Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Si të kërkosh punë

Miten haet työtä

"Në se i do mollët, duhet të shkundësh pemën.”
(Proverb bullgar)

Para se të kërkoni punë

Kur kërkoni punë dhe keni nevojë për ndihmë, mund të përdorni alternativa të ndryshme. Mgjithatë mos harroni, se më e rëndësishme është të kërkoni vetë punë në mënyrë aktive. Sigurohuni që t’i keni të gjitha dëftesat e përditësuara. Do të ishte mirë që të gjitha dëftesat të jenë të përkthyera në finlandisht ose në suedisht. Njohja dhe njehsimi e diplomave të shkollave profesionale dhe e diplomave të shkollave të larta është mirë të bëhet sepse ndihmon punëdhënësin për të patur një ide më të qartë mbi shkollimin tuaj. Njohja dhe njehsimi i diplomave bëhet me pagesë.

Në rast se nuk jeni i sigurtë se çfarë pune dëshironi të bëni, mund të rezervoni një takim në entin e punësimit me instruktorin për zgjedhjen e profesionit. Për informacione të mëtejshme mund të pyesësni në entin tuaj të punësimit.

Njeriu nuk mund të diskriminohet kur ai kërkon punë. Kur punëdhënësi zgjedh punëtorë të rinj, ai nuk mund të vendosë kushte të tilla, të cilat nuk kanë të bëjnë me kryerjen e punës. Njeriu nuk mund të diskriminohet për moshën, përkatësinë etnike, invaliditetin, orientimin seksual, ose për gjininë apo identitetin gjinor të tij. Diskriminimi është i ndaluar edhe, për shembull, për shkak të pasurisë ose shtatzëninë. 

Shihni në faqet e internetit të Infopankki-t rubrikën Ku merret ndihmë në rast diskriminimi?

CV, ose historiku i punës

Mos harroni të përditësoni cv:në tuaj. Udhëzime në finlandisht, mund të merrni në broshurën ”Kërkimi i punës” që gjendet në faqet e internetit të drejtorisë së punësimit (työhallinnon sivuilta Työnhakuun -oppaasta). Shihni këtu modelin e cv:së në finlandisht (doc).

Përkthimet e modelit janë në gjuhët e mëposhtme:
arabisht.doc   
anglisht.doc  
serbokroatisht.doc   
rusisht.doc  

CV-ja Europass

Europass është cv e përgjithshme europiane, pra historiku i shkollimit dhe punës. Ajo përbëhet nga pesë dokumente, qëllimi i të cilave është t’i ndihmojë studentët dhe punëtorët për të treguar dijet e tyre në Europë. Dokumentat kanë të njëjtën formë dhe janë në përdorim në të gjitha shtetet e BE-së/BEE-së. Europass-in mund ta përdorni gjatë kërkimit të punës ose kur aplikoni për shkollim. Europass-i është vecanërisht i vlefshëm për ata persona, të cilët kërkojnë punë në një tjetër shtet europian ose të cilët aplikojnë për një program studimor jashtë shtetit.

Modelet e CV-së për plotësimin e Europass-it (bullgarisht, cekisht, danisht, gjermanisht, greqisht, anglisht, spanjisht, estonisht, frëngjisht, kroatisht, islandisht, italisht, letonisht, lituanisht, hungarisht, hollandisht, norvegjisht, polonisht, portugalisht, rumanisht, sllovenisht, finlandisht, suedisht, turqisht).

Faqet e internetit të Europassi-tnë Finlandë.

Formulari për punë

Kur të plotësosh formularin e punës, mos harro të bësh kërkesë të veçantë për secilin nga vendet e punës. Mos e plotëso formularin me nxitim. Kërkesa jote duhet të zgjojë kureshtjen e punëdhënësit, në mënyrë që të pranohesh për intervistë pune. Udhëzime për kërkesën e punës mund të marrësh nga broshura për kërkimin e punës, që gjendet në pikën ”Harjoittele työnhakua ” dhe pas saj në ”Hakemuksen laatiminen”.

Mos harro të lexosh me kujdes njoftimet për vende pune, para se të shkruash kërkesën për punë. Shih këtu modelin në gjuhën finlandeze të formularit për punë.

Përkthimet e modelit janë në gjuhët e mëposhtme:
arabisht   
anglisht  
serbokroatisht   
rusisht

Udhëzime se si të lexosh njoftime për vend pune, në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht (suomi)
arabisht (arabia)
anglisht (englanti)
serbokroatisht (serbokroatia)
rusisht (venäjä)

Intervista e punës

Në rast se ju ftojnë në intervistë pune, mos harroni të përgatiteni me kujdes. Mendoni paraprakisht pyetjet e mundshme të cilat punëdhënësi mund të bëjë dhe mendoni se çfarë pyetjesh do të bëni ju. Kur të përgatiteni për intervistën, mund t’ju hyjë në punë edhe broshura për kërkimin e punës, që gjendet në pikën ”Harjoittele työnhakua” dhe pas saj në ”Esiintyminen työhaastattelussa”.

Nëse kërkoni punë, kur jeni ende në marrëdhënie pune, merrni me vete dëshminë e përkohshme të punës ose kontratën e punës.

Në pikën Nga të gjej punë, ka informacione mbi vendet ku mund të kërkosh vende të lira pune.

Suksese!