione mbi metropolin e Helsinkit, shërbimet e informacionit, vendimmarrjen dhe influencën në vendimmarrje, mbi transportin publik dhe mbi autoritetet më të rëndësishme zyrtare në metropolin e Helsinkit.
Informacione në gjuhë të ndryshme
Në faqet e internetit të qytetit të Vantaa-s gjenden faqet kulturore për imigrantët, në finlandisht dhe anglisht .
Shërbimet e përbashkëta
Në degët e ndryshme të shërbimit të përbashkët mund të merrni instruksione dhe informacione të përgjithshme mbi shërbimet e qytetit të Vantaa-s dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Këto organe bashkëpunëtore janë policia, zyra e gjendjes civile, zyra e punës dhe sipërmarrjes, HSL, drejtoria e tatimeve dhe famullia e Vantaa-s. Në rast nevoje, shërbimet e përgjithshme mund t’ju drejtojnë te shërbimet e ekspertëve. Nga shërbimet e përgjithshme merrni broshura dhe informacione edhe mbi kohën e lirë, kulturën, aktivitetet e kohës së lirë si dhe aktivitetet në natyrë, si dhe mbi evenimentet që organizohen në zonën ku banoni.
Në Vantaa ka 3 degë të shërbimeve të përbashkëta, të cilët gjenden në Korso, Myyrmäki dhe në Tikkurila.
Orari:
Zyrat e Myymäkit dhe Tikkurilas janë të hapura e hënë – e enjte ora 8-18 dhe e premte ora 8-13. Zyra e Korsos është e hapur e hënë – e enjte ora 10-17 dhe të premten ora 8-13.
Informacione të mëtejshme mbi shërbimet e përbashkëta, në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Informacioni dhe zyrat e koordinatorit për imigrantë
Koordinatorin për imigrantë mund ta pyesni për çështje nga më të ndryshmet, për kurse dhe për aktivitete të ndryshme që organizohen në zonën përkatëse.
Tikkurila-Hakunila-Länsimäki
Heljä Kostiainen
Laukkarinne 6A
01200 Vantaa
Tel. 040 847 3201
Posta elektronike: helja.kostiainen(at)vantaa.fi
Korso-Koivukylä
Tiina Kenttä
Zyra e socialit dhe shëndetit, e Koivukylës (Koivukylän sosiaali- ja terveysasema)
Karsikkokuja 15, kati i 3-të,
01360 Vantaa
Tel. 040 847 3203
Posta elektronike: tiina.kentta(at)vantaa.fi
Myyrmäki-Martinlaakso-Kartanonkoski
Saara Rapeli
Zyra e socialit dhe shëndetësore e Myyrmäkit (Myyrmäen sosiaali- ja terveysasema)
Jönsaksentie 4, kati i 4-t
01600 Vantaa
Tel. 040 849 3916
Posta elektronike: saara.rapeli(at)vantaa.fi
Instruktori i punëve sociale për imigrantë (për të gjithë Vantaa-n)
Këshilla dhe informacione për klientë
Jama Karshe
Tel. 040 832 3844
jama.karshe(at)vantaa.fi
Qendra e socialit dhe shëndetësore e Tikkurila (Tikkurilan sosiaali- ja terveysasema)
Kielotie 11 D, kati i 2-të,
01300 Vantaa
E hënë-e martë
Qendra e socialit dhe shëndetësore e Myyrmäki (Myyrmäen sosiaali- ja terveysasema)
Jönsaksentie 4, kati i 4-t,
01600 Vantaa
E mërkurë-e premte
Zyra e shërbimeve për imigrantë
Zyra e shërbimeve të përbashkëta për imigrantë kujdeset për strehimin e refugjatëve dhe ndihmon personat e riatdhesuar që kthehen nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, në integrimin e tyre në Finlandë. Edhe personat që kanë ardhur në Finlandë nëpërmjet lidhjeve familjare (martesës), kanë të drejtë për të marrë shërbimet e infromacionit. Në rast nevoje, për klientin ezervohet edhe përkthyesi.
Disa nga shërbimet e integrimit janë: këshillat dhe informacionet mbi çështje të ndryshme praktike, mbi aplikimin për shërbime të tjera, për çështjet e banimit, për shërbimet e socialit e shëndetësore, si dhe informacione për kurse të gjuhës finlandeze dhe aktivitete të ndryshme.
Zyra e shërbimeve për imigrantë (Maahanmuuttajien yhteispalvelutoimisto)
Vernissakatu 6, kati i 5-të dhe i 6-të
01300 Vantaa
Shërbimi me klientë , kati i 5-të
e hënë-e enjte, ora 9.00-16.00
të premten nuk ka gjithmonë pritje me klientë
Drejtori i shërbimeve për imigrantë, tel. (09) 8392 2504
Punëtorja e socialit, tel. (09) 8392 3579 ja (09) 8392 3719
Instruktor (çështjet shëndetësore), tel. (09) 8392 1075
Faks. (09) 8392 4054
Qendra e aktiviteteve shumëkulturore, e Silki Portit (Silkin portti)
Në qendrën e aktiviteteve, të Silki Portit, organizohen kurse të gjuhës finlandeze dhe biseda në grup, aktivitete të tjera, si punëdore, gjimanastikë, vallëzim dhe aktivitete të ndryshme në grup si dhe këshilla e informacione në gjuhë të ndryshme (gjuhët e informacionit ndryshojnë).
Qendra e aktiviteteve shumëkulturore, e Silki Portit (Silkin Portin monikulttuurinen toimintakeskus)
Tikkurilantie 44 F, kati i 2-të (hyrja nga oborri i brendshëm)
01300 Vantaa
Punonjësja për imigrantë: Alemach G.Michael, në zyrat e Silki Portit
Tel. (09) 8392 3651 ose 040 836 7599
Posta elektronike: alemach.michael(at)vantaa.fi
Shoqata ndërkombëtare e Hakunilës
Zyra e informacionit, e shoqatës ndërkombëtare të Hakunilës ofron shërbimet e saj për imigrantët që banojnë në Hakunilë, Koivukylë dhe në zona të tjera të Vantaa-s, të cilët dëshirojnë informacione, për shembull, mbi shkollimin, kurset, vendet e punës, mbi aktivitetet e kohës së lirë, mbi ndihmën në raste krize ose mbi çështje ligjore. Shërbimi është falas.
Mund të kontaktoni me telefon të hënën, të martën dhe të enjten, ora 10-16.
Tel. (09) 272 2775 dhe 050 572 6710
Shoqata ndërkombëtare e Hakunilës (Hakunilan kansainvälinen yhdistys)
Kannuskuja 2A, kati i 3-të (Hakunila)
01200 Vantaa
Posta elektronike: hakunilan(at)kolumbus.fi
Informacione të mëtejshme mbi zyrën e informacionit dhe gjuhët e shërbimit, në finlandisht , anglisht , somalisht , rusisht dhe arabisht .
Zyrat e informacionit për imigrantë
Zyra e informacionit ofron këshilla dhe informacione lidhur me faza të ndryshme të jetës së njeriut. Në zyrën e informacionit mund të pyesni për çështje që kanë të bëjnë me punën, sigurimin social, shëndetin, shkollimin dhe lejeqëndrimet. Shërbimet e zyrës së informacionit organizohen nga Järjestörinki ry, i Vantaa-s.
Zyra e informacionit për imigrantë, e Vantaa-s Perëndimore (Länsi-Vantaan Maahanmuuttajien neuvontapiste)Myyrinki (Isomyyri) kati i 3-të
Liesitori 3
01600 Vantaa
Tel. (09) 8393 5703
Posta elektronike: neuvonta(at)vantaalla.info
Informacione dhe rezervime takimi me telefon në somalisht, arabisht, anglisht, finlandisht dhe estonisht. Orari gjatë ditëve të javës është 9-15.
Për më tepër, mund të lexoni në finlandisht në pikën e shërbimit.
Shefi i çështjeve shumëkulturore
Shefi i çështjeve shumëkulturore është një ekspert i përgjithshëm, në nivelin e qytetit. Një ndër detyrat e tij është të mbikqyrë zhvillimin e popullsisë së imigrantëve dhe pakicave etnike, kushtet e jetesës dhe marrëdhëniet e tyre në Vantaa, si dhe të koordinojë punën që ka të bëjë me kultura të ndryshme.
Shefi i çështjeve shumëkulturore (Monikulttuurisuusasiain päällikkö)
Hannele Lautiola,
Asematie 10 A kati i 2-të
01300 Vantaa
Tel. 040 8659627
Posta elektronike: hannele.lautiola(at)vantaa.fi
Vendimmarrja dhe influenca e qytetarëve në Vantaa
Njoftimet zyrtare të qytetit të Vantaa-s
njoftimet botohen në tabelën zyrtare të njoftimeve, në ndërtesën e qytetit, në adresën, Asematie 7, 01300 Vantaa. Përveç kësaj, njoftimet zyrtare botohen edhe në faqet e internetit të qytetit dhe në rast nevoje, botohen edhe në zyrat e shërbimeve të përbashkëta. Zyrat e shërbimeve të përbashkëta në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Faqja informative e qytetit të Vantaa-s për banorët, ”Virtaali”
” Virtaali” botohet në Fjalët e Vantaa-s çdo të premte. Qyteti informon mbi planifikimin, evenimentet e ardhshme, mbi kurset, afatet e rëndësishme të aplikimit, si për shembull, aplikimi për në shkollë, etj. Informacione të mëtejshme mbi Virtaali-n, në finlandisht .
Hartimi i një propozimi
Kutia e propozimeve është një kuti postare në internet, e qytetit, ku banorët e komunës mund të dërgojnë, ndër të tjera, edhe propozimet e tyre. Kutia e propozimeve në finlandisht dhe suedisht . Në kutitë postare në finlandisht dhe suedisht, mund të dërgoni edhe propozime në anglisht.
Informacione të mëtejshme mbi vendimmarrjen në Vantaa, në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Në faqen e internetit Politika dhe administrata në Finlandë , të Infobankës, ka informacione të mëtejshme mbi influencën e qytetarëve në Finlandë.
Autoritete të rëndësishme zyrtare në Vantaa
Policia (Poliisi)
Policia për të huja e stacionit qendror të policisë së Vantaa-s, në Drejtorinë e Policisë së Itä-Uusimaa iu shërben imigrantëve të Vantaa-s në çështjet e lejeqëndrimeve dhe të aplikimeve për nënshtetësi. Në degën e shërbimeve për leje, mund të kërkoni kartat personale të identitetit dhe patentën e automjetit.
Drejtoria e Policisë së Ita -U simasë (Itä-U udenmaan poliisilaitos ), Stacioni qendror i policisë së Vantaa-s, Policia për të huaj dhe çështjet e lejeve (Ulkomaalaispoliisi ja lupa-asiat)
Kielotie 21
01301 Vantaa
Tel. 071 873 0291
Zyra e shërbimeve të përbashkëta e Myyrmäkit
(formularët për pasaportë finlandeze, patentat e automjeteve, kartat e identitetit)
Kilterinraitti 6
01600 VANTAA
Tel. (09) 839 35455
Në Infobankë ka informacione të mëtejshme mbi policinë në faqen Policia . Në Infabankë ka edhe informacione mbi çështjet e lejeve në faqen Çështjet e lejeve .
Instituti i Sigurimeve Sociale (Kela)
Informacionet e kontaktit të zyrave të Kelas në Helsinki, gjenden në faqet e internetit të Kela-s, nëpërmjet motorit të kërkimit, në finlandisht , suedisht dhe anglisht.
Lexoni për detyrat e Kela-s në faqen e internetit Kela .
Zyrat e punës dhe sipërmarrjes në Vantaa
(Vantaan työ- ja elinkeinotoimistot)
Zyrat e punës dhe sipërmarrjes në Vantaa
Shërbimet sociale në Vantaa
Shërbimet sociale në Vantaa
Zyra e tatimeve (Verotoimisto)
Metropoli i kryeqytetit ka një zyrë të përbashkët tatimesh, e cila ndodhet në Vantaa. Në zyrën e shërbimit për klientë, të zyrës së tatimeve, jepen informacione për ushtruesit e profesioneve të ndryshme dhe për sipërmarrës. Në zyrën e shërbimeve mund të merrni edhe shërbime lidhur me tatimin personal.
Zyra e tatimeve të metropolit të kryeqytetit (Pääkaupunkiseudun verotoimisto)
Rajatorpantie 8 A
Vantaa (Myyrmäki)
Centrali (09) 7311 20
Faks. (09) 7311 2791
Hapur, e hënë-e premte ora 9-16.15
ora 08.00−09.00 vetëm marrja në dorëzim e dokumentave.
Në faqet e Infobankës zyra e tatimeve dhe tatimi ka informacione të mëtejshme mbi tatimin në Finlandë.
Zyra e gjendjes civile (Maistraatti)
Lexoni për detyrat e zyrës së gjendjes civile në faqen e Infobankës, Zyra e gjendjes civile .
Zyra e gjendjes civile të Vantaa-s (Vantaan maistraatti)
Kielotie 15
01301 Vantaa
Tel. 07187 30231
Faks. 07187 31466
Posta elektronike: info.vantaa(at)maistraatti.fi
Hapur, e hënë-e premte ora 9.00-16.15
Shërbimet e përkthimit në Vantaa
Në faqen e Infobankëas, A keni nevojë për përkthyes? , ka informacione mbi përkthimet.