Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Rajoni i Helsinkit

Kulttuuri ja vapaa-aika pääkaupunkiseudulla

Kultura dhe koha e lirë në metropolin e kryeqytetit 

Kultura dhe koha e lirë në Helsinki
Kultura dhe koha e lirë në Espoo

Kultura dhe koha e lirë në Vantaa

Kultura dhe koha e lirë në Kauniainen

Kultura dhe shërbimet e bibliotekave 

Bibliotekat e qyteteve të Helsinkit, Espoo-s, Kauniainenit dhe Vantaa-s formojnë rrjetin e bibliotekave HelMet (ang. Helsinki Metropolitan Area Libraries). Bibliotekat e HelMet-it kanë një rrjet të përbashkët përdorimi, rregulla dhe pagesa të përbashkëta.

Nëpërmjet HelMet-it ju mund të rezervoni libra në internet dhe të rinovoni huatë e librave që keni marrë nga bibliotekat në Helsinki, Espoo, Vantaa dhe Kauniainen . Materialet mund t’i ktheni në të njëjtën bibliotekë nga ku i keni marrë hua, ose mund t’i ktheni edhe në biblioteka të tjera. Huazimi i librave mund të rinovohet deri në tri herë. Për vonesa në kthimin e librave duhet të pagoni një gjobë.

Bibliotekat HelMet në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Në portalin HelsinginSeutu.fi ka informacione dhe lidhje të shërbimeve kulturore të metropolit të kryeqytetit në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Aktivitetet sportive

Në portalin HelsinginSeutu.fi ka informacione dhe lidhje të shërbimeve për aktivitete të kohës së lirë, për aktivitete sportive dhe turizmin në metropolin e kryeqytetit në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Liikkukaa! Ry

Qëllimi i Liikkukaa ry-së, është përparimi i pjesëmarrjes aktive, i shumëllojshmërisë kulturore si dhe i mundësive të barabarta në shoqërinë finlandeze, nëpërmjet aktiviteteve sportive dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore.

Shoqatat anëtare të Liikkukaa ry dhe shoqatat e sporteve të ndryshme finlandeze gjenden në faqet e internetit të Liikkukaa ry-së. Informacione të mëtejshme në finlandisht dhe anglisht.

Grupet dhe klubet e imigrantëve

Në shërbimin në rrjet Selman (Selma) ka informacione në finlandisht mbi shoqatat dhe grupet për imigrantë në metropolin e kryeqytetit.

Për fëmijët dhe të rinjtë

Në faqet e internetit Kultus.fi ka informacione mbi artin e fëmijëve dhe të rinjve si dhe evenimentet kulturore në metropolin e kryeqytetit në finlandisht dhe suedisht.