Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Espoo

Sosiaalipalvelut Espoossa

Shërbimet sociale në Espo

Në faqen e internetit, për të gjithë Finlandën, të Infobankës, Shërbimet sociale, ka informacione mbi shërbimet sociale në Finlandë.

Në faqen e internetit Shërbimet sociale, të rajonit të kryeqytetit, të Infobankës, ka informacione mbi shërbimet sociale të rajonit të kryeqytetit.

Puna sociale për të rriturit

Në faqen e internetit Zyra e shërbimeve social (Sosiaalipalvelutoimisto), të Infobankës flitet për çështje për të cilat përgjigjen zyrat e shërbimeve sociale në Finlandë.

Në zyrat e shërbimeve sociale në Espo mund të merrni broshura mbi ndihmën elementare financiare, në gjuhët e mëposhtme: persisht, rusisht, somalisht, anglisht . Informacione të mëtejshme për punën e drejtuar sociale për të rritur, në Espo, në finlandisht dhe suedisht.

Këshilla për borxhet

Problemet me borxhet në Espo

Mbrojtja e fëmijëve

Në faqet e internetit të qytetit të Espos ka informacione në finlandisht, suedisht dhe anglisht mbi punën sociale me familje dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Kujdesi ditor

Kujdesi ditor në Espo

Të moshuarit

Shërbimet për të moshuar në Espos ndihmojnë të moshuarit që të banojnë në shtëpi dhe që të jenë aktivë. Në shërbime bëjnë pjesë, midis të tjerash, kujdesi mjekësor në shtëpi dhe aktivitetet ditore. Shërbimet kryhen kundrejt një pagese. Në faqet e internetit të qytetit të Espos ka informacione të mëtejshme finlandisht, suedisht, anglisht mbi shërbimet për të moshuar në Espo.

Këshilla për të moshuar

Nga Këshilla për të moshuar mund të merrni këshilla dhe informacione mbi shërbimet publike dhe private për të moshuar dhe për organizata që ofrojnë shërbime për të moshuar. Tel. (09) 816 30 265 e enjte-e premte ora 10-15. Adresa ku mund të shkoni: Well Life Center, Metsänpojankuja 3, kati 1, Pohjois-Tapiola.

Invalidët

Qyteti i Espos ofron për invalidë edhe transport e ndihma financiare. Për këto shërbime mund të aplikoni te punonjësit e punëve sociale dhe instruktorët përkatës.

Në faqet e internetit të qytetit të Espos ka kontaktet e Qendrës së Shërbimeve për Invalidë dhe informacione mbi shërbime të ndryshme në finlandisht, suedisht dhe anglisht .

Kujdesi ditor dhe mësimi për fëmijët invalidë

Kujdesi ditor dhe mësimi i fëmijëve invalidë organizohet si pjesë e shërbimeve bazë për të gjithë banorët e komunës. Informacione të mëtejshme në finlandisht. Informacione për ndihmën e veçantë financiare për fëmijët invalidë, ka në faqet e internetit, të qytetit të Espos, në finlandisht.