Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Turku

Shkollimi fillorë

Mësimi parashkollorë

Qëllimi i mësimit parashkollorë është të ju jep fëmijëve pregaditjet për fillimin e shkollës fillore.


Mësimi parashkollorë është për të gjithë fëmijët nën moshën shkollore nji vit para fillimit të obligimit të shkollimit (7 v.).

Mësimi parashkollorë është gratis. Kujdesi ditorë në qerdhe sipas nevojës është me pagesë.

Në mësim parashkollorë lajmëroheni me plotësimin dhe këthimin e formularit aplikues në atë qerdhe ku shpresoni të pranohet fëmiu i juaj.

Shkollimi fillorë

Kurë fëmiu fillon shkollën fillore?

Fëmiu shkollën fillore e fillon atë vit kurë i mbushë 7 vjet.

Sa zgjatë shkolla fillore?

Zakonisht shkolla fillore zgjatë 9 vite. Në fund të shkollimit fillorë fëmiu mer diplomën. Diploma është me rëndësi sepse me te mund të paraqitet të vazhdon shkollimin apo për në punë.

Çka bën fëmiu pas shkollës fillore?

Zakonisht fëmiu paraqitet për shkollim profesional apo për në gjimnaz, pra në shkallë të dytë të    shkollimit.

Si të pranohet fëmiu në shkollë fillore?

Së pari fëmiut i nevojitet vërtetimi i mjekut për shëndetin e tij nëse vjen nga shtetet jashtë UE aapo nga Estonia, Latvia, Lituania, Polonia, Slovakia, Slovenia, Çekia, Hungaria, Malta, Çiproja, Romania apo Bulgaria.

Vërtetimet e mjekut mund të mirren në shtëpinë e shëndetit.

Kurë cakton kohën te mjeku, mund ta lajmëron fëmiun në shkollë.

Në cilën shkollë shkon fëmiu?

Nëse fëmiu nuk din finlandisht, së pari shkon në mësimin pregaditorë. Në mësimin pregaditorë fëmiu mëson finlandishten dhe landët tjera në grup të vogël afër nji vit. Grupe të mësimit pregaditorë ka në disa shkolla.

Do të gjeni ndihmë në të gjitha shkollat apo qendrat e shërbimeve arsimore, adresa:

Käsityöläiskatu 10,

20100 Turku

telefoni: 02 - 2629 344.

Nëse fëmiu din finlandishtën atëherë zakonisht shkon në shkollën që është afër shtëpisë.

Nëse fëmiu din mirë anglishtën atëherë mund të paraqitet edhe në shkollën ndërkombëtare të Turkut.

A ka mësim në gjuhë amëtare të fëmiut në shkollë?

Në disa shkolla ka mësues të gjuhës amëtare të fëmiut dhe asistente të mësueseve që ndihmojnë nxënësit në gjuhën e tyre amëtare t`i kuptojnë gjërat e landëve të ndryshme.

Në shkollat fillore të Turkut mësohen mbi 20 gjuhë të ndryshme. Informata për mësimin e gjuhës amëtare të fëmiut dhe për paraqitjet i gjeni në shkollën e juaj. Paraqitje obligon, andaj familja kujdeset për udhëtimin e fëmiut deri në vendin ku mbahet mësimi në gjuhën amëtare. Mësimi është gratis.

Ku mund të mësoj finlandishten?

Nxënësit e shkollës fillore me gjuhë të huaj amëtare mësojnë finlandishten si gjuhë të dytë në shkollën e tyre.

Të tjerët të interesuar në mësimin e gjuhës finlandishte gjejnë informata për mësimin e imigrantëve të gjuhës finlandishte në kalendarin e kurseve apo në faqet e qytetit Turku ”Shkollimi i imigrantëve të ritur në Turku”

Për mësimin e të rinjëve imigrant informata tjera gjeni në gjimnazin e mbrëmjes.

Turun iltalukio

Eskelinkatu 4,

20100 TURKU

Sekretare e shkollës

Lii Puolakainen

tel. 02-2629882

Mësimi shtesë ”në klasën e dhjetë”

Me klasën e dhjetë apo me mësimin shtesë nënkuptohet që nxënësve që kanë marrë diplomën e shkollimit fillorë i ipet mësim thellues dhe plotësues. Pjesëmarrja në këtë klasë varet nga vet vullneti i nxënësve.
Synimi kryesor i klasës së dhjetë është përkrahja e ritjes dhe zhvillimit personal të nxënësit.

Në klasën e dhjetë mësimi ka parakusht vijimin e regulltë të shkollës dhe respektimin e regullave të sjelljes në shkollë.

Informata për mësimin shtesë në Turku.

Je pa vend mësimi apo pa vend pune?

Zyrja udhëzuese Ohjaamo përkrahë dhe ndihmon të rinjët 15-20 vjeçarë të cilët pas shkollës fillore kanë mbetur pa vend shkollimi. Qëllimi është që i riu ta gjenë vendin e shkollimit që e intereson. Të rinjët udhëzohen në mes tjerash të paraqiten përsëri në vendet e shkollimit dhe ndihmohen në aplikimin e përbashkët. Pos kësaj Ohjaamo ndihmon në gjetjen e vendeve për punë provuese (praktikë) si dhe gjetjen e hobit të përshtatshëm.

Ohjaamo gjindet në ndërtesën Vimma në adresën Aurakatu 16, kati 2., 20100 Turku

Informata tjera: www.turku.fi/ohjaamo

Shkollimi në gjimnaze

Në Turku ka 11 gjimnaze ditore dhe nji gjimnaz për të riturit që kryesisht vijohet në mbrëmje. Në gjimnazin e mbrëmjes poashtu organizohet mësim tjetër i përshtatur për imigrantët.

Pjesa më e madhe e gjimnazeve të Turkut vepron nën udhëheqjen e qytetit. Njëri nga gjimnazet është në gjuhën suedishte Katedralskolan i Åbo. Gjimnazi i Shkollës Normale të Turkut i përket shtetit. Gjimnazi i shkollës Steiner në Turku është gjimnaz privat.

Gjimnazin mund ta kryen edhe në gjuhën anglishte duke marrë  International Baccalaureate (IB) –titullin në gjimnazin e Shkollës normale të Turkut apo në gjimnazin e Shkollës ndërkombëtare të Turkut.

Informata tjera gjeni në faqet e zyrës për arsim në Turku

Informata për mësim në gjimnaze në  Turku

Të dhënat për  gjimnazet  në Turku

Shkollimi profesional i shkallës dytë

Të rinjët


Përse të rinjët me prejardhje imigrante duhet të marrin pjesë në testin e gjuhës të Institutit për profesione në Turku?

Të gjithë ata që dëshirojnë të paraqiten në shkollim që shpien drejtë titullit profesional dhe që gjuhë amëtare kanë gjuhë tjetër nga finlandishtja apo suedishtja ftohen në test të gjuhës. Me testin e gjuhës dëshirohet të vërtetohet se aplikuesi ka aftësi të mjaftuar të gjuhës finlandishte që kërkohet në shkollim profesional. Testimi organizohet çdo pranverë dhe vjeshtë

Nuk ka nevojë të merr pjesë në testim të gjuhës nëse:

- aplikuesi ka notë të finlandishtes në çertifikatën përfundimtare të notave për kryerjen e shkollës fillore

- aplikuesi ka vërtetim të provimit të përgjithshëm gjuhësor (niveli 3)

- aplikuesi ka kryer më përpara në Finlandë titull të shkallës dytë (gjuha e mësimit finlandishtja apo suedishtja)

Çfarë shkollimi ka posaqërisht për të rinjët imigrantë në Institutin e profesioneve në Turku?

Në Institutin e profesioneve në Turku organizohet shkollim pregaditor për sshkollë profesionale të rinjëve imigrantë ku nxënësve iu ipen pregaditjet për të mësuar në linja të ndryshme të shkollimit fillor profesional. Synim i shkollimit është të përmirësohen mundësitë e nxënësit të pranohet në shkollim profesional.

Gjatë shkollimit mësohet gjuhë finlandishte, landët matematikore dhe shoqërore si dhe njohtoheni me profesione të drejtimeve të ndryshme shkollore. Nxënësve iu bëhet plani mësimor individual. Shkollimi zgjatë afër nji vite.

Nxënësit e shkollimit pregaditor kanë të drejtë për të hollat normale për shkollim dhe ndihmën për udhëtim deri në shkollë. Nxënësi ka të drejtë poashtu edhe në të hollat për integrim nëse shkollimi pregaditor përfshihet në planin e tij të integrimit.

Çfarë përkrahje i riu me prejardhje imigrante mund të ketë gjatë shkollimit profesional në Institutin e profesioneve në Turku?

Në Institutin e profesioneve në Turku në secilën ndërtesë shkollore ka asistente për shkollim dhe infermiere. Pos tyre, në entin shkollor vepron ekipi përkrahës ku bëjnë pjesë dy psikolog, dy planifikues të karierës, dy sekretarë, punëtorja sociale dhe koordinatori i aktiviteteve të nxënësve.

Nga të gjithë këta persona nxënësi merr ndihmë në çështje të ndryshme lidhur me mësimin si dhe përkrahje në rastet tjera problematike të jetës së tij.

Çfarë përkrahje ekonomike ka nxënësi gjatë shkollimit?

Nxënësi që është në mësim të regulltë në entet e shkollimit profesional ka të drejtë të kërkon asistencë për shkollim nga Kela (Enti i sigurimit social dhe pensional). Asistenca për shkollim përbëhet nga tri pjesë: të hollat për shkollim, shtesa për banim dhe kredia për shkollim me garancë shtetërore.

Të hollat për shkollim i nënshtrohen tatimit. Në lartësinë e të hollave për shkollim ndikojnë: mosha, mënyra e banimit dhe gjendja martesore. Mungesat e pa arsyeshme mund të ndikojnë në ndërprerjen e asistencës për shkollim.

Shtesa për banim është dedikuar nxënësit që banon në banesë me qëra. Nxënësve që banojnë në banesë me drejtë banimi apo te prindërit, nuk iu ipet shtesa për banim. Nxënësit që kanë familje kërkojnë ndihmë të përgjithshme për banim.

Garanca shtetërore për kredi për shkollim mund të ipet për nxënësin që merr të hollat për shkollim. Garancën për kredi mund ta merrni poashtu në disa raste të veqanta edhe pa të holla për shkollim, p.sh. nxënësi që banon i pavarur dhe që të ardhurat e prindërve të tij pengojnë pagesën e të hollave për shkollim apo nxënësi nën moshë 17 vjeçare të cilit shtesat e fëmijëve pengojnë dhënjen e të hollave për shkollim.

Për çfarë profesione mund të shkollohesh dhe ku?

Në Turku mund të shkollohesh për profesione të ndryshme. Në listën e mëposhtme janë emrat e enteve shkollore, drejtimi i shkollimit, profesioni dhe kontakt-shenimet. Shkollimi zgjatë 3 vite.

Ndërtesa shkollore në Aninkaistenkatu

Drejtimet e shkollimeve; Drejtimi ushqimor dhe catering, drejtimi i tekstilit dhe konfekcionit, drejtimi i zbukurimit estetik.

Profesionet (titujt që mirren): pregaditës i prodhimeve ushqimore, bukëpjekës-konditor, kuzhinjerë, robaqepës, qepës i dizajnit të mbrendshëm, frizer-ondulist, kozmetolog, këshilltarë për kozmetikë

Aninkaistenkatu 7, Zyrja e ndërtesës shkollore është në katin 4. Zyrja e shkollës shërben gjatë semestrave hë - pr nga ora 8.15–9.30 dhe nga 10.00–15.30

Telefoni, direkt (02) 2633 3000

Ndërtesa shkollore Juhannuskukkula

Drejtimet e shkollimeve; Teknika laboratorike-kimike, elektroinformatika dhe ajo e shtypit

Profesionet (titujt që mirren): laborant, mbikqyrës i proçesit industrial, montues i automatikës, elektro-montues, asistent i prodhimit në shtypshkronjë, punëtor i shtypit

Kukkulakuja 3, Zyrja e ndërtesës shkollore është e hapur ditëve të punës prej 8.15 - 15.45

Telefoni, direkt (02) 2633 4502

Ndërtesa shkollore në Kellonsoittajankatu

Drejtimet e shkollimeve; Tregtia dhe teknika e kompjuterëve, përpunimi i të dhënave

Profesionet (titujt që mirren): merkonom dhe datanom (poashtu mësim në gjuhën suedishte)

Kellonsoittajankatu 9-11, Referenti i ndërtesës shkollore për nxënës shërben ditëve të punës prej orës 9 - 11 dhe 12 - 15

Telefoni, direkt 02) 2633 3716

Ndërtesa shkollore në Lemminkäisenkatu

Drejtimet shkollore; drejtimi i hoteljerisë, restoranteve dhe turizmit

Profesionet (titujt që mirren): recepcionist, kamarier, kuzhinjer, punëtor i turizmit

Lemminkäisenkatu 18, Zyrja e referentit të ndërtesës shkollore është e hapur ditëve të punës prej orës 9 - 15

Telefoni, direkt (02) 2633 3404

Ndërtesa shkollore në Peltola

Drejtimet shkollore; drejtimi i makinerisë dhe metaleve, auto-drejtimi me logjistikë, drejtimi i ndërtimtarisë, drurit dhe matjeve katastrale

Profesionet (titujt që mirren): montues i automatikës, ndërtues i anijeve, montues i makinave, mirëmbajtës i makinave, saldues i pllakave të llamarinës, punues i mjeteve të punës, montues i aparateve ftohëse, montues i ventilacionit, montues i gypave, ndreqës i karoserive të veturave, auto-montues, ndreqës i makinave të vogla, shofer, shofer i kamionave me rimorkio, shofer i autobusit, regjistrues, ndërtues i shtëpive,

Hamppukatu 2, Zyrja e referentit të ndërtesës shkollore është e hapur ditëve të punës prej orës 9-12 dhe 13-15

Telefoni, direkt   (02) 2633 4303

Ndërtesa shkollore në Tommilankatu

Drejtimet shkollore; drejtimi i amvisnisë, ekonomive të enteve dhe shërbimeve të pastrimit

Profesionet (titujt që mirren): mirëmbajtëse e shtëpive, mirëmbajtëse e zyreve (pastruese)

Tommilankatu 24, Zyrja e ndërtesës shkollore është e hapur ditëve të punës prej orës  8.15 - 15.45.
Nëse dera është mbyllur, i bjen zilës. Afër derës është sporteli për postë.

Telefoni, direkt (02) 2633 3302

Ndërtesa shkollore në Uudenmaantie

Drejtimet shkollore; drejtimi socialo-shëndetsor, farmaceutika dhe kujdesi për barna

Profesionet (titujt që mirren): motër medicinale (lähihoitaja), farmanom, teknik i barnave

Uudenmaantie 43, Zyrja e refeerentit të ndërtesës shkollore është e hapur ditëve të punës prej orës 8 - 16
Zyrja e referentit të shkollimit është e hapur prej orës 9.45 - 12.30

Faksi, direkt (02) 2633 4102

Si munden të riturit të vijnë deri te profesioni?

Entet shkollore e lartëpërmendura të Institutit të profesioneve në Turku ofrojnë poashtu mundësinë që përmes shkollimit të të riturve të mirren mbi 70 tituj të ndryshëm. Në faqet e internetit është prezentuar pjesa më e madhe e tyre www.turkuai.fi