Verotus
“Taksat dhe qiraja nuk mbarojnë kurrë.”
(Proverb gjerman)
Karta tatimore dhe përqindja e tatimeve (verokortti ja veroprosentti
)
Në Finlandë duhet paguar taksa për të gjitha të ardhurat. Kur të fillosh punën, mos harro të marrësh kartën e tatimit nga zyra më e afërt e tatimit dhe t’ja dorëzosh atë punëdhënësit. Pa kartën e tatimit punëtorit i mbahen 60% nga të ardhurat e rrogës. Mos harro që kur të shkosh në zyrën e tatimeve të kesh me vete edhe kontratën e punës, nga ku duket paga juaj. Në kartën e tatimit duket përqindja e tatimeve. Në rast se përveç punës kryesore ti bën edhe ndonjë punë tjetër, atëhere përdor kartën tatimore dytësore, të cilën duhet t’ja japësh menjëherë punëdhënësit.
Përqindja e tatimeve varet nga të ardhurat dhe ajo mund të ndërrohet edhe gjatë viti, në rast se ndryshojnë të ardhurat. Ndiqi me kujdes të ardhurat që merr dhe përqindjen e tatimeve, sepse në rast se paguan shumë pak tatime, atëhere duhet të kthesh shumën e caktuar vitin e ardhshëm. Në rast se ke nevojë për këshilla, duhet të pyesësh në zyrën më të afërt të tatimeve.
Në rast se punoni për një person privat dhe përfton më pak se 1500 euro në vit, atëhere karta tatimore nuk është e nevojshme. Karta tatimore nevojitet në rast se punoni për një kompani. Deklarimi i tatimeve duhet të bëhet në të dyja rastet.
Deklarimi i tatimeve (veroilmoitus
)
Deklarimi i tatimeve duhet të bëhet çdo vit. Drejtoria tatimore i dërgon secilit rrogëtar deklaratën tatimore të plotësuar paraprakisht gjatë muajit prill. informacionet për plotësimin paraprak të deklaratës tatimore janë marrë, për shembull nga punëdhënësit, bankat, kompanitë e sigurimeve dhe nga Institucioni i Sigurimeve Pensionale.
Në se në deklaratën e plotësuar paraprakisht ka informacione të gabuara ose të mangëta, ato duhet t’i korrigjojë vetë personi. Më pas formulari i firmosur i dërgohet drejtorisë tatimore. Në se të gjitha informacinet janë të sakta, atëhere deklarata tatimore nuk ka nevojë të kthehet.
Për informacione të mëtejshme në çështjet e tatimit mund të shihni faqet internetore të drejtorisë tatimore, në finlandisht (suomeksi), suedisht (ruotsiksi), anglisht (englanniksi) dhe rusisht (venäjäksi).
Kartën tatimore mund ta rezervoni edhe nëpërmjet faqeve të internetit të drejtorisë tatimore, në finlandisht (suomeksi), suedisht (ruotsiksi), ose anglisht (englanniksi).
Në faqet internetore të Expat Finland ka informacione në anglisht mbi tatimin në Finlandë.