Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Kauniainen

Tervetuloa Kauniaisiin!

Mirësevini në Kauniainen! 

Kauniainen është një nga katër qytetet e rajonit të kryeqytetit. Ai shtrihet në mes të qytetit fqinj, Espos. Kauniainen është qyteti i vilave dhe i kopshteve, ku banojnë rreth 8500 banorë. 57 % e banorëve janë finlandishtfolës, rreth 39 % janë suedishtfolës dhe 4 % flasin gjuhë të tjera.

Në faqet e internetit të qytetit të Kauniainenit ka informacione të mëtejshme mbi Kauniainenin dhe lidhje të dobishme në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Në faqen e internetit Mirësevini në metropolin e Helsinkit të Infobankës, ka informacione mbi metropolin e Helsinkit, shërbimet e informacionit, vendimmarrjen dhe influencën në vendimmarrje, mbi transportin publik dhe mbi autoritetet më të rëndësishme zyrtare në metropolin e Helsinkit.

Informacione

Në faqet e internetit të qytetit të Kauniainenit ka broshura për imigrantë, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Në ndërtesën e qytetit, mund të merrni informacione falas mbi tema të ndryshme: për shërbimet sociale dhe shëndetësore, për çështje që kanë të bëjnë me banimin, për çështjet e lejeqëndrimit dhe lejeve të punës, për punën, si për shembull, plotësimin e formularit për punë, për aktivitetet e kohës së lirë dhe shoqatat, për kurset e gjuhës dhe shkollimin. Në ndërtesën e qytetit, mund të gjeni edhe shërbime të specialiteteve të ndryshme (asiantuntijapalvelu). Shërbimet jepen në finlandisht dhe suedisht.

Qyteti i Kauniainenit (Kauniaisten kaupungintalo)
(hapur gjatë ditëve të javës, ora 8-15.45)
Kauniaistentie 10
02700 Kauniainen
Tel.(09) 50561

Në faqet e internetit të qytetit të Kauniainenit ka informacione në finlandisht dhe suedisht mbi punët që kryhen në ndërtesën e qytetit.

Imigrantët në moshë të re 

Imigrantët në moshë të re mund të marrin informacione dhe këshilla lidhur me çështje të jetës së të rinjve në seksionin për të rinj, te qyteti i Kauniainenit, tel. (09) 505 6275.

Në faqen e internetit Mirësevini në Espo, të Infobankës, ka informacione mbi shërbimet informuese të Espos, të cilat janë edhe në përdorim të banorëve të Kauniainenit.

Vendimmarrja dhe influenca e qytetarëve në Kauniainen 

Në Kauniainen është e lehtë të influenconi në çështjet që kanë të bëjnë me ju dhe të jeni në kontakt me personat të cilët merren me çështjet në fjalë.

Në faqet e internetit të qytetit mund t’i dërgoni administratës përshtypjet tuaja, mund të ndërmerrni nisma ose të bëni pyetje dhe të komentoni mbi çështje të ndryshme në finlandisht dhe suedisht. Do të merrni përgjigje për pyetjet tuaja edhe nëse pyesni në anglisht.

Në faqet e internetit të qytetit të Kauniainenit ka informacione të mëtejshme në finlandisht dhe suedisht mbi vendimmarrjen dhe influencën në vendimmarrje, në Kauniainen.

Autoritete të rëndësishme zyrtare në Kauniainen 

Banorët e Kauniainenit përdorin pjesërisht të njëjtat shërbime (policia, zyra e punës dhe sipërmarrjes, zyra e tatimeve dhe zyra e gjendejs civile) me banorët e Espos.

Autoritete të rëndësishme zyrtare në Espo.

Instituti i Sigurimeve Pensionale dhe Shëndetësore (Kela) 

Informacionet e kontaktit të zyrës së Kelas, të Kauniainenit gjenden në faqet e internetit të Kelas, nëpërmjet motorit të kërkimit në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Në faqen Kela, të Infobankës, mund të lexoni detyrat e Kelas.

Zyra e socialit të Kauniainenit (Kauniaisten sosiaalitoimisto)

Shërbimet sociale në Kauniainen

Shërbimet e përkthimit në Kauniainen 

Në Kauniainen, përkthyesi rezervohet gjithmonë nga nëpunësi zyrtar.

Informacione të mëtejshme mbi përkthimet, ka në faqen A keni nevojë për përkthyes? të Infobankës.

.