Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Rajoni i Helsinkit

Terveys pääkaupunkiseudulla

Shëndeti në metropolin e kryeqytetit 

Në faqen Shëndeti të Infobankës, flitet për shërbimet shëndetësore në Finlandë.

Mund të telefononi në numrin e qendrës së urgjencës 112, nëse jeni në rrezik jete, nëse keni nevojë urgjente për policinë ose nëse dëshironi të njoftoni rënien e zjarrit.

Informacione me telefon mbi shëndetin, në metropolin e kryeqytetit 

Mund të telefononi në numrin e informacioneve për shëndetin (09) 100 23 sa herë që të keni nevojë për informacione mbi shërbimet shëndetësore ose për udhëzime mbi kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Shërbimi ofrohet në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Numri i telefonit është aktiv 24 orë në ditë. Shërbimi është konfidencial dhe pyetjeve tuaja do t’iu motra medicinale dhe punonjës me eksperiencë të fushës së shëndetësisë. Çmimi i telefonatës është pagesa e operatorit + çmimi i telefonatës brenda vendit.

Informacione mbi shëndetin në bazë të komunës 

Shëndeti në Helsinki 
Shëndeti në Espoo 
Shëndeti në Vantaa 
Shëndeti në Kauniainen  

Informacione dhe lidhje mbi shërbimet e shëndetit në metropolin e kryeqytetit ka edhe në shërbimin në rrjet HelsinginSeutu.fi në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Problemet në çift

Çiftet mund të kërkojnë ndihmë dhe këshilla lidhur mbi problemet në çift, si te Federata e Familjeve ashtu edhe te terapistët privatë.

Kur sëmuret fëmija 

Në rast se fëmija sëmuret, mund të kontaktoni me qendrën më të afërt shëndetësore ose mund të telefononi në numrin e informacionit për çështje shëndetësore (09) 10023, i cili funksionon 24 orë në ditë. Jashtë orarit zyrtar, mund të telefononi ose të shkoni te urgjenca e komunës ku banoni, informacionet e të cilës gjenden në faqen e Infobankës, te rubrika Shëndeti (terveys) e komunës tuaj. Shihni gjithashtu edhe faqen e internetit të Infobankës kur sëmuret fëmija.

Mund të kërkoni ndihmë për kujdes të përkohshëm për fëmijën tuaj në vendet e mëposhtme:

Federata e familjeve (Väestöliitto) dhe Shoqata e Manerheimit për mbrojtjen e fëmijëve (Mannerheimin Lastensuojeluliitto)