Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Shtetasit e vendeve të BE:së

EU-maiden kansalaiset

Rezidenca dhe puna në Finlandë

Shtetasit e BE:së dhe ata që konsiderohen të njëjtë me ta, mund të jetojnë dhe të punojnë lirisht në Finlandë për tre muaj. Ata nuk kanë nevojë për vizë ose për lejeqëndrim gjatë kësaj kohe. Pas kësaj, ata duhet të regjistrohen në stacionin e policisë. Ata nuk kanë nevojë për lejeqëndrim të veçantë të punëtorit.

Në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit ka informacione mbi këtë temë në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht

Në faqet e Policisë ka informacione të mëtejshme mbi regjistrimin e së drejtës për banim në finlandisht, suedisht dhe anglisht.

Ushtrimi i biznesit

Shtetasit e BE:së dhe ata që konsiderohen të njëjtë me ta mund të ushtrojnë lirisht biznesin në Finlandë. Megjithatë, fillimisht ata duhet të regjistrojnë të drejtën e tyre të banimit në stacionin e policisë. Kjo e drejtë prek biznesmenët dhe ushtruesit e pavarur të profesionit. Ushtruesit e biznesit nuk kanë nevojë për lejeqëndrim të veçantë. Për t’u regjistruar ata duhet të marrin me vete në stacionin e policisë njoftimin për biznes ose ndonjë dëshmi tjetër të besueshme mbi ushtrimin e biznesit.

Në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit ka informacione mbi këtë temë në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht

Studimi

Shtetasit e BE:së dhe ata që konsiderohen të njëjtë me ta mund të studiojnë në Finlandë pa lejeqëndrim jo më shumë se tre muaj. Pas kësaj periudhe studenti duhet të regjistrojë të drejtën e tij të banimit në stacionin e policisë. Qëllimi kryesor i qëndrimit duhet të jetë studimi në një institucion shkollor finlandez. Studenti duhet të ketë të holla të mjaftueshme për qëndrimin në Finlandë, si dhe sigurim në rast sëmundje. Ai nuk ka të drejtë të marrë ndihmën financiare shkollore që jepet për finlandezë.

Në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit ka informacione mbi këtë temë në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht

Shtetasit e vendeve nordike nuk kanë nevojë për vizë ose lejeqëndrim nëse ata studiojnë në Finlandë.

E drejta për rezidencë e pjesëtarëve të familjes

Anëtari i familjes së shtetasit të BE:së mund të marrë të drejtën për të qëndruar në Finlandë nëse vetë shtetasi i BE:së ka të drejtën për të qëndruar në Finlandë. Anëtari i familjes duhet të ketë të holla të mjaftueshme për jetesën dhe të jetë i siguruar në rast sëmundje. Në faqet internetore të Drejtorisë së Migracionit ka informacione të mëtejshme në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht

Pjesëtari i familjes, i shtetasit të BE-së, i cili nuk është shtetas i BE-së, ose nuk është shtetas i një shteti të njehsuar të BE-së, duhet të aplikojë për kartë lejeqëndrimi (kartë lejeqëndrimi i pjesëtarit të familjes). Në faqet e internetit të policisë ka informacione mbi regjistrimin e të drejtës për lejeqëndrim në gjuhët e mëposhtme:

finlandisht
suedisht
anglisht