Yliopistot ja korkeakoulut
"Mësuesit të hapin dyert, por ti vetë duhet të futesh brenda.”
(Proverb kinez)
Shkollat e larta profesionale
Kryerja e diplomës së shkollës së lartë profesionale zgjat zakonisht 3,5 - 4,5 vjet. Për të aplikuar në shkollë nevojitet diploma e pjekurisë së gjimnazit ose diplomë e një shkolle profesionale të shkallë së dytë. Informacione të mëtejshme mbi kriteret e pranimit do të gjeni në faqet internetore të Drejtorisë së Arsimit. Aplikimi për në shkolla bëhet me anë të aplikimit të përgjithshëm për shkollat e larta profesionale.
Opetushallituksen koulutusopas
Opintoluotsi (lidhje të shkollave të larta profesionale sipas fushave të studimit)
Universitetet dhe shkollat e larta
Në universitete dhe shkolla të larta studentët mund të marrin diploma të arsimit të ulët ose të lartë. Në faqet internetore të Drejtorisë së Arsimit mund të gjeni informacione se kush mund të aplikojë në universitet dhe se si aplikohet. Marrja e diplomës së arsimit të lartë zgjat, në shumicën e rasteve, rreth pesë vjet ose më shumë.
Opetushallituksen koulutusopas
Opintoluotsi (lidhje të universiteteve dhe të shkollave të larta sipas fushave të studimit)