Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Sigurimi pensional

Eläketurva

Sistemi i pensionit në Finlandë

Në Finlandë ka dy lloje sistemesh pensionesh që plotësojnë njëri-tjetrin:

  • Pensionet e punës fitohen nga puna me rrogë dhe nga biznesi. Njerëzit që janë në punën me rrogë ose që kanë biznesin e tyre, janë të përfshirë në sistemin e pensionit të punës. Detyra e punëdhënësit është që të paguajë sigurimet e punonjësve dhe që të gjithë punonjësit të jenë të siguruar me pension. Personat që kanë aktivitetin e tyre të biznesit duhet t’i paguajnë vetë sigurimet.
  • Pensionet popullore janë për ata pensionistë të cilët nuk kanë pension pune ose në rast se pensioni i punës është shumë i vogël.

Në të dy sistemet e pensioneve ka edhe pension vjetërsie dhe pension invaliditeti. Pensioni i vjetërsisë mund të fillojë në mosha të ndryshme: në sistemin e pensionit të punës ai fillon në moshën 63-68 vjeç dhe në sistemin e pensionit popullore ai fillon në moshën 65 vjeçare.

Imigranti ka të drejtë për të marrë pension

Imigrantët të cilat kanë jetuar gjatë në Finlandë, marrin pension vjetërsie ose pension invaliditeti. Shuma e pensionit varet nga koha e banimit ose e punës së personit në Finlandë.

Nëse imigranti nuk ka banuar në Finlandë për një kohë të gjatë sa për të patur të drejtën për një pension të mjaftueshëm, atëhere ai/ajo mund të kërkojë nga Kela, asistencë të veçantë për imigrantë. Asistenca e veçantë mund të miratohet nëse personi ka banuar të paktën pesë vjet në Finlandë dhe është në gjendje të dobët ekonomike.

Informacione të mëtejshme mbi ndihmat e veçanta për imigrantë, ka në faqet e internetit të Kela-s finlandisht (suomeksi), suedisht (ruotsiksi) dhe anglisht (englanniksi).

Përveç pensionit ose asistencës së veçantë, Kela mund të paguajë edhe asistencë për qira (asumistuki) për ata persona që kanë të ardhura të pakta financiare.

Kur bashkëshorti/bashkëshortja ose kujdestari i familjes vdes, burri i ve (ose e veja) dhe fëmijët mund të kërkojnë pension familjar.

Kërkesa për pension

Për të gjitha pensionet duhet bërë kërkesë. Mund të kërkoni për pension pune dhe pension popullor me një formular dhe atë mund ta dorëzoni te një nga zyrat e Kelës, te një nga pikat e shërbimit të pensionit të punës ose te Qendra e Sigurimeve Pensionale. Pensionin e invaliditetit mund ta kërkoni me anë të një formulari tjetër, të ndryshëm nga formulari për pension pune. Mund të përdorni formularët në letër ose formularët në internet.

Pensionin e vjetërsisë mund ta kërkoni edhe drejtpërsëdrejti nga interneti, nëse keni kodet e bankës në rrjet.

Informacione të mëtejshme

Në faqet e Kelas do të gjeni informacione mbi pensionin popullor dhe asistencën e veçantë për imigrantë në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Në faqet Tyoelake.fi ka informacione mbi pensionin e punës në finlandisht, suedisht dhe anglisht.