Kriisitilanteet Vantaalla
Rastet e krizave në Vantaa
Në faqen Rastet e krizave, të Infobankës , ka informacione se ku mund të merrni ndihmë në Finlandë, në raste krizash.
Shihni gjithashtu edhe faqen e metropolit të kryeqytetit Rastet e krizave.
Kujdestaria për punë sociale dhe kriza
Mund të kontaktoni kujdestarinë për punë sociale dhe kriza, gjatë momenteve të vështira të jetës tuaj. Edhe persona të familjes tuaj ose të afërmit tuaj ose miqtë mund të kërkojnë ndihmë në këtë kujdestari.
Kujdestaria e punëve sociale dhe e krizave, në Vantaa (Vantaan sosiaali- ja kriisipäivystys)
Peltolantie 2 B
01300 Vantaa
Tel. (09) 8392 4005 (24 orë në ditë)
Problemet me shëndetin
Qendrat shëndetësore përgjigjen për trajtimin e shqetësimeve urgjente shëndetësore, gjatë orarit zyrtar 8-16. Në faqet e internetit, të qytetit të Vantaa-s ka informacione të mëtejshme në finlandisht, suedisht dhe anglisht mbi vizitat mjekësore në qendrat shëndetësore.
Poliklinika e urgjencës, e Peijasit
Poliklinika e urgjencës, e Peijasit është për ata persona që sëmuren papritur dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe për ata të cilët kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm mjekësor.
Spitali i Peijasit (Peijaksen sairaala)
Sairaalakatu 1
01400 Vantaa
Tel. (09) 471 67060
Problemet me të rinj
Strehimorja për të rinj e Vantaa-s është për të rinjtë e moshave 12-19 vjeç, të cilët kanë nevojë për ndihmë. Në strehimore mund të telefononi në çdo kohë. Atje mund të shkoni pas orës 17 dhe të rrini deri në orën 10 të mëngjesit. Në strehimoren për të rinj mund të kaloni natën, në siguri të plotë. Në strehimore nuk mund të jetohet përgjithmonë.
Strehimorja për të rinj e Vantaa-s, e Kryqit të Kuq të Finlandës
(suomen Punaisen Ristin Vantaan nuorten turvatalo)
Çifligu i Rekolas
Sairaalakatu 3
01400 Vantaa
Tel. (09) 871 4043
Këshilla për borxhet (Velkaneuvonta)
Në faqen e qytetit të Vantaa-s gjenden informacionet e kontaktit mbi këshillat për borxhet, në finlandisht .
Situatat e dhunës
Strehimorja e Vantaa-s
Strehimorja e Vantaa-s ndihmon ata persona të rritur dhe fëmijët e tyre, të cilët kanë qenë objekt i dhunës në familje.
Strehimorja e Vantaa-s (Vantaan turvakoti)
Karsikkokuja 17
01360 Vantaa
Tel. (09) 8392 0071 (24 orë në ditë)
Shoqata e grave Monika (Monika-Naiset Liitto)
Shoqata e grave Monika , e Vantaa-s është për gra dhe vajza imigrantë që kanë qenë objekt i dhunës në familje ose në marrëdhënie. Shërbimi jepet në gjuhë të ndryshme.
Shoqata e grave Monika (voimavarakeskus Monika)
Myyrinki, Liesitori 1, kati i 3-të
01600 Vantaa
Tel. (09) 839 35013
E hënë-e premte ora 9-15
Këshilla legale
Zyra e ndihmës legale, e Vantaa-s (Vantaan oikeusaputoimisto)
Talvikkitie 37
01300 Vantaa.
Tel. 010 36 60160 dhe 050 4057923
Faks. 010 36 60179
E hënë-e premte, ora 8.16.15 (Duhet të rezervoni kohën për takim. Kohën mund ta rezervoni nga numri i lartpërmendur ose duke shkuar në zyrë).
Vdekja
Shihni faqen Vdekja, të Infobankës, për informacione që lidhen me vdekjen.