Tervetuloa Helsingin seudulle!
Mirësevini në metropolin e Helsinkit!
Metropoli i Helsinkit përbëhet nga qytetet e Helsinkit (578 000 banorë), Espoo-s (241 000 banorë), Vantaa-s (195 000 banorë) dhe Kauniainenit (8500 banorë), si dhe nga 10 komuna që ndodhen pranë tyre. Në metropolin e Helsinkit banon një e pesta e gjithë popullsisë së Finlandës, rreth 1,3 miljonë banorë.
Metropoli i Helsinkit është metropoli me rritje më të shpejtë në Evropë. Në vitin 2025 parashikohet që në metropolin e Helsinkit të banojnë rreth 1,5 miljonë njerëz dhe të ketë 800 000 vende pune. Helsinki dhe komunat fqinjë përbëjnë një nga metropolet më të sigurta të kryeqyteteve, në të gjithë botën.
Metropoli i Helsinkit është një zonë e përbashkët pune, me një sistem trafiku publik që është vlerësuar si një ndër më të mirët në botë. Metropoli i Helsinkit është një mjedis pranë natyrës, ku mund të jetohet, të studiohet, të punohet dhe të bëhet shumë mirë biznes. Në këtë zonë rëndësi e veçantë i është kushtuar edhe funksionimit të shërbimeve që ofrojnë qytetet si dhe pastërtisë së përgjithshme.
Metropoli i Helsinkit është një vendbanim ndërkombëtar. Numri i imigrantëve është rritur shumë që nga fillimi i viteve 1990 dhe sot në metropolin e kryeqytetit banojnë rreth 90 000 imigrantë. Tre grupet më të mëdhenj të popullisë që flasin gjuhë të huaj janë rusët, estonezët dhe somalezët.
Në këtë faqe ka informacione mbi metropolin e Helsinkit dhe në veçanti mbi shërbimet e përbashkëta të katër qyteteve të metropolit të kryeqytetit, të Helsinkit, Espoo-s, Vantaa-s dhe Kauniainenit dhe këto shërbime janë të vlefshme në rast se transferoheni në këtë rajon. Informacione mbi shërbimet e secilit prej qyteteve të metropolit të kryeqytetit ka në faqet ”Mirësevini” të qyteteve përkatëse.
Mirësevini në Helsinki
Mirësevini në Espoo
Mirësevini në Vantaa
Mirësevini në Kauniainen
Në faqen e internetit Informacione dhe statistika mbi qytetin, të portalit HelsinginSeutu.fi, flitet më hollësisht mbi metropolin e Helsinkit në finlandisht, suedisht dhe anglisht. Në faqet e portalit gjendet edhe harta e metropolit të Helsinkit në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Informacione në rusisht (venäjänkielistä tietoa)
Faqja e internetit Helsinki.ru është një faqe e përbashkët interneti e qendrës së Helsinit, të qytetit të Shën Peterburgut dhe e qyteteve të Helsinkit, Tamperes dhe Kotka-s. Rubrika e faqes që i kushtohet Helsinkit ofron informacione, statistika, lajme dhe çështje aktuale mbi metropolin e Helsinkit. Ajo i shërben medias ruse, turistëve dhe personave të tjerë nga Rusia, të cilët janë të interesuar për shërbimet, biznesin, kulturën dhe evenimente të tjera. Faqja mirëmbahet nga qendra e Helsinkit që gjendet në Shën Peterburg. Faqja e internetit Helsinki.ru në rusisht .
Shërbime informacioni për imigrantët e metropolit të kryeqytetit
In to Finland
In To është zyra e shërbimit të Kela-s dhe të Administratës Tatimore për punëtorët e ardhshëm. In To jep informacione dhe këshilla për të huaj, të cilët transferohen në metropolin e kryeqytetit mbi çështje, që kanë të bëjnë me çështje të përgjithshme. Përveç shërbimeve për personat të cilët do të fillojnë punën në Finlandë, In To jep informacione edhe për çështje lidhur me sigurimin social dhe tatimin në Finlandë, për të gjithë ata persona që në të ardhmen do të kërkojnë punë në Finlandë, për ata që do të merren me biznes, për studentë, si dhe për kompani të cilat punësojnë dhe sjelllin punëtorë nga jashtë Finlandës.
Në zyrat e shërbimit të In To-s, punonjësit japin informacione për persona që shpërngulen në Finlandë, i ndihmojë ata për të plotësuar formularët si dhe i drejtojnë ata për te autoritetet e duhura zyrtare. Shërbimet ofrohen në finlandisht, suedisht, anglisht, rusisht dhe estonisht.
In To
Salomonkatu 17, ndërtesa A, kati i 2-të
Posta elektronike info(at)intofinland.fi
Zyra e shërbimit In To nuk ka shërbim telefonik.
Hapur nga e hëna deri të premten, ora 9–12 dhe 13–16.
Informacione të mëtejshme mbi In To-n në finlandisht, suedisht, anglisht, estonisht dhe rusisht.
Familjet me fëmijë
Qendra shumëkulturore e diturive (Monikulttuurinen osaamiskeskus) , e “Federatës së familjeve” jep informacione për imigrantë lidhur me jetën familjare, rritjen e fëmijëve dhe të qenurit prind. Këto informacione jepen me anë të telefonit dhe postës elektronike. Gjithashtu, Qendra shumëkulturore e diturive organizon për prindët edhe grupe krahasimi dhe boton broshura në gjuhë të ndryshme për rritjen e fëmijëve.
Informacione të mëtejshme mbi Qendrën shumëkulturore të diturive në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Vendimmarrja dhe influenca e qytetarëve në metropolin e kryeqytetit
Nëpërmjet lidhjeve të faqes së internetit ”Pjesëmarrja dhe demokracia”, të portalit HelsinginSeutu.fi, banorët e metropolit të kryeqytetit mund të marrin informacione në finlandisht dhe suedisht mbi pjesëmarrjen dhe mundësitë për të influencuar në vendimmarrje në qytetin ku banojnë.
Transporti në metropolin e kryeqytetit
Transporti publik në metropolin e kryeqytetit
Transporti publik është mënyra më ekonomike dhe më e lehtë për të udhëtuar në metropolin e kryeqytetit. Mënyra më e mirë është të blini një kartë udhëtimi (abone), të cilën mund ta përdorni si mjet pagese në të gjithë metropolin e kryeqytetit. Biletat me të cilat mbushni kartat e udhëtimit, kushtojnë më lirë se sa po të blini bileta të veçanta. Ka dy lloje kartash udhëtimi: karta personale, e cila mund të përdoret vetëm nga zotëruesi i saj dhe karta e përgjithshme, të cilën mund ta përdorë më shumë se një person.
Udhëtari mund të blejë ose një biletë të brendshme, që vlen për një nga qytetet e metropolit të kryeqytetit, ose mund të blejë një biletë rajonale për të gjithë metropolin. Bileta e brendshme përdoret kur udhëtoni brenda qytetit dhe bileta rajonale përdoret kur udhëtoni nga një qytet te një qytet tjetër të metropolit të kryeqytetit. Bileta rajonale është më e shtrenjtë se sa bileta e brendshme.
Karta e udhëtimit mund të mbushet për periudha kohore nga 14 ditë në një vit (”kausi” = periudha kohore ). Karta e udhëtimit kushton më pak nëse blihet për periudhë më të gjatë kohore. Karta e udhëtimit mund të mbushet edhe me ”arvo” (vlerë), me anë të së cilës mund të pagoni udhëtime të veçanta.
Kartën personale të udhëtimit mund ta blini në zyrën e shërbimit të kartave të udhëtimit (matkakortin palvelupisteet) në finlandisht , suedisht dhe anglisht . Kartat personale të udhëtimit mund të blihen, përveç në zyrat e shërbimit edhe në kioskat R (R-kioski) që ndodhen në metropolin e kryeqytetit si dhe në pikat e shitjes që kanë shenjën e kartës së udhëtimit. Kartat e udhëtimit janë me pagesë. Me biletën metropolitane të HSL-së (Helsinki, Espoo, Kauniainen, Kirkkonummi, Vantaa dhe Kerava) personat që janë me banim të përhershëm brenda zonës së metropolit, mund ta mbushin kartën personale me biletë periodike, që është më e lirë se sa bileta e përgjithshme periodike që shitet për banorët të cilët banojnë jashtë kësaj zone ose se sa mbushja me biletë periodike e kartës së përdoruesit.
Pas të blini kartën, mund ta mbushni atë në çdo pikë mbushjeje të kartës së udhëtimit. Pikat e mbushjes së kartave të udhëtimit gjenden në kioskat R (R-kioski) të Helsinkit, Espoo-s, Vantaa-s dhe Kauniainenit, në kioskat e pajisur me shenjën e mbushjes së kartës së udhëtimit, në zyrat e shërbimit të kartave të udhëtimit (matkakortin palvelupisteet) , në automate, në pikat e shitjes së VR-së dhe në qendrat tregtare të Stokmanit.
Biletat janë të vlefshme për autobuzë, tramvajë, metro dhe trenat inter-urbanë, si dhe për anijen që shkon në Suomenlinna (por nuk vlejnë për anijet e JT-Line-sit). I rrituri që transporton fëmijë të vogël (0-6 vjeç) me karrocën për fëmijë, mund të udhëtojë pa pagesë brenda qytetit dhe brenda metropolit. Fëmijët nën moshën 7 vjeç udhëtojnë pa pagesë.
Transporti me metro në Helsinki
Metroja e Helsinkit funksionon me intervale prej disa minutash, nga Ruoholahti në qendër dhe në Helsinkin lindor. Oraret e metros në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Transporti me tramvaj në Helsinki
Në Helsinki ka 12 linja tramvaji. Iteneraret e tramvajëve dhe oraret në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Informacione të mëtejshme mbi transportin e brendshëm publik të metropolit të Helsinkit, mbi biletat dhe oraret mund të gjeni në faqet e internetit të transportit të metropolit të Helsinkit HSL , në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Informacione telefonike për transportin
Numri 0100 111 i shërbimit telefonik të qendrës së informacioneve për transport jep informacione mbi oraret, iteneraret dhe biletat e transportit publik të Helsinkit, Espoo-s, Kauniainenit, Keravas dhe Vantaa-s.
Informacione personale e hënë-e premte ora 6-19 dhe e shtunë-e dielë 9-17 (0,98 euro/telefonatë+ktl).
Informacioni i automatizuar për oraret 24 orë (0,49 euro/telefonatë+ktl). Shërbimi në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Udhëzuesi i rrugës (Reittiopas)
Udhëzuesi i rrugës llogarit rrugën më të shpejtë dhe më të rehatshme midis dy vendeve, brenda metropolit të kryeqytetit, sipas orarit që dëshironi. Udhëzuesi i rrugës funksionon në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Parkimi në stacione të transportit publik (Liityntäpysäköinti)
Parkimi në stacione të transportit publik do të thotë që ju mund të parkoni automjetin tuaj në parkingun e stacionit të trenit ose të metrosë dhe të vazhdoni rrugën me mjete të transportit publik.
Parkimi në stacione të transportit publik në finlandisht, suedisht dhe anglisht. Harta e parkimeve në stacione të transportit publik, në finlandisht.
Rezervimi i taksisë dhe rezervimi paraprak në metropolin e kryeqytetit
Rezervimi i taksisë në Helsinki, tel. 0100 0700 (0,99€/telefonatë + 0,08€ /10 sekonda + kostoja e telefonatës lokale) dhe rezervimet paraprake, tel. 0100 0600
Rezervimi i taksisë dhe rezervimi paraprak në Espoo, Vantaa dhe Kauniainen, tel. 0100 7300
(0,98€/telefonatë + 0,082€/10 sekonda + kostoja e telefonatës lokale)
Rezervimi paraprak për të gjithë Finlandën është 6 euro.
Llogaritësi i çmimit të taksisë në finlandisht, suedisht dhe anglisht (çmimet janë me përafërsi).
Transporti i lehtë
Nga udhëzuesi i rrugës për transportin e lehtë mund të gjeni udhëzime për përdorimin e biçikletave në metropolin e kryeqytetit në finlandisht, suedisht, anglisht dhe rusisht.
Harta në internet e shëtitjeve në natyrë, për metropolin e kryeqytetit në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Autoritete të rëndësishme zyrtare në metropolin e kryeqytetit
Autoritetet të rëndësishme zyrtare në Helsinki
Autoritete të rëndësishme zyrtare në Espoo
Autoritete të rëndësishme zyrtare në Vantaa
Autoritete të rëndësishme zyrtare në Kauniainen
Policia
Në faqen e internetit për të gjithë Finlandën, të Infobankës Policia, ka informacione mbi detyrat e policisë në Finlandë.
Instituti i Sigurimeve Pensionale (Kela)
Instituti i Sigurimeve Pensionale, Kela, paguan përfitime sociale të gjithë banorëve me banim të përhershëm në Finlandë, të cilët bëjnë pjesë në skemën e sigurimit social.
Informacionet e kontaktit të zyrave të Kela-s, të metropolit të kryeqytetit, gjenden në faqet e internetit të Kela-s, nëpërmjet motorit të kërkimit, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Lexoni për detyrat e Kela-s në faqen Kela, të Infobankës.
Zyra e gjendjes civile (Maistraatti)
Informacione mbi detyrat e zyrës së gjendjes civile në Finlandë, mund të gjeni në faqet e internetit të Infobankës, Zyra e gjendjes civile.
Zyra e gjendjes civile në Helsinki
Zyra e gjendjes civile në Espoo dhe Kauniainen
Zyra e gjendjes civile në Vantaa
Zyra e punës dhe sipërmarrjes
Informacionet e kontaktit të zyrave të punës dhe sipërmarrjes në metropolin e kryeqytetit, gjenden në faqet Puna (Työ), të secilës prej komunave përkatëse.
Puna në Helsinki
Puna në Espoo
Puna në Vantaa
Puna në Kauniainen
Zyra e tatimeve (Verotoimisto)
Në faqet e internetit zyra e tatimeve dhe tatimi, të Infobankës, ka informacione mbi tatimin në Finlandë.
Zyra e shërbimeve In To
In To që gjendet në qendrën e Helsinkit është një zyrë shërbimi e Kela-s dhe e Administratës tatimore për punëtorë që do të vijnë në Finlandë për të punuar.
Informacione të mëtejshme mbi In To-n në finlandisht, suedisht, anglisht, estonisht dhe rusisht.
Zyrat e tatimeve
Në metropolin e kryeqytetit ka një zyrë të përbashkët tatimi, e cila gjendet në Vantaa. Zyra e shërbimeve për klientë, të metropolit të kryeqytetit jep informacione si për ushtruesit e profesioneve, ashtu edhe për ata që ushtrojnë biznes. Zyra e shërbimeve jep edhe shërbime bazë për tatimin personal.
Zyra e tatimeve të metropolit të kryeqytetit (Pääkaupunkiseudun verotoimisto)
Rajatorpantie 8 A
Vantaa (Myyrmäki)
Adresa postare: PL 400, 00052 Vero
Çentrali: (09) 7311 20
Faks (09) 7311 2791
Hapur e hënë-e premte ora 9-16.15
Ora 08.00−09.00 vetëm për marrjen në dorëzim të dokumentacioneve.
Zyrat e tjera të shërbimeve të metropolit të kryeqytetit ofrojnë shërbime bazë mbi tatimin personal.
Zyra e shërbimeve e Helsinkit:
Zyra e shërbimeve të Vuorikatu-s
Vuorikatu 14 (blloku Fennia, kati i parë)
00100 Helsinki
Hapur e hënë-e premte ora 9-16.15
Zyra e shërbimeve të Espoo-s:
Tapiolan palvelupiste
Länsituulentie 4
02100 Espoo
Hapur ora 9-16.15
Shumë çështje lidhur me tatimin mund t’i zgjidhni në faqet e internetit të Administratës Tatimore, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Feja
Informacione mbi ushtrimin e besimit fetar në Finlandë, gjenden në faqen e internetit të Infopankit Mirësevini në Finlandë.
Famullitë evangjeliko-luterane të Espos, Helsinkit dhe Vantas, kanë publikuar faqet e tyre të internetit, posaçërisht për imigrantët, ku ka informacione në gjuhë të ndryshme mbi aktivitetet e kishës evangjeliko-luterane. Për më tepër lexoni në finlandisht , anglisht , estonisht , në gjuhën kineze , në arabisht ose në hungarisht.