Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Studimi në Finlandë

Opiskelu Suomessa

Lejeqëndrimi për studentin

Edhe shtetasit e huaj mund të studiojnë në institucione shkollore finlandeze. Për kohën e studimit ata kanë nevojë për lejeqëndrim. Ju duhet të kërkoni lejeqëndrim në qoftë se studimet zgjasin më shumë se tre muaj.

Lejeqëndrimi i parë kërkohet zakonisht nga përfaqësia e Finlandës në vendin përkatës. Në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit (maahanmuuttovirasto) ka informacione mbi aplikimin dhe dokumentët të cilët nevojiten për formularin. Vazhdimi i lejeqëndrimit bëhet nga stacioni i policisë në komunën e banimit.  

Shtetasit e vendeve të BE:së dhe ata që konsiderohen të njëjtë me të lartpërmendurit nuk kanë nevojë për lejeqëndrim. Megjithatë ata duhet ta regjistrojnë qëndrimin e tyre me qëllim studimi në Finlandë, në rast se studimet zgjasin më shumë se tre muaj.

Jo çdo lloj studimi të jep të drejtën për të patur lejeqëndrim. Studimi duhet të jetë me qëllim marrjen e një profesioni ose të diplomës së pjekurisë. Në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit ka informacione mbi llojin e studimit që jep të drejtën për të marrë lejeqëndrim.

Në faqet e Drehjtorisë së Migracionit ka informacione të mëtejshme për dhënien e lejeqëndrimit për studentë në finlandisht, suedisht, anglisht, frëngjisht dhe rusisht.

Të ardhurat në Finlandë

Zakonisht, shteti i Finlandës nuk financon studimin e studentëve të huaj në Finlandë. Kjo do të thotë, se ju nevojiten para për të jetuar në Finlandë. Në shumicën e rasteve, kur kërkohet lejeqëndrimi, ju duhet të sqaroni se si do ta financoni jetesën tuaj në Finlandë. Informacione të mëtejshme ka në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit në pikën ”Toimeentuloedellytys” (”Të ardhurat e studentit”).

Nëse personi vjen në Finlandë vetëm me qëllimin për të studiuar, ai nuk konsiderohet si banor me banim të përhershëm në Finlandë. Pra, ai nuk ka të drejtë të marrë sigurimin social që administrohet nga Kela. Informacione të mëtejshme mund të merrni nga faqet e Kelas në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Puna si student

Nëse dëshironi mund të bëni punë me orar të kufizuar gjatë kohës së studimeve. Informacione të mëtejshme ka në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit në pikën ”Voiko opiskeluaikana tehdä työtä” (“A mund të punohet gjatë kohës së studimeve”).

Informacione të mëtejshme

Në faqen Shkollimi të Infopankkit ka informacione ndër të tjera, për sistemin shkollor të Finlandës dhe për mundësitë e ndryshme të shkollimit. 

Në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit ka informacione mbi këtë temë në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht

Shërbimi telefonik i Drejtorisë së Migracionit funksionon të martën, të mërkurën dhe të enjten nga ora 10.00-11.00 duke iu përgjigjur pyetjeve, të cilat kanë të bëjnë me kërkesat për lejeqëndrim të studentëve dhe të studiuesve, në numrin telefonik 071 873 3720.