Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Kauniainen

Asuminen Kauniaisissa

Banimi në Kauniainen 

Në faqen Banimi, të Infobankës ka informacione të përgjithshme mbi banimin, llojet e ndryshme të banimit dhe shpërnguljen në Finlandë.

Në faqen Banimi, të rajonit të kryeqytetit, ka informacione dhe lidhje mbi strehimin e përkohshëm, banimin për të rinj, aplikimin për banesë me të drejtë pronësie, për të pastrehët dhe për pikat e riciklimit në rajonin e kryeqytetit.

Banesat në pronësi, në Kauniainen 

Në Kauniainen forma më e preferuar e banimit është në banesë të blerë. Çmimet janë mjaft të larta.

Qiradhënësit në Kauniainen 

Në faqet valtakunnallinen Ku të kërkoni për banesë, të Infobankës, është një listë me agjensitë e banesave me qera.

Banesat me qera dhe banesat për grupe të veçanta të qytetit të Kauniainenit 

Formularin e kërkimit për banesë me qera të qytetit mund ta merrni te zyra e informacionit e qytetit dhe mund të printoni një kopje në finlandisht në faqet e internetit të qytetit. Gjithashtu, mund të informoheni për banesa për invalidë dhe për të moshuar në zyrën e socialit të Kauniainenit.

Zyra e socialit (Sosiaalitoimisto)
Ndërtesa e qytetit të Kauniainenit (Kauniaisten kaupungintalo)
Kauniaistentie 10
02700 Kauniainen
Tel. (09) 5056 258 ose (09) 5056 443

Banesat për të rinj dhe për studentë 

Studentët dhe personat nën moshën 26-vjeç mund të aplikojnë për banesat për të rinj, të qytetit të Kauniainenit. Formulari për banesa për të rinj në finlandisht.

Lexoni më tepër për banesat me qira në faqet e internetit të qytetit të Kauniainenit, në finlandisht dhe suedisht.

Transferimi

Në faqen Kur transferoheni, të Infobankës ka informacione të rëndësishme për transferimin.