Asuminen Espoossa
Banimi në Espo
Në faqen Banimi, të Infobankës, ka njohuri të përgjithshme mbi banimin, mënyrat e ndryshme të banimit dhe transferimet në Finlandë.
Në faqen e internetit të rajonit të kryeqytetit Banimi ka informacione dhe lidhje për strehimin afatshkurtër, strehimin e të rinjve, aplikimin për banesa me të drejtë banimi , për të pastrehët dhe vendet e riciklimit që ndodhen në rajonin e kryeqytetit.
Banesat në pronësi, në Espo
Në fillim të vitit 2008, çmimi mesatar i metrit katror te banesat e vjetra në Espo ishte 2645 euro.
Banesat me të drejtë banimi
Në faqet e internetit të qytetit të Espos ka një listë në
finlandisht me banesat me të drejtë pronësie që ndodhen në Espo.
Qiradhënësit në Espo
Në faqen e internetit të Infobankës, Ku gjenden banesat ka një listë të agjensive të banesave me qira.
Banesat me qira të qytetit të Espos
Në përzgjedhjen e banorëve merret parasysh, midis të tjerave, nevoja për banesë dhe të ardhurat. Edhe banorë që nuk banojnë në Espo mund të aplikojnë për këto banesa. Informacione të mëtejshme mund të merrni te Espoon Kruunu Oy, tel. 09 816 58050, e hënë – e mërkurë 9:00 - 12:00, e premte 8:00 - 12:00.
Adresa: Upseerinkatu 3 B, 02600 ESPOO
Orari i shërbimeve: e hënë – e mërkurë 13:00 - 15:00, e enjte 13:00 - 17:00, e premte 8:00 - 12:00
Formulari në finlandisht.
Banesat e grupeve të veçanta
Kërkesa për banesa për invalidë, në Espo dhe për pensione për invalidë, bëhet me të njëjtin formular që bëhet kërkesa për banesat me qira. Formulari në finlandisht dhe suedisht. Zakonisht banesat për invalidë jepen në bazë të rekomandimit nga shërbimet për invalidë dhe shtëpitë e shërbimeve për të moshuar jepen në bazë të rekomandimit të drejtorit të shtëpisë së shërbimeve për të moshuar. Shtëpitë e shërbimeve për të moshuar të Espos në finlandisht dhe suedisht.
Transferimi
Në faqen Kur transferoheni ka informacione të rëndësishme mbi transferimin brenda Finlandës.
Paketa me informacione për personat që transferohen, gjendet në faqet e internetit të qytetit të Espos dhe atje ka informacione në finlandisht për personat e interesuar.
Trajtimi i mbeturinave në Espo
Në faqet e internetit të qytetit të Espos ka informacione në finlandisht dhe suedisht mbi trajtimin e mbeturinave.