Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Të drejtat dhe detyrat e punëtorit

Työntekijän oikeudet ja velvollisuudet

Të drejtat e punëtorit (työtekijän oikeudet)

Para fillimit të punës, punëdhënësi dhe punëtori lidhin ndërmjet tyre zakonisht një kontratë me shkrim, ku përmenden kushtet që kanë të bëjnë me vendin e punës në fjalë, si për shembull: orari i punës, paga, leverditë, shtesat e mundshme të rrogës, dita e pagesës së rrogës etj. Kushtet e tjera të zbatuara në Finlandë gjenden në faqet e internetit, të sindikatave profesionale (ammattiliittojen).

Punëtori ka të drejtë:

  • të marrë një rrogë sipas marrëveshjes mbi kushtet e punës ose sipas marrëveshjes së kushteve të postit zyrtar
  • të marrë mbrojtjen e mbështetur te ligjet dhe marrëveshjet
  • të organizohet në sindikata
  • të ketë një ambient pune të shëndetshëm dhe të sigurtë

Ndihmë në rast problemesh (apua ongelmatilanteissa)

Punëdhënësi duhet t’i përmbahet marrëveshjes mbi kushtet e punës ose marrëveshjes mbi kushtet e postit zyrtar. Për shembull, ai nuk mund të paguajë rrogë më të ulët se sa ç’është përcaktuar në marrëveshje.

Punëdhënësi nuk mund të diskriminojë punëtorin, kur, gjatë marrëdhënies së punës, merr vendime që kanë të bëjnë me ndarjen e punës, ecurinë e karrierës ose me përfundimin e marrëdhënies së punës. Diskriminimi në punë është krim. Në se jeni objekt i diskriminimit në punë mund të njoftoni për këtë autoritetet zyrtare të mbrojtjes në punë.

Në rast problemesh mund të këshilloheni me personin e deleguar të mbrojtjes në punë, me shefin e mbrojtjes në punë ose me personin përkatës konfidencial.

Informacione të mëtejshme mund të gjeni në faqen e internetit, të qendrës për sigurimin në punë, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.


Detyrimet e punëtorit (työntekijän velvollisuudet)

Ju, si punëtor, jeni i detyruar t’u përmbaheni të gjitha orareve të përcaktuara. Kur jeni i sëmurë, sqaroni se për sa ditë do të jeni i sëmurë që t’i paraqesni punëdhënësit raportin nga mjeku. Mos harroni se duhet t’ju përmbaheni praktikave të vendit të punës ku punoni. Kështu i përshtateni edhe më lehtë kolektivit të punës.

Punëtori ka për detyrë:

  • Ta kryejë punën me kujdes
  • T’i përmbahet udhëzimeve të drejtuesit të punës
  • Të refuzojë aktivitetin që konkurron punëdhënësin e tij
  • Të ruajë sekretet e biznesit dhe të profesionit
  • Të marrë parasysh interesin e punëdhënësit

Informacione të mëtejshme (lisää tietoa)

Njohuri mbi tatimin dhe sigurimin pensional ka në Infopankki.

Në se kërkoni informacione të mëtejshme në finlandisht mbi jetën e punës, legjislacionin, të drejtat dhe detyrat, mbi kontratat e punës dhe çështje të tjera që lidhen me punën, shihni çelësin e tregut të punës (työmarkkina-avain). Informacione mbi çështjet e punës dhe të legjislacionit mbi punën, ka në faqet e internetit të Drejtorisë së punësimitfinlandisht, suedisht dhe anglisht.

Në broshurën ”Mirësevini në punë”, flitet në mënyrë të përmbledhur mbi punën si dhe spjegohen termat më të përgjithshëm (broshura në gjuhë finlandeze të thjeshtuar, në  finlandisht, suedisht dhe anglisht).

Në faqet e internetit të Drejtorisë për Mbrojtjen në Punë janë mbledhur udhëzime se si të veprohet në situata problematike, si dhe informacione mbi çështjet mbi marrëdhëniet në punë, mbi veprimtarinë që lidhet me mbrojtjen në punë, mbi kushtet e punës, mbi faktorët e rrezikut dhe faktorët e dëmshëm, si dhe mbi lejet e ndryshme dhe legjislacionin përkatës. Faqet janë publikuar në finlandisht, suedisht, anglisht, estonisht dhe rusisht.

Informacione mbi kushtet e punës nga fusha të ndryshme:

Në faqet e internetit të fushave të shërbimit:

Fusha e akomodimit dhe e ushqimit   
Fusha e biznesit
fusha e pasurive të patundshme

Informacione në suedisht, anglisht, rusisht dhe estonisht.

Fusha e ndërtimtarisë:
finlandisht
suedisht
rusisht

Ligji për kontratën e punës
Marrëveshje mbi kushtet e punës