Kriisitilanteet Espoossa
Rastet e krizave në Espoo
Në faqen e internetit të Infobankës Rastet e krizave, ka informacione mbi ndihmën që ju ofrohet në raste krizash.
Shihni gjithashtu edhe faqen e internetit, të rajonit të kryeqytetit, Rastet e krizave.
Kujdestaria për çështje sociale dhe për kriza
Ndihmë të menjëhershme në rast krize, mund të merrni nga kujdestaria për çështje sociale dhe për kriza, e cila është e hapur 24 orë dhe shërbimin e ofron në finlandisht, suedisht dhe anglisht, tel. (09) 8164 2439. Nëse është e nevojshme, punonjësi rezervon përkthyesin. Mund të kontaktoni, për shembull, për çështje që kanë të bëjnë me shëndetin mendor, me lodhjen, me mbrojtjen e fëmijëve dhe me rastet e dhunës.
Shërbimi është konfidencial dhe falas. Mund të kontaktoni edhe si person anonim. Punonjësit e kujdestarisë për çështje sociale dhe për kriza bisedojnë me klientin, japin këshillia dhe në rast nevoje, shkojnë edhe për ta takuar atë në vendin e ngjarjes.
Adresa: Jorvin sairaala, Turuntie 150.
Problemet shëndetësore
Në faqet e qytetit të Espoo-s do të gjeni informacione mbi qendrat shëndetësore në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Natën dhej fundjavave, qendrat shëndetësore janë mbyllur. Në të tilla raste, sëmundjet e menjëhershme dhe aksidentet trajtohen te urgjenca. Në faqet e internetit, të qytetit ka informacinoe mbi urgjencën në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Këshillimoret për familje
Këshillimoret për familje në Espoo
Problemet e të rinjve
Strehimorja për të rinjtë
Strehimorja për të rinj, e Espoo-s është për të rinj të moshave nga 12-19 vjeç, të cilët kanë nevojë për ndihmë. Në strehimore mund të telefonojë kushdo. Bujtjet ofrohen pas orës 17 dhe zgjasin deri në orën 10 të mëngjesit. Në strehimoren për të rinj mund të ndihesh i qetë. Në strehimore nuk mund të banohet përgjithmonë.
Strehimorja për të Rinj, e Kryqit të Kuq të Finlandës në Kivenlahti
Kipparinkatu 2, banesa 19
02320 Espo.
Tel. (09) 819 55360
Posta elektronike: turvatalo.espoo(at)redcross.fi
Shërbimi ofrohet në finlandisht, suedisht dhe anglisht. Në rast nevojë, punonjës rezervon përkthyesin.
Stacioni për të rinjtë
Stacioni për të rinj, i Espoo-s është një vend kurimi i hapur, për persona të moshave nga 13-22 vjeç dhe për të afërmit e tyre, të cilët kanë probleme intoksimi, probleme me bixhozin ose varësi të tjera, ose për persona që kanë problem lidhur me familjen, marrëdhëniet me njerëzit, pubertetin dhe pavarësinë.
Tel. (09) 5259 720
Informacione mbi stacionet për të rinj, të Espoo-s, në finlandisht, suedisht .
Shërbimet në raste krize për burra
Aktiviteti i Linjës së pathyer në Espoo (Lyömätön Linja Espoossa) është për ata meshkuj të cilät kanë ushtruar ose kanë frikë se mund të ushtrojnë dhunë.
Tel. (09) 276 6280
Linja për burra (Miehen Linja) është një projekt i financuar nga on Sindikata e Automatëve të Lojërave të Bixhozit dhe nga qyteti i Espoo-s. Shërbimi ndihmës është për imigrantë, të cilat kanë ushtruar dhunë ose kanë frikë se mund të ushtrojnë dhunë në marrëdhënie ose në familje.
Tel. (09) 276 62899
Situatat e dhunës
Në raste krizash mund të kontaktoni me Ndihma për gra në Espo ry (Naisten Apu Espoossa ry) të strehimores së Espoo-s. Strehimorja e Espoo-s ka kujdestari 24 orë në ditë, tel. (09) 591 5130. Mund të telefononi edhe si person anonim.
Numri i telefonit për këshilla, i njësitit të çështjeve familjare të Espoo-s, shërben çdo ditë pune nga ora 12-14.
Tel. (09) 816 83378
Problemet me borxhet
Banorët e Espoo-s mund të kontaktohen me pikën e informacionit për çështje financiare dhe borxhe, për shembull, nëse kanë nevojë për ndihmë në bisedimet me huadhënësit për shlyerjen e borxhit. Informacioni me telefon dhe rezervimi i takimit nga e hëna – të premte, ora 10-12, tel. 0800-9-3488 (falas).
Gjatë këshillimit në telefon dhe në kohën kur bëni rezervimin, mund të vlerësohen alternativa të ndryshme për zgjidhjen e borxhit. Do të ishte mirë nëse klienti, kur të telefonojë të përgatitet të tregojë për situatën personale si dhe të ardhurat familjare, shpenzimet për banim dhe shuma e borxhit.
Informacione të mëtejshme në finlandisht dhe suedisht në faqet e internetit të Espoo-s.
Informacione të mëtejshme në faqen e internetit Problemet me borxhe të Infobankës.
Këshilla juridike
Zyra e ndihmës legale të Espoo-s është hapur gjatë javës nga ora 8-16.15, në adresën Pihatörmä 1 A, 02240 Espoo. Shërbimi ofrohen në finlandisht, suedisht dhe anglisht.
Tel. 010 366 0060
Vdekja
Shihni informacione që kanë të bëjnë me vdekjen në faqen Vdekja, të Infobankës.