Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Rajoni i Helsinkit

Työ pääkaupunkiseudulla

Puna në metropolin e kryeqytetit

Shumica e imigrantëve në Finlandë, banojnë në metropolin e kryeqytetit. Pjesa më e madhe e imigrantëve të metropolit të kryeqytetit janë të punësuar në fushën e tregtisë, në industri, në bujqësi dhe kopshtari, në pastrime dhe shitje, në mësimdhënie dhe edukim, në hoteleri dhe restorante si dhe në fushën e transportit dhe të biznesit.

Parashikohet se në të ardhmen, vende të reja pune do të ketë veçanërisht në fushën e infermierisë dhe të socialit, si dhe në shërbimet që mbështesin biznesin. Në Finlandë ka nevojë edhe për sipërmarrës të rinj.

Në faqen e internetit Puna, të Infobankës, ka informacione mbi kërkimin e punës, të drejtat dhe detyrat e punëtorit dhe mbi hapjen e biznesit në Finlandë.

Për më tepër mbi punën dhe sipërmarrjen në Finlandë, lexoni në faqen Zyrat e punës dhe të sipërmarrjes, të Infobankës.

Puna në Helsinki
Puna në Espoo 
Puna në Vantaa
Puna në Kauniainen 

Kërkimi i punës 

Në faqen për të gjithë Finlandën Vendet e lira të punës, të Infobankës, ka lidhje për në faqe ku mund të gjeni njoftimet e vendeve të lira të punës.

Komunat e metropolit të kryeqytetit si punëdhënëse 

Një metropol i shkëlqyer ( Mainio metropoli)

Qytetet e metropolit të kryeqytetit, Helsinki, Espoo, Vantaa dhe Kauniainen ofrojnë vende pune për rreth 70 000 njerëz. Qytetet prodhojnë shërbime për të gjithë banorët e zonave përkatëse.

Qytetet e metropolit të kryeqytetit kërkojnë persona që janë të aftë në fusha të ndryshme. Ata që kërkojnë vende pune në komunë, zakonisht duhet të flasin mirë finlandisht dhe/ose suedisht. Në faqen e internetit Metropol i Shkëlqyer (Mainio Metropoli), ka informacione të mëtejshme në finlandisht.

Seure

Seure është një kompani personeli e vetë qytetit, nëpërmjet së cilës mund të kërkoni punë si zëvendësues për një kohë të shkurtër, për shembull, në shkolla, në çerdhe, në spitale dhe në qendrat shëndetësore. Informacinone të mëtejshme mbi Seure-n në finlandisht.

Portali HelsinginSeutu.fi

Në portalin HelsinginSeutu.fi, ka lidhje dhe informacione të dobishme mbi tregun e punës në metropolin e kryeqytetit, në finlandisht, suedisht dhe anglisht

Hapja e biznesit në metropolin e kryeqytetit 

YritysHelsinki

Shërbimet e përbashkëta për biznesin, të metropolit të kryeqytetit, të YritysHelsinki-t, japin këshilla për imigrantë, mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me biznesin.

Këshilla për biznesin mund të merrni në finlandisht, suedisht, anglisht, gjermanisht, estonisht, rusisht dhe arabisht.

YritysHelsinki
Kaisaniemenkatu 6 A, kati 6
00099 Helsingin kaupunki
Tel. (09) 310 36360

Faks. (09) 310 36369
Hapur: e hënë-e premte 8.30-16.30

Informacione mbi YritysHelsinki në finlandisht , suedisht , anglisht , estonisht , rusisht dhe arabisht .

Në faqen e internetit, Helsinki Business Hub, ka informacione mbi Helsinkin si qytet biznesi në anglisht.

Qendrat e punës dhe të sipërmarrjes (Työ- ja elinkeinokeskukset)

Qendrat e punës dhe të sipërmarrjes ndihmojnë në funksionimin e bizneseve dhe u ofrojnë atyre shërbime lidhur me financimin, këshillimin dhe zhvillimin e biznesit.

Qendra e punësimit dhe sipërmarrjes së Uusimaa-së (Uudenmaan TE-keskus)
Maistraatinportti 2
00241 HELSINKI
Tel. 010 19 1450

Informacione mbi qendrat e punës dhe të sipërmarrjes në finlandisht, suedisht, anglisht dhe rusisht.

Informacione të mëtejshme mbi hapjen e biznesit në Finlandë ka në faqen Biznesi privat, të Infobankës.