Koulutus pääkaupunkiseudulla
Shkollimi në metropolin e kryeqytetit
Në faqet e internetit Shkollimi, të Infobankës ka informacione mbi sistemin shkollor finlandez.
Në portalin HelsinginSeutu.fi ka informacione dhe lidhje mbi studimin dhe shkollimin në metropolin e kryeqytetit në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Në faqen e internetit Shkollimi të çdo komune, ka informacione mbi kujdesin ditor për fëmijën, mësimin parashkollor, mbi shkollimin fillor dhe shkollimin e shkallës së dytë.
Shkollimi në Helsinki
Shkollimi në Espoo
Shkollimi në Vantaa
Shkollimi në Kauniainen
Kujdesi ditor për fëmijë në metropolin e kryeqytetit
Informacione të përgjithshme mbi sistemin e kujdesit ditor të Finlandës ka në faqen e Infobankës, Fëmijët dhe të rinjtë.
Aplikimi për kujdesin ditor bëhet brenda komunës ku banoni. Përjashtime janë zonat e përbashkëta, ku mund të aplikoni për kujdes ditor komunal edhe jashtë komunës tuaj. Në portalin HelsinginSeutu.fi ka informacione të mëtejshme mbi zonat e përbashkëta në finlandisht, suedisht dhe anglisht. Mund të aplikoni për kujdes ditor komunal me anë të formularit të komunës ku banoni. Lidhja për këtë formular gjendet në faqet Shkollimi, të secilës prej komunave të metropolit të kryeqytetit.
Kujdesi i përkohshëm ditor për fëmijë
Mund të kërkoni ndihmë për kujdes të përkohshëm ditor edhe në vendet e mëposhtme:
Federata e familjeve (Väestöliiitto) dhe Federata e Manerheimit për mbrojtjen e fëmijëve (Mannerheimin Lastensuojeluliitto)
Shkollimi parashkollor dhe fillor
Në faqen e Infobankës, Shkollimi fillor ka informacione mbi shkollimin parashkollor dhe fillor në Finlandë.
Në shumicën e rasteve fëmijët dhe të rinjtë shkojnë në shkollën e qytetit ku banojnë, për të kryer shkollimin fillor në gjuhën finlandeze ose suedeze. Shkollimi fillor është gjithmonë pa pagesë.
Nxënësve imigrantë, të cilët nuk dijnë edhe aq mirë finlandisht ose suedisht, u ofrohet shkollim përgatitor. Shkollimi përgatitor zgjat maksimumi një vit. Në këtë shkollim, nxënësit njihen me konceptet kryesore të lëndëve të ndryshme në gjuhën finlandeze ose suedeze.
Nxënësit imigrantë që banojnë në metropolin e kryeqytetit, kanë gjithashtu të drejtë të studiojnë gjuhën e tyre amtare gjatë gjithë kohës së shkollimit fillor. Mësimi i gjuhës amtare zakonisht organizohet dy herë në javë. Edhe në lëndët e tjera mësimore është e mundur të merret ndihmë në gjuhën amtare. Në metropolin e kryeqytetit organizohet mësim i gjuhës amtare në rreth 40 gjuhë të ndryshme.
Gjithashtu, në metropolin e kryeqytetit funksionojnë disa shkolla private dhe shtetërore që japin mësim në gjuhë të huaj . Në shkollat e huaja ka pagesë për çdo semestër. Në shkollat e gjuhës ka shpesh provim pranimi. Në disa shkolla është e mundur të studiohet në klasa dygjuhësore ose në klasë ku mësimi jepet në gjuhë të huaj, duke filluar që nga klasa e parë. Pranimi në këto klasa bëhet me anë të një provimi përshtatjeje (soveltuvuuskoe). Në faqen e internetit të Drejtorisë Arsimore (opetusvirasto) ka informacione mbi provimet e përshtatjes në finlandisht. Për kohën e organizimit të provimeve të shkollave private gjuhësore, mund të pyesni direkt nga shkollat për të cilat jeni të interesuar.
Shkollimi në gjuhë të huaj në metropolin e kryeqytetit
Në portalin Helsinki.fi ka informacione të përgjithshme mbi shkollimin fillor në gjuhë të huaj, në metropolin e kryeqytetit, në finlandisht dhe anglisht.
Shkollimi fillor në gjuhën angleze, në Helsinki në finlandisht dhe anglisht.
Shkollimi fillor në gjuhën angleze në metropolin e kryeqytetit në finlandisht dhe anglisht.
Shkollimi fillor në gjuhën franceze në Helsinki, në finlandisht dhe anglisht.
Shkollimi fillor në gjuhën gjermane në metropolin e kryeqytetit në finlandisht dhe anglisht.
Shkollimi fillor në gjuhën ruse në Helsinki, në finlandisht dhe anglisht.
Shkollimi fillor në gjuhën estoneze, në Helsinki në finlandisht dhe anglisht.
Shkollimi fillor në gjuhën spanjolle, në Helsinki në finlandisht dhe spanjisht.
Shkollimi fillor në gjuhën kineze në Helsinki, në finlandisht, anglisht dhe në gjuhën kineze.
Nxënësit që banojnë në komuna të tjera mund të pranohen në shkollat e qytetit të Helsinkit, nëse ka vende të lira pas pranimit të nxënësve që banojnë në Helsinki. Nëse pranimi në shkollim përmban një provim përshtatje, kushti paraprak është që nxënësi ta kalojë provimin me notën ”pranueshëm”.
Shkollimi i shkallës së dytë në metropolin e kryeqytetit
Pjesa më e madhe e shkollimit të gjimnazit dhe shkollimit profesional bëhet në finlandisht ose suedisht, por në metropolin e kryeqytetit mund të gjeni edhe shkollim gjimnazi në anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe rusisht.
Në faqen e internetit Helsinki.fi ka informacione në finlandisht dhe anglisht mbi shkollimin në gjimnaz në Helsinki dhe lidhje të shkollimit në gjimnaz në gjuhë të huaj, në metropolin e kryeqytetit.
Në shërbimin në rrjet Selma, ka informacione në finlandisht edhe mbi Shkollimin përgatitor për shkollim profesional për imigrantë (Mava) dhe për shkollimin për të rinjtë imigrantë.
Në portalin HelsinginSeutu.fi ka informacione në finlandisht, suedisht dhe anglisht dhe lidhje për studimin dhe shkollimin në metropolin e Helsinkit.
Aplikimi për në gjimnaz dhe për në shkollimin profesional bëhet me anë të aplikimit të përgjithshëm nëpërmjet shërbimit Shkollimi në rrjet ose Apliko tani.
Ndihmë në zgjedhjen e profesionit
Në faqen e Infobankës Ndihmë në zgjedhjen e profesionit ka informacione mbi ndihmën që mund të merrni në zgjedhjen e profesionit.
Shkollat e larta
Pas diplomës bazë profesionale ose pas diplomës së pjekurisë në gjimnaz, ju mund të vazhdoni të studioni në shkollat e larta. Në Shkollimin në rrjet (koulutusnetti) ka informacione të mëtejshme në finlandisht, suedisht dhe anglisht mbi vazhdimin e studimeve.