Tervetuloa Espooseen!
Mirësevini në Espoo!
Espo shtrihet në brigjet e gjirit të Finlandës, në qarkun e Finlandës Jugore. Espo ka pranë qytetin e Helsinkit, Vantës dhe Kauniainenit. Espo është qyteti i dytë nga madhësia në Finlandë. Popullsia është rreth 240 000 banorë.
Në fillim të vitit 2008, 7,3 % e banorëve të qytetit kishin si gjuhë amtare një gjuhë të huaj dhe jo finlandishten, suedishten apo gjuhën same.
Në faqet e internetit të qytetit të Espos ka informacione të mëtejshme mbi Espon dhe lidhje të faqeve të dobishme të internetit në finladisht , suedisht dhe në anglisht . Gjithashtu, te këto faqe gjendet një statistikë e përmbledhur në formatin pdf, në finlandisht, suedisht, anglisht , gjermanisht , frëngjisht , rusisht dhe në gjuhën kineze.
Në faqet e internetit Mirësevini në rajonin e kryeqytetit, të Infobankës, ka informacione mbi rajonin e kryeqytetit, shërbimet informuese të rajonit të kryeqytetit, vendimmarrjen dhe influencën e qytetarëve në të, mbi transportin publik dhe përdorimin e biçikletave, si dhe mbi autoritetet më të rëndësishme zyrtare të rajonit të kryeqytetit.
Informacione në gjuhë të ndryshme
Shërbimi me informacione In Espoo jep këshilla për imigrantë lidhur me çështje të ndryshme të jetës në Finlandë, si për shembull, çështjet e lejeqëndrimit ose të sigurimit shoqëror. Shërbimi me informacione In Espoo gjendet në Leppävaara, në bibliotekën e qendrës tregtare të Sellos. Informacionet jepen në finlandisht, suedisht, anglisht, arabisht dhe në turqisht.
Mund t’i gjeni informacionet e kontaktit dhe orarin në faqen e internetit të qytetit të Espos .
Broshura In Espoo : në anglisht , arabisht , somalisht , turqisht , rusisht , estonisht , në gjuhën kineze dhe në persisht .
Në faqet e internetit të qytetit të Espos, gjendet një faqe e dedikuar për imigrantët, në finlandisht dhe anglisht. Në faqe ka edhe informacione mbi bibliotekat, shërbimet mjekësore dhe shkollimin.
Qendrat e aktiviteteve shumëkulturore
Qendrat e aktiviteteve të qytetit të Espos ofrojnë informacione falas për kurset e gjuhës dhe shkollimin, për shërbimet sociale dhe shëndetësore, për banimin, lejeqëndrimin dhe lejen e punës, për përdorimin e kompjuterit, për jetën e punës, për plotësimin e formularit për të kërkuar punë, për aktivitetet e lira dhe për çështjet lidhur me shoqatat.
Në qendrat e aktiviteteve organizohen edhe kurse gjuhe dhe aktivitete në grup (gatim, gjimnastikë etj). Në grupe mësohet finlandishtja me anë të veprimit. Shpesh pjesëmarrja në grupe është falas. Në qendrat e aktiviteteve ka kompjutera që janë në shërbim të klientëve.
Pika të ndryshme ka: në Espoonlahti dhe në Leppävaara. Në qendrat e aktiviteteve informacionet jepen në finlandisht dhe anglisht si dhe në gjuhë të tjera sipas qendrës përkatëse të aktiviteteve. Të dhënat mbi qendrat e aktiviteteve dhe gjuhët e shërbimeve gjenden në faqet e internetit të qytetit të Espos, në finlandisht dhe anglisht.
Imigrantët në moshë të re
Zyrat e informacioneve të përgjithshme rinj yESBOx , jep informacione dhe këshilla për çështje lidhur me jetën e të rinjve. Kjo zyrë funksionon në bibliotekat që ndodhen në qendrat tregtare Sello dhe Iso Omena.
Zyra e informacionit dhe këshillave pëe të
Zyrat e informacioneve të përgjithshme japin informacione mbi shërbimet e qytetit të Espos si dhe u japin klientëve këshilla dhe udhëzime mbi shërbimet e veçanta të qytetit të Espos.
Në zyrat e informacioneve të përgjithshme mund të përdorni falas kompjuterat për klientët, mund të bëni fotokopje kundrejt një pagese si dhe të dërgoni fakse e të mbushni kartat e udhëtimit. Në disa nga zyrat e informacioneve të përgjithshme mund të blini edhe bileta për veprimtari të ndryshme.
Pikat e informacioneve të përgjithshme gjenden në Espoonkeskus, Espoonlahti, Kalajärvi, Leppävaara, Matinkylä dhe në Tapiola. Shërbimet ofrohen në finlandisht, suedisht dhe anglisht si dhe sipas mundësisë në gjuhë të tjera të huaja. Në faqet e internetit të qytetit të Espos ka të dhënat e pikave të informacioneve të përgjithshme dhe informacione të mëtejshme në finlandisht , suedisht dhe anglisht si dhe broshura në finlandisht , suedisht (faqja 2) si dhe në anglisht.
Shërbimet e qytetit të Espos në internet
Në Espo është e mundur që disa punë të kryhen nëpërmjet internetit. Për shembull, ju mund ta plotësoni formularin e kujdesit ditor në internet.
Për më tepër lexoni në faqet e internetit të qytetit të Espos në finlandisht , suedisht dhe anglisht.
Vendimmarrja dhe influenca e qytetarëve në Espoo
Komunikatat e qytetit së Espos
Një nga mënyrat zyrtare të informimit është tabela e njoftimeve në finlandisht që ndodhet në faqen e internetit të qytetit dhe tabela e njoftimeve në qendrën tregtare të Entresë.
Kauppakeskus Entresse
Siltakatu 11
02770 ESPOO
Gazeta Espoo (Espoo–lehti)
Gazeta Espo është një broshurë me informacione për të gjithë banorët e Espos. Gazeta shpërndahet rreth katër herë në vit në shtëpitë e çdo banori të Espos. Kjo gazetë është në finlandisht dhe në suedisht, por versioni i internetit i gazetës mund të lexohet edhe në anglisht. Gazeta gjendet në internet në finlandisht dhe anglisht .
Këtë gazetë mund ta gjeni edhe në biblioteka dhe në pikat e shërbimeve të përbashkëta (yhteispalvelupiste) . Pikat e shërbimeve të qytetit të Espos në finlandisht, suedisht dhe në anglisht.
Përshtypjet dhe propozimet
Nëpërmjet faqeve e internetit të qytetit të Espos mund të falenderoni ose të kritikoni dhe të bëni pyetje e sugjerime në finlandisht, suedisht dhe anglisht për shërbimet e qytetit.
Në faqen ”Avoin Espoo” mund të ndiqni në finlandisht ecurinë e çështjeve në shqyrtim ose mund të vendosni një propozimin tuaj për t’u shqyrtuar. Informacione të mëtejshme lidhur me pjesëmarrjen dhe influencën e qytetarëve gjenden në faqen e internetit të qytetit të Espos në finlandisht dhe suedisht.
Kanali i nismës (Aloitekanava) është një mënyrë e të influencimit të të rinjve, me anë të së cilës, ata mund të prezantojnë idetë e tyre, të komentojnë mendimet e të tjerëve dhe të votojnë.
Këshilli negociues për çështjet e shumëkulturalizmit
Këshilli negociues për çështjet shumëkulturore të EsposKëshilli negociues për çështje shumëkulturore (Monikulttuuriasiain neuvottelukunta), merret me hartimin e politikave që kanë të bëjnë me shumëkulturalizmin. Në këshillin negaciator bëjnë pjesë organizata imigrantësh dhe organizata joqeveritare, autoritete zyrtare dhe përfaqësues të partive politike. Ju mund t’i dërgoni këshillit negociator dëshirat dhe pyetjet tuaja me anë të postës elektronike (email), në adresën: mk.neuvottelukunta@espoo.fi .
Në faqen Politika dhe qeverisja në Finlandë të Infobankës, ka informacione të mëtejshme mbi mundësinë për të influencuar në Finlandë.
Autoritete të rëndësishme zyrtare në Espo
Policia
Drejtoria e Policisë së Rajonit të Länsi-Uusima-së (Länsi-Uudenmaan Poliisilaitos), u shërben banorëve të Espos në adresën
Nihtisillankuja 4
02631 ESPOO
Tel. 071 8730 281 (qendra)
Në faqen Policia, të Infobankës ka informacione të mëtejshme për policinë. Gjithashtu në Infobanki ka edhe informacione mbi çështjet e lejeve të ndryshme në faqen Çështjet e lejeve.
Instituti i pensioneve popullore (Kela)
Të dhënat e kontaktit të zyrave të Kela-ve në Espo, gjenden në faqet e internetit të Kela-s, nëpërmjet motorit të kërkimit dhe në gjuhët finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Lexoni për detyrat e Kela-s në faqet e Infobankës, në faqen Kela .
Zyra e punës dhe sipërmarrjes së Espos
Zyra e punës dhe sipërmarrjes së Espos
Zyra e shërbimeve sociale të Espos
Shërbimet sociale në Espo
Zyra e tatimeve
Në faqen Mirësevini në kryeqytet, të Infobankës, gjenden edhe kontaktet e zyrës së përbashkët të tatimeve të kryeqytetit.
Zyrat e shërbimeve të Espos gjendet në Tapiola. Në pikën e shërbimit ofrohen shërbime lidhur me çështjet e tatimeve për persona privatë.
Tapiolan verotoimisto
Länsituulentie 4
02100 Espoo
Hapur ora 9 − 16.15
Në faqet zyra e tatimeve (verotoimisto) dhe tatimi (vero) ka informacione të mëtejshme mbi tatimin në Finlandë.
Zyra e gjendjes civile
Lexoni detyrat e zyrës së gjendjes civile në faqen Zyra e gjendjes civile të Infobankës.
Espoon maistraatti
Itätuulentie 1
02100 Espoo
Hapur: e hënë -e premte ora 9-16.15
Numri i telefonit të qendrës: 071 87 302 01
Regjistrimi i të huajve: 071 87 313 50 (në finlandisht, suedisht, anglisht dhe sipas mundësive edhe në gjuhë të tjera të huaja)
Shërbimet e përkthimit në Espo
Në Espo, nëpunësi zyrtar rezervon gjithmonë përkthyesin. Informacione të mëtejshme mbi përkthimet mund të gjeni te faqja e internetit A keni nevojë për përkthyes, e Infobankës.