Kuolema
Në rast vdekje të papritur duhet të lajmëroni policinë, e cila sqaron, në rast nevoje, shkakun e vdekjes. Gjithashtu lajmëroni edhe autoritetet zyrtare më të rëndësishme lidhur me vdekjen.
Pasi mjeku të ketë sqaruar shkakun e vdekjes, ai shkruan çertifikatën e vdekjes. Çertifikata është e nevojshme që njeriu të mund të varroset. Regjistri i popullsisë ose kongregacioni (kishtar) jep lejen për t’u varrosur pasi mjeku të ketë shkruar çertifikatën e vdekjes.
Në faqet e Kelas ka një listë me çështje që duhen patur parasysh kur vdes i afërmi.
Varrimi
Për organizimin e varrimit mund të merret ndihmë nga komuniteti fetar. Për informacione të mëtejshme pyetni komunitetin fetar ku bëni pjesë. Zyrat e varrimit ofrojnë shërbime kundrejt një pagese.
Bashkimi i zyrave të varrimit të Finlandës
Pro-Seremoniat
Varri
Në Finlandë thuajse shumica e varrezave janë në pronësinë e kishës, megjithatë varri i jepet edhe personit që nuk bën pjesë në kishë. Për informacione të mëtejshme pyetni zyrën e vikarit të komunës tuaj ose zyrën e varrimit të kongregacionit. Në disa komuna gjenden edhe varre të feve të tjera kryesore. Shoqatat e mendimtarëve të lirë mirëmbajnë varreza që janë të hapura për të gjithë. Për arkivolin ose varrin privat nevojitet leje. Kjo leje kërkohet nga administrata e rrethit.
Ndihma financiare për varrim
Ndonjëherë i ndjeri ka të drejtë për ndihmë financiare për varrim në bazë të marrëdhënies së punës. Këshillohuni për këtë me punëdhënësin. Në rast se i ndjeri ka qenë pa të ardhura mund të kërkohet ndihmë elementare nga zyra e shërbimeve sociale të komunës përkatëse.
Pensioni familjar
Vejani (vejusha) dhe fëmijët mund të marrin pension familjar. Në se i afërmi i vdekur ka qenë në punë me rrogë, familja mund të marrë sipas ligjit të punës pension familjar. Në se të ardhurat e familjes janë të ulëta familja mund të marrë pension familjar nga Kela.
Inventari i pasurisë
Inventari i pasurisë duhet të bëhet tre muaj pas vdekjes. Për këtë nevojitet sqarimi i tërësishëm i lidhjes farefisnore me të ndjerin që nga lindja deri në vdekje. Gjithashtu nevojiten çertifikatat zyrtare të pjesëtarëve të pasurisë së të ndjerit, pra të atyre personave që trashëgojnë pasurinë e të ndjerit. Trashëgimia është e tatueshme. Prandaj inventari i pasurisë dorëzohet në zyrën e tatimeve një muaj pas bërjes së inventarit. Informacione të mëtejshme mund të merrni nga faqet e institucionit të drejtësisë dhe nga administrata e tatimeve.
Lidhje internetore:
Ligji për varrimin
Kontaktet e kongregacioneve luterane
Kujdesi për pacientin që po vdes dhe trajtimi i të ndjerit sipas fesë islamike në Finlandë