Structure_LogoPart1



Zyra e tatimeve

Verotoimisto

Në Finlandë për të gjitha të ardhurat duhen paguar taksa. Punëdhënësi mban taksa nga paga e punëtorit sipas përqindjes së përcaktuar në kartën e tatimeve. Karta e tatimeve merret në zyrën e tatimeve dhe atë duhet t’ja dorëzoni personalisht punëdhënësit. Kur aplikoni për kartë tatimi ju keni nevojë për numrin personal apo për numrin personal të përkohshëm nga zyra e gjendjes civile.

Nga faqja Tatimi gjeni informacion të mëtejshëm mbi pagimit e taksave.

Zyra tatimi ka kudo në Finlandë. Informacione kontakti mbi zyrën e tatimit në zonën ku jetoni mund të gjeni në këtë faqe.

Në faqet e Administratës së tatimeve ka shumë informacion mbi tatimet në Finlandë finlandisht, suedisht ja anglisht.