Väkivaltatilanteet
Në raste dhune është me rëndësi të kërkoni ndihmë. Në rast se keni nevojë për ndihmën e menjëhershme të policisë, telefononi në numrin e urgjencës së policisë: 112. Nuk ke nevojë për prefikse të tjerë, as atëherë kur telefononi nga celulari.
Shumë vende të ndryshme ofrojnë mbështetje për viktimat nga dhuna. Mund të kontaktoni, për shembull urgjencën e viktimave. Numri i telefonit është 0203-16116. Në Urgjencën e Viktimave të Krimit ndodhet linja Ndihmë (Help-line) në numrin 020316118, që shërben në finlandisht dhe anglisht nga e hëna deri të mërkurën nga ora 15-18.
Gratë dhe vajzat që kanë provuar dhunë mund të telefonojnë në Linjën e Gruas, e cila shërben në gjuhët e mëposhtme:
finlandisht
suedisht
anglisht
Monika–Naiset liitto ry ndihmon gra dhe fëmijë emigrantë që kanë qenë viktima të dhunës. Monika ndihmon në gjuhën arabe, në gjuhën dare, në anglisht, spanjisht, në gjuhën farse, në hindu, italisht, në gjuhën kurde, në portugalisht, në frëngjisht, në rumanisht, në suedisht, në gjermanisht, në somalisht, në finlandisht, në gjuhën tagaloge, në tailandisht, në turqisht, në rusisht, në gjuhën vietnameze dhe në estonisht.
Shërbimi 24-orë telefonik kombëtar i Monika-s është (e hënë – e dielë), 09–692 2304
Broshurat mbi shërbimet e Monika-s:
finlandisht
anglisht
spanjisht
në gjuhën kurde
persisht
frëngjisht
somalisht
gjuhën tagalog
në gjuhën tailandeze
estonisht
rusisht
Projekti Amoral.mll.fi për qarkun e Uusimaa-së, i Shoqatës së Mannerheim-it për Mbrojtjen e Fëmijëve annerheimin Lastensuojeluliiton Uudenmaan piirin hanke ofron këshilla dhe ndihmë për viktimat e dhunës, familjeve të tyre si dhe autoriteteve zyrtare që punojnë në këtë fushë.
Informacione të mëtejshme mbi krimet
Informacione të mëtejshme mbi krimet raciste
Dhuna në familje (Perheväkivalta)
Informacione mbi dhunën në familje ka në faqen e internetit Dhuna në familje.
Dhuna seksuale
Krimi seksual mund të jetë përdhunimi, shtyrja me forcë në aktin seksual, shfrytëzimi seksual dhe blerja e shërbimeve seksuale nga të mitur. Dhuna seksuale mund të ndodhë edhe në marrëdhënie ndërçiftore.
Në qendrën e mbështetjes për gra Tukinainen ka linjë falas telefonike në rast urgjence (tel. 0800-97899) për viktimat e dhunës seksuale. Shoqata e shëndetit mendor të Finlandës ka qendra urgjence në anë të ndryshme të Finlandës.
Ndalim-afrimi (Lähestymiskielto)
Kundër personave që kërcënojnë dhe shqetësojnë vazhdimisht mund të kërkohet ndalim-afrimi nga policia. Lidhur me këtë mund të informoheni në faqet e policisë (poliisi) në 14 gjuhë të ndryshme. Mund edhe të këshilloheni me organet sociale.
finlandisht
suedisht
anglisht
shqip
arabisht
kurdish
persisht
serbisht
Ngacmimi në vendin e punës
Ngacmimi në vendin e punës është zakonisht dhunë psiqike dhe është detyrë e eprorit të ndërhyjë në se shfaqen raste të tilla.Mund të kërkoni ndihmë edhe nga i deleguari për mbrojtjen në punë në vendin ku punoni, ose nga shërbimi shëndetësor në punë. Nuk është turp të kërkoni ndihmë!