Kriisitilanteet
SITUATA URGJENCE NE KAJAANI
Nëse keni ndonjë problem në familjen tuaj, ju mund të shkoni në qendrën këshillmore për familjen (perheneuvola). Ju mund të kontaktoni qendrën drejtë për drejtë ose të pyesni zyra të tjera (si p.sh. kopshe, shkoll, shërbimet shoqërore apo çerdhe) të cilët do t’iu drejtojë atje. Ju mund të kërkoni ndihmë tek qendra këshillmore e familjes nëse jeni të shqetësuar për fëmijën tuaj nëse ka probleme lidhur me sjelljen e fëmijës ose nëse keni probleme bashkëshortore. Për të ditur më shumë shihni http://maakunta.kainuu.fi/perhetyö.
http://maakunta.kainuu.fi/sosiaalityöntekijöiden yhteystiedot.
Ndihmë dhe mbështetje për gratë, fëmijët dhe vajzat.
Është në dispozicion një linjë kombëtare nga e hëna në të premte (24 orëshe) në numrin: (09) 692 2304. E mail: info@monikanaiset.fi
Ju mund të telefononi falas nga çdo vend në Finlandë linjën e ndihmës për fëmijët e të rinjtë tek numri i telefonit 0800120400. Do t’ju përgjigjet një vullnetar i përgatitur i cili do t'ju kushtojë kohë që t’ju dëgjojë. Gjithë punonjësit vullnetare kanë detyrim të ruajnë sekretin. Ndihma e linjës është e hapur që nga 14:00 deri në 20:00, nga e hëna në të premte dhe nga 17:00 deri në 20:00 të shtunave dhe të djelave.
linjën e prindërvetek 0600 12277 nëse keni pyetje, shqetësime lidhur me rritjen e fëmijëve. Telefonatat kushtojnë 0,08 €/minute + tarifa e rrjetit lokal. Linja është e hapur të martave nga ora 10:00 deri në 13:00 dhe 17:00 deri në 20:00, të enjteve nga ora 14:00 deri në 20:00 dhe të djelave nga 17:00 deri në 20:00. Telefonatat merren nga punonjës vullnetarë.
Ju mund të hapni vetë ju një procedure për divorc në zyrën vendore të gjykatës ose së bashku me bashkëshortin tuaj. Përpara se të miratohet divorci, bashkëshorti do të ketë në dispozicion një kohë të ashtuquajtur periudha për ta menduar edhe një herë, që zgjat gjashtë muaj. Pasi kjo periudhë kalon, ju duhet të aplikoni për fazën përfundimtare të divorcit brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Kur të paraqisni kërkesën për divorc, ju mund të bini dakord mbi të drejtën për përkujdesje, mbajtje dhe për të takuar fëmijët. Bashkëshortët mund të bien së bashku dakord për këto gjëra ose mund t'i drejtohen punonjësit social. Për të ditur më shumë mbi numrat e kontaktit dhe oraret e punës së punonjësve socialë shihni: http://maakunta.kainuu.fi/sosiaalityöntekijöiden yhteystiedot .
Për të ditur më shumë shihni http://maakunta.kainuu.fi/avioero_ja_edunvalvonta_erotilanteessa.
Nëse ju ose një pjesëtar i familjes suaj ka ndonjë problem me abuzim substancash (alkool ose droga), është në dispozicion ndihmë dhe udhëheqje. Për të ditur më shumë shihni http://maakunta.kainuu.fi/päihdehuollon palvelut.
alkoolistëve anonimënë Kajaani. Linja e ndihmës (044 281 3903) është e hapur të djelave nga ora 10:00 deri në orën 11:00.
Shërbimet i Hetimit ndaj ankesave
Shërbimet e hetimeve ndaj ankesave në Kainuu përfshijnë këshillime për klientin, hetime financiare dhe borxhi në vijim të ankimeve të popullatës, hetime për pacientë, hetime mbi mirëqenien sociale dhe mbikëqyrje të përgjithshme të interesave.
bazohet mbi ligjin dhe është falas për banorët. Këshillimi për klientët jep drejtime dhe informacione, p.sh. për blerjen e mallrave dhe shërbimeve dhe ndihmon gjithashtu në zgjidhjen e mundshme të problemeve. Për të ditur më shumë shihni http://maakunta.kainuu.fi/kuluttajaneuvonnan_linkit.
Këshillim borxhi ndihmon për të përshkruar qartë gjendjen financiare. Nga shërbimi i hetimeve financiare në vijim të ankesave lidhur me to ju mund të merrni informacion dhe direktiva kur keni nevojë për një hua. Shërbimi i hetimit për mirëqenien sociale kryet nga një punonjës i pa anshëm i bashkisë i cili kujdeset për interesat e klientëve dhe jep këshillim. Për të ditur më shumë shihni http://maakunta.kainuu.fi/sosiaaliasiamies.
Personi që merret me hetime për pacientë informon pacientët dhe të afërmit e tyre për të drejtat e tyre. Këshilltari i ndihmon ata në paraqitjen e kundërshtimit ose e ankesës ndaj një trajtimi të veçantë. Për të ditur më shumë shihni http://maakunta.kainuu.fi/potilasasiamies.
Shërbimi i viktimave të krimeve
Shërbimi i Mbështetjes së Viktimave të Krimeve të Finlandës (Rikosuhripäivystys) ndihmon viktimat e krimeve si dhe dëshmitarët pasi ka ndodhur një krim. Veprimet bashkërenditen së bashku edhe me Kryqin e Kuq të Finlandës.
Vullnetarë të përgatitur ndihmojnë viktimat personalisht në zyrat rajonale të Mbështetjes për Viktimat. Shërbimet e mbështetjes janë falas, me përjashtim të tarifës së telefonatave.
Linja për mbështetjen e viktimave është me numrin: 0203 16116, e hapur nga ora 13:00 deri në orën 21:00 të hënave dhe të martave, dhe të mërkurat nga ora 17:00 deri në 21:00 të shtunave dhe të djelave.
Është në dispozicion edhe ndihmë juridike nga 17:00 deri në 21:00, nga e hëna në të enjte. 0203 16117.
Linja e mbështetjes së dëshmitarëve është e hapur nga 17:00 deri në 19:00, nga e hëna në të enjte, në numrin e telefonit: 0203 16118.
Për më shumë informacion shihni: www.rikosuhripaivystys.fi
Kur ndodh një vdekje në familje ofrohet ndihmë përmes kishës, organizatave vullnetare si dhe punonjësve socialë të zonës së Kainuu. Për të ditur më shumë shihni http://maakunta.kainuu.fi/sosiaalityontekijoiden_yhteystiedot.
- Nëse një i afërm vdes në shtëpinë tuaj, ju lutem kontaktoni policinë ose shërbimin e urgjencës.
- Nëse ndonjë i afërm juaji vdes në spital, spitali do të regjistrojë vdekjen dhe do të kujdeset për njoftimet zyrtare të vdekjes. Spitali do t’ju japë çertifikatën e vdekjes.
Gjërat që duhen organizua në rast vdekjeje:
- Të bien dakord mbi organizimin e varrimit (vendin e varrimit, kohën, kishën, etj) me komunën.
- Funerali do të organizohet nga të afërmit. Nëse nuk ka të afërm, mund të gjeni ndihmë në zyrën e shërbimeve shoqërore vendore.
- Ju mund të shpallni një njoftim vdekjeje në gazetë por kjo është tërësisht sipas dëshirës.
- Autoritetet do të njoftojnë Kela (Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Finlandë) si dhe firmën e pensioneve të të vdekurit por edhe të afërmit mund ta bëjnë këtë.
- Nëse i vdekuri kishte sigurim për jetën, ju duhet të kontaktoni menjëherë firmën siguruese të jetës, ndaj aksidenteve apo të pasurive të paluajtshme (sipas rastit).
- Të mbyllen gjithë kontratat e lidhura nga personi i vdekur (me televizionin, energjinë elektrike, ujin, mbledhjen e plerave).
- Të njoftohet posta dhe banka.
- Administratori i pasurive të paluajtshme: Të afërmit duhet të caktojnë një në mes tyre si administrator të pasurive të paluajtshme, p.sh. duke përdorur një leje të noterizuar.
- Nëse i vdekuri ka lënë testament, duhet që gjithë të afërmit të njoftohen për ekzistencën e tij.
- Inventari i pasurive të paluajtshme duhet t’i dorëzohet autoriteteve Brenda 3 muajve nga data e vdekjes.
- Tatimet: Masa e tatimeve e të vesë/veut mund të jetë e ndryshme sipas rastit. E veja/i veu duhet ta diskutojë këtë gjë personalisht tek zyra vendore e taksave.
Sposnsorizuesi kryesor i kësaj faqeje është Fondi Social Evropian.