Structure_LogoPart1



Zyra e gjendjes civile

Maistraatti

Zyrate e gjendjes civile janë institucione zyrtare të pushtetit lokal. Ato merren ndër të tjera me problemet e regjistrimit. Në sistemin e regjistrit të popullsisë shënohen informacionet bazë për ata persona që banojnë në Finlandë. Personi që transferohet në Finlandë duhet të bëjë njoftimin përkatës në zyrën e gjendjes civile. Njoftimi duhet bërë edhe nëse transferoheni brenda për brenda Finlandës apo nëse largoheni nga Finlanda. Zyra e gjendjes civile ka edhe shumë detyra të tjera. Në këto zyra mund të merrni, për shembull, broshura dhe informacione mbi ato biznese dhe shoqata që janë regjistruar në regjistër. Nëpunësi i zyrës civile bën regjistrimin e lidhjes martesore civile. Edhe kontrata e martesës çohet në zyrën e gjendjes civile për t’u regjistruar, në rast se dëshironi ta bëni diçka të tillë.

Në zyrën e gjendjes civile mund të merrni edhe çertifikatën e vendbanimit, nëpërmjet të cilës mund të dëshmoni vendbanimin ose vendin ku banoni aktualisht. Çertifikatën mund ta kërkoni edhe nëpërmjet telefonit ose nëpërmjet postës elektronike.

Informacione të mëtejshme mbi shërbimet e zyrës së gjendjes civile do të gjeni në faqet e zyrës së gjendjes civile. Në këto faqe do të gjeni informacione, ndër të tjera, edhe mbi çështjet e mëposhtme:

Cfarë është numri personal? finlandisht, suedisht

Emigracioni (finlandisht)

Transferimi finlandisht, suedisht

Lidhja e kurorës për shtetasit e huaj finlandisht , anglishtRegjistrimi i marrëdhënies midis shtetasve të huaj finlandisht,suedisht

Informacione mbi zyrën më të afërt të gjendjes civile do të gjeni nga kjo faqe interneti.