Koulutus Espoossa
Shkollimi në Espo
Informacione të përgjithshme mbi sistemin shkollor të Finlandës mund të gjeni në faqen e internetit Shkollimi të Infobankës.
Në faqen e internetit Shkollimi në kryeqytet, të Infobankës, ka informacione mbi kujdesin ditor për fëmijët, kujdesin e përkohshëm ditor, mbi shkollimin fillor dhe shkollimin e shkallës së dytë dhe mbi aplikimin për shkollim në rajonin e kryeqytetit.
Kujdesi ditor
Informacione të përgjithshme mbi sistemin e kujdesit ditor në Finlandë mund të gjeni në faqen e internetit Fëmijët dhe të rinjtë të Infobankës.
Në Espo ka kujdes ditor publik dhe privat. Në qytet përveç kujdesit ditor në finlandisht dhe suedisht ka kujdes ditor edhe në anglisht dhe frëngjisht. Informacione të tjera në finlandisht mbi kujdesin ditor në Espo që nuk është në gjuhën finlandeze.
Në faqet e internetit të qytetit të Espos ka informacione të mëtejshme mbi kujdesin ditor në Espo në finlandisht , në suedisht dhe në anglisht .
Nëpërmjet faqeve të internetit, të qytetit mund të dërgoni një formular në finlandisht ose në suedisht për të aplikuar në kujdesin ditor komunal. Për më tepër, në faqe gjendet edhe një formular në anglisht , të cilin mund ta dërgoni në atë çerdhe, ku dëshironi të aplikoni. Formulari mund të dërgohet edhe në qendrën e shërbimit të zonës për kujdesin ditor. Kontaktet e qendrës së shërbimit të zonës për kujdesin ditor në finlandisht . Në çerdhet private mund të aplikoni direkt nga çerdhja në fjalë. Kujdesi ditor privat në Espo në finlandisht dhe suedisht .
Mësimi parashkollor
Në faqen e internetit të Infobankës, Shkollimi fillor , ka informacione të përgjithshme mbi mësimin parashkollor në Finlandë.
Në faqet e internetit të qytetit të Espos ka informacione në finlandisht , në suedisht dhe në anglisht mbi mësmin parashkollor në Espo. Në faqe gjendet edhe formulari në finlandisht dhe në suedisht për mësmin parashkollor falas.
Në Espo, për nxënësit me prejardhje nga familje imigrantësh, organizohet mësim përgatitor, mësim mbështetës, mësim i finlandishtes si gjuhë e dytë, mësim i gjuhës amtare të nxënësve imigrantë, mësim mbi mirëmbajtjen e gjuhës së huaj dhe mësim mbështetës për nxënës imigrantë.
Mësimi përgatitor për fëmijët parashkollorë
Në faqet e internetit të qytetit të Espos ka informacione në finlandisht mbi mësimin përgatitor për nxënësit parashkollorë me prejardhje imigrantësh. Në faqen e internetit të qytetit gjendet edhe një broshurë mbi mësimin përgatitor për fëmijët parashkollorë në finlandisht, anglisht , shqip , arabisht , në gjuhën kineze , në gjuhën kurde , në somalisht , rusisht dhe në estonisht .
Aplikimi për në mësimin përgatitor bëhet në të njëjtën kohë me aplikimin për mësimin parashkollor në përgjithësi. Formularët për regjistrimin e fëmijëve të moshës 6-vjeç në mësimin përgatitor, mund të merren në çerdhe ose në faqet e internetit të qytetit, në finlandisht .
Mësimi i gjuhës amtare te fëmijët parashkollorë
Regjistrimi në mësimin që fillon në vjeshtë, bëhet në të njëjtën kohë me regjistrimin në mësimin parashkollor. Formularët e regjistrimit gjenden në çerdhe ose në finlandisht në faqet e internetit të qytetit. Mësimi mundohet të organizohet nëse ka një numër të mjaftueshëm nxënësish që regjistrohen në të njëjtin mësim.
Mësimi parashkollor në anglisht
Përveç mësimit parashkollor në finlandisht dhe në suedisht, në Espoo ka edhe çerdhe private, në gjuhën angleze ku organizohet mësimi parashkollor në anglisht. Në faqen e internetit të qytetit të Espoo-s ka një listë me çerdhet që organizojnë mësim parashkollor në anglisht . Për të aplikuar për në çerdhet private mund të kontaktoni direkt me drejtoreshën e çerdhes përkatëse.
Shkollimi fillor i fëmijëve
Informacione mbi shkollimin fillor në Finlandë gjenden në rubrikën Shkollimi fillor të Infobankës.
Në faqet e internetit të qytetit të Espos ka informacione mbi shkollat 9-vjeçare të Espos në finlandisht , suedisht dhe anglisht .
Mësimi përgatitor
Në faqen e internetit të qytetit të Espoo-s ka informacione mbi mësimin përgatitor në finlandisht . Në të njëjtën faqe ka edhe broshura në finlandisht , anglisht , shqip , arabisht , në gjuhën kineze ,në gjuhën kurde ,në somalisht ,në rusisht dhe në estonisht mbi mësimin përgatitor.
Formulari i regjistrimit në finlandisht për në mësimin përgatitor. Formulari i regjistrimit për në mësimin përgatitor dorëzohet në Seksionin e Mësimit në Finlandisht ose me postë elektronike (email) në adresën astrid.kauber(at)espoo.fi. Informacione të mëtejshme mund të merrni nga e njëjta adresë ose duke telefonuar në numrin (09) 816 52024.
Mësimi mbështetës
Në rast nevoje, nxënësi mund të marrë mësim mbështetës pas mësimit përgatitor, në një grup të vogël ose në një klasë të rregullt. Informacione të mëtejshme në finlandisht mbi mësimin mbështetës.
Mësimi i gjuhës
Mësimi i finlandishtes si gjuhë e dytë
Nxënësi imigrant e mëson finlandishten si gjuhë e dytë, nëse aftësitë e tij në finlandisht nuk janë në nivelin e nxënësve që e kanë finlandishten gjuhë amtare. Në faqen e internetit të qytetit të Espoo-s ka informacione të mëtejshme në finlandisht .
Mësimi i gjuhës amtare (Oman äidinkielen opetus )
Fëmijët me prejardhje nga imigrantë, fëmijët që kanë lindur në Finlandë nga prindër imigrantë, fëmijët që vijnë nga familje dygjuhësore (gjuhë të tjera nga finlandishtja dhe suedishtja) , fëmijët me prindër të riatdhesuar dhe fëmijët e adoptuar jashtë shtetit mund të marrin mësim të gjuhës amtare ose mësim në atë gjuhë të huaj, të cilën fëmijä e ka mësuar jashtë shtetit. Mësimi është dy orë në javë. Që fëmija të marrë pjesë në mësim duhet të plotësohet formulari në finlandisht . Pranimi në mësim zakonisht njoftohet me postë. Mësimi organizohet nëse plotësohet numri i nevojshëm i nxënësve për mësim. Informacione të mëtejshme në finlandisht .
Në faqen e internetit ”gjuha amtare” të mësuesve të gjuhës amtare të Espoo-s ka materiale mbi mësimin e gjuhës amtare për imigrantë në finlandisht dhe në gjuhë të tjera. Faqja e internetit ”gjuha amtare” në finlandisht , shqip , arabisht , spanjisht , anglisht , në gjuhën farsi , në gjuhën kmere , në gjuhën kineze , në gjuhën kurde , në japonisht , somalisht , rusisht , vietnamisht dhe në estonisht . Mësimi i gjuhës amtare në Espoo organizohet edhe në gjuhë të tjera të huaja.
Mësimi i finlandishtes për të rinjtë imigrantë (nuorten maahanmuuttajien suomen kielen opetus )
Grupi i imigrantëve të rinj (Nuorten maahanmuuttajien ryhmä ) (grupi NUMA) është një grup për të rinjtë e moshave nga 15 − 25 vjeç, të cilët sapo kanë ardhur në Espo dhe që kanë nevojë për mësim në gjuhën finlandeze para se të transferohen në shkollime të tjera ose në jetën e punës.
Shkollimi fillor në gjuhë të huaj në Espoo
Në Espoo organizohet përveç shkollimit në finlandisht dhe suedisht, edhe shkollim fillor në anglisht. Në faqen e internetit të qytetit të Espoo-s ka informacione për shkollimin në anglisht në finlandisht dhe anglisht . Informacione në finlandisht mbi shkollimin dygjuhësor finlandisht-anglisht, për fëmijët të cilët kanë gjuhë amtare finlandishten.
Në faqet e qytetit ka edhe më shumë informacione në finlandisht dhe në anglisht mbi mësimdhënien e gjuhëve dhe kulturave të ndryshme.
Në faqet e internetit të qytetit të Espos ka informacione në finlandisht, në suedisht dhe në anglisht . Në ato faqe gjenden edhe udhëzuesit e shkollimit që bëjnë prezantimin e shkollimit në Espo.
Aktiviteti i paradites dhe i pasdites për nxënësit e shkollës
Në Espoo aktiviteti i pasdites për nxënësit e shkollës u ofrohet së pari nxënësve të klasave të para dhe atyre prindërve, fëmijët e të cilëve kanë nevojë për ndihmë të veçantë. Gjithashtu, sipas mundësisë, pjesëmarrja në aktivitetet pasditore në disa nga grupet e aktiviteteve të pasdites, mund t’u ofrohet edhe nxënësve të klasave të dyta.
Aktivitetet e pasdites në Espoo organizohen nga firma private, shoqata dhe bashkësi të ndryshme. Në Espoo aktiviteti i pasdites për nxënësit e shkollës organizohet kryesisht në finlandisht dhe suedisht. Aktiviteti i pasdites organizohet edhe në anglisht.
Në faqet e internetit të qytetit të Espoo-s ka informacione të mëtejshme mbi aktivitetin e pasdites për nxënësit e shkollës në finlandisht i dhe suedisht . Në faqe të internetit ka gjithashtu edhe një formular për kujdesin ditor në finlandisht, suedisht dhe anglisht
Formularët e aktivitetit pasditor mund t’i dorëzohen direkt subjektit që ofron shërbimin përkatës.
Grupi pasditor në anglisht, i shkollës”Komeeta”:
HSIS Iltapäivätoiminta Oy/Henna Soininen-Stojanov
Tel. 040-561 1015
henna.stojanov(at)hsis.fi
Informacione të mëtejshme në finlandisht
Aktiviteti pasditor dygjuhësor i shkollës së Tähtiniitty-s (anglisht-finlandisht):
Kissankulman Muksut Oy/Cuck Club /Päivi Merkkiniemi
Tel. 0400-505 854,
paivi.merkkiniemi(at)doro.fi
Nxënësit e moshës së rritur të shkollimit fillor
Në Gjimnazin për të rritur të Espos mund të merrni diplomën e shkollimit fillor, mund të përmirësoni notat e diplomës dhe mund të studioni lëndë të veçanta. Informacione të mëtejshme mbi gjimnazin për të rritur në finlandisht .
Gjimnazi
Informacione në finlandisht , suedisht dhe anglisht mbi shkollimin në gjimnaz në Espo.
Diplomën ndërkombëtare të IB-së mund ta mbroni në gjimnazin e gjuhës suedeze të Espos, Gjimnazi ”Mattlidens Gymnasium” dhe në gjimnazin e Etelä-Tapiola-s . Në Espo funksionon edhe Espoo International Upper Secondary School .
Shkollimi i shkallës së dytë
Instituti profesional i Omnia-s organizon shkollime nga fushat e biznesit, tregtisë, turizmit, ushqimit, ekonomisë, e socialit, nga fusha shëndetësore, nga teknika dhe kultura. Për më tepër në Espo funksionon edhe instituti profesional privat Shkolla e orëndreqësve .
Aktiviteti i shkollimit profesional të Fondacionit për invalidë ”Arla” (Invalidisäätiön Arlan tomipaikka) dhe qendra e zhvillimit funksionojnë në Lepävara, në Espo. Arla ofron rehabilitim të shumëllojshëm profesional, shkollime dhe shërbime në mënyrë të veçantë për personat që vuajnë nga shikimi i dobët, për ata që kanë humbur dëgjimin dhe për ata që kanë humbur si shikimin ashtu edhe dëgjimin.
Omnia organizon shkollim përgatitor për shkollimin profesional për imigrantë. Informacione të mëtejshme mund të gjeni në finlandisht te guida e shkollimit që gjendet në faqet e internetit të qytetit të Espos.
Shkollimi për të rritur organizohet, midis të tjerash, edhe në gjimnazet për të rritur të Espos, në institucionet shkollore për punëtorë të Espos dhe në institucionin shkollor të Omnias.
Ndihmë për zgjedhjen e profesionit
Këshilla për të rinj është për të rinjtë e Espos. Instruktorët e Këshillave për të Rinj, ofrojnë mbështetje dhe udhëheqje kur i riu (e reja) është duke u përjashtuar ose është përjashtuar nga një institucion shkollor i shkallës së dytë, ose kur i riu (e reja) dëshiron informacione mbi studimin në shkallën e dytë ose informacione mbi mundësinë për të kërkuar alternativa për të studiuar jashtë.
Në faqen e Infobankës Ndihmë për zgjedhjen e profesionit ka informacione mbi zgjedhjen e një profesioni.