Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Helsinki

Kriisitilanteet Helsingissä

Rastet e krizave në Helsinki

Në faqen e internetit Rastet e krizave, të Infobankës, ka informacione se ku mund të merrni ndihmë në Finlandë në raste krizash.

Shihni edhe faqen e metropolit të kryeqytetit, Rastet e krizave.

Kujdestaria e punëve sociale (Sosiaalipäivystys)

Kujdestaria e punëve sociale 020 696 006 ndihmon nga ora 16-08, në raste ku ka nevojë për ndihmë të menjëhershme sociale. Gjuhët e shërbimit janë finlandishtja, suedishtja dhe anglishtja.

Gjatë orarit zyrtar (ora 8-16) këto shërbime kryesisht gjenden në zyrën e socialit, të zonës ku banoni. Informacionet e kontaktit në finlandisht.

Urgjenca në raste krizash (kriisipäivystys)

Nëse keni nevojë për ndihmë të shpejtë psikologjike në raste krizash, atëherë mund të kontaktoni urgjencën në raste krizash. Punonjësit e urgjencës në raste krizash japin ndihmë psikologjike të shpejtë nëpërmjet telefonit. Sipas nevojës, ata mund të vijnë në shtëpinë tuaj ose në vendin e aksidentit.

Mund të telefononi në numrin e urgjencës 09 3104 4222, në raste krizash, në çdo orë. Informacione mbi urgjencën në raste krizash në finlandisht .

 

Problemet me shëndetin

Informacione mbi kujdesin shëndetësor në Helsinki, do të gjeni në faqen e internetit të Infopankkit, Shëndeti në Helsinki.

Problemet e fëmijëve, të rinjve dhe problemet në familje

Këshilla për fëmijë në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Informacionet e kontaktit në finlandisht të këshillimoreve për familje, sipas zonave.

Në Helsinki, qendrat për familje ofrojnë ndihmë në problemet familjare. Qendrat për familje në Helsinki, në finlandisht.

Problemet e të rinjve

Në faqet e internetit Qendra e Shtypit për të Rinj Kompassi ka informacione për vendet ku të rinjtë mund të kërkojnë ndihmë në situata të ndryshme të jetës.

Strehimorja për të rinj 

Strehimorja për të rinj është për ata të rinj e të reja, të cilët kanë nevojë për një vend të sigurtë për të kaluar natën. Në strehimore mund të telefononi në çdo orë. Në strehimore mund të vini pas orës 17 dhe mund të rrini deri në orën dhjetë të mëngjesit. Në strehimore nuk mund të jetohet për një kohë të gjatë. 

Strehimorja për të rinj (Nuorten turvatalo)
Uudenmaankatu 32 A
00120 Helsinki
Tel. (09) 622 4322
Posta elektronike: turvatalo.helsinki(at)redcross.fi

Vende të tjera në Helsinki, ku mund të kërkoni ndihmë:
Zyra e krizave të të rinjve, e Misionit të Helsinkit, në finlandisht.

Situatat e dhunës

Strehimorja e metropolit të kryeqytetit (Pääkaupungin turvakoti)
Steniuksentie 20
00320 Helsinki
Tel. (09) 477 7180

Strehimorja është për njerëz mbi 18-vjeç, të cilët kanë qenë objekt dhune fizike dhe psiqike.

Problemet me substancat intoksikuese

Në faqen e shërbimeve të asistencës Oma (Oma-apupalvelut), të Drejtorisë së Punëve Sociale, ka në finlandisht teste dhe mjete të tjera ndihmëse që ndihmojnë në ndërprerjen e përdorimit të substancave intoksikuese.

Qendrat për të rinj u shërbejnë të rinjve nën 24-vjeç, të cilët janë të shqetësuar për përdorimin e substancave intoksikuese ose për varësi të tjera. Informacione të mëtejshme dhe kontaktet në finlandisht dhe suedisht.

Klinikat A (A-klinikka) shërbejnë për persona që përdorin substanca intoksikuese ose për të afërmit e tyre që përdorin ose për të rritur të tjerë të cilët janë të shqetësuar nga varësitë e tyre. Informacione të mëtejshme dhe kontaktet në finlandisht dhe suedisht.

Personat e pastrehë mund të kontaktojnë informacionin e shërbimeve sociale për të pastrehët, tel. (09) 310 74065, hapur ora 8.15-16.00. Informacione të mëtejshme në finlandisht.

Për probleme që lidhen me ndërprerjen e duhanit, mund të drejtoheni edhe te qendra juaj shëndetësore. Qendrat shëndetësore të Helsinkit, në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Telefoni me informacione për shërbimet e shëndetit përgjigjet për pyetje që kanë të bëjnë me shërbimet e shëndetit 24 orë në ditë, në numrin (09) 10023.

Me anë të kurës së dezintoksikimit mund të merrni ndihmë për të ndërprerë përdorimin e ndonjë substancë intoksikuese, të cilën e keni përdorur për një kohë të gjatë. Informacione të mëtejshme në finlandisht.

Problemet me droga

Në klinikën për trajtimin e drogave mund të vini pa patur nevojë për rezervim takimi. Klinika bën vlerësimin e nevojës për trajtim dhe më pas fillon trajtimin e personit. Informacione të mëtejshme dhe informacionet e kontaktit në finlandisht.

Shërbime të organizatave të ndryshme

Në faqen Päihdelinkki, të Fondacionit të Klinikës A, mund të bëni një test që vlerëson situatën tuaj lidhur me përdorimin e drogave. Ky test mund të bëhet në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Instituti Diakonik i Helsinkit (Helsingin Diakonissalaitos) dhe Jeta është droga më e mirë ry (Elämä on parasta huumetta ry)

Informacioni në internet Informacione me telefon 0800 900 45 (pa pagesë, hapur 24 orë në ditë)

Blogu Kuivaushuone (Dhoma e Tharjes), e shërbimit Päihdelinkki, të Fondacionit të Klinikës A, në finlandisht.

Telefoni i shërbimit të shoqatës ”Larg Drogave ry” (irti Huumeista ry)

Tel. 010 80 4550 gjatë javës ora 9 - 15 dhe 18 - 21. Shërbimi në gjuhën suedeze, në numrin 050 371 3455 të enjten, ora 17-20.

Mobiilivinkki, i shoqatës ”Jeta është droga më e mirë ry”, jep informacione mbi oraret, adresat dhe shërbimet e zyrave të informacionit shëndetësor, nëpërmjet mesazheve telefonike. 

NA- Narkomanët anonimë

Problemet me borxhet

Ju mund të kontaktoni seksionin e financave dhe të këshillave për borxhe, të Drejtorisë së Punëve Sociale (sosiaaliviraston talous- ja velkaneuvontayksikkö) , në rast se keni nevojë për këshilla lidhur me borxhet që keni. Seksioni i financave dhe i këshillave për borxhe mund t’ju ndihmojë në organizimin e çështjeve lidhur me shlyerjen e borxheve.

Informacionet e kontaktit:

Hämeentie 31 A, kati 4
00500 Helsinki
Rezervimi i takimit dhe informacioni
tel. 09 3104 3887 e hënë-e premte 9-12

Për më tepër mund të lexoni në faqet e internetit të qytetit të Helsinkit në finlandisht , suedisht dhe anglisht .

Këshilla juridike

Zyra e ndihmës legale të Helsinkit, në finlandisht dhe suedisht.

Kujdestaria pa pagesë, për çështje legale në bibliotekën e Tëlës (Töölö), në finlandisht dhe suedisht

Kujdestaria pa pagesë për çështje juridike për gra, e Shoqatës për Çështjet e Grave ”Union” (Naisasialiitto Union) në finlandisht dhe suedisht.

Të pastrehtët

Personave të pastrehë u shërben Zyra e veçantë sociale e qytetit të Helsinkit (Helsingin kaupungin erityissosiaalitoimisto).

Gjithashtu, banorët e pastrehë të Helsinkit mund të gjejnë banesa edhe te Ushtria e Shpëtimit (Pelastusarmeija) dhe Instituti Diakonik (Diakonissalaitos). Strehimorja e Helsinkit (Helsingin ensikoti) është për nëna të reja, të cilat do ta lindin vetëm fëmijën që presin. 

Vdekja

Për informacione mbi çështje që kanë të bëjnë me vdekjen, shihni faqen Vdekja, të Infobankës.