Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Kainuu

Arsimi

Kajaani është një qytet studentësh me institute të ndryshme arsimore. Njësia e Trajnimit për Mësuesit e Universitetit të Oulu të Kajaani përqendrohet në përgatitjen e mësuesve të nivelit arsimor fillor si dhe të moshës parashkollore.  Departamenti i Shkencës së Përpunimit të Informacioneve ofron programe për biznesin si dhe përgatitje programesh, si alternativë orientuese. Teknikat e Matjes është një lëndë e veçantë në programet kërkimore të Universitetit.

Tek Kajaanin ammattikorkeakoulu (Kajaani Polytehcnic) mund të studioni për degët e mëposhtme:  Infermieri, infermiere e shëndetit publik, instruktor (trajner) sportiv, inxhinier, menaxher dhe administrim biznesi.  Janë dy programe studimesh në gjuhën angleze:  administrim biznesi (diplomë universitare të Administrim Biznesi) dhe menaxher mirëpritjeje (Diplomë Universitare për Menaxher Mirëpritjeje).

Kajaanin ammattikorkeakoulu(Politeknikumi i Kajaani)
Kajaanin yliopistokeskus(Grupi Universitar i Kajaani)
Kainuun maakuntakorkeakoulu(një institut më i lartë arsimor për krahinën e Kainuu)

Kainuun ammattiopisto (Kainuu Vocational College KAO) ofron përgatitje profesionale për të rinj dhe të rritur.  Në Kajaani, Kuhmo, Sotkamo, Suomussalmi dhe Vaala ka qendra trajnimi.

Në Kainuun ammattiopisto gjenden sektorët e mëposhtëm të arsimit (në të cilat mund të merren përgatitje profesionale): Kultura, burimet natyrore, shërbimet shoqërore, biznesi, teknologjia, transporti, turizmi dhe kateringu.

Të rinjtë gjithashtu mund të studiojnë si në shkollat e mesme dhe në ato profesionale në të njëjtën kohë.

Shërbimet arsimore për të rriturit në Kainuun ammattiopisto, EDUKAI, janë për arsimimin e të rriturve. Në EDUKAI ju mund të studioni për degë të ndryshme të përgatitjes profesionale.  Janë në dispozicion përgatitje afat gjata dhe afat shkurtra. 

Për më shumë informacion shihni:
Kainuun ammattiopisto (Shkolla Profesionale Kainuu)
Edukai

Kainuun opisto (Kainuu College), Mieslahti

Kainuun kesäylipisto (Universiteti Veror i Kainuu) si dhe Universiteti i Hapur ofrojnë arsimim të vazhdueshëm si dhe mundësi për të vazhduar studimet pa ndërprerje nga puna.   Universiteti Veror në Finlandë nuk ofron programe diplome dhe kurset mund të frekuentohen nga cilido, pa dallim moshe apo arsimimi paraprak. Universitetet e hapura, nga ana tjetër, ofrojnë programe që zhvillohen në përputhje me kushtet e universiteteve. Kolegjet e  komunitetit ofrojnë një gamë të gjerë studimesh, duke filluar nga studimet e gjuhëve deri tek arti dhe puna e dorës. 

Për më shumë informacion shihni:
Kainuun kesäyliopisto (Kainuu Summer University)
Kaukametsän opisto (Kaukametsä Civic Centre)
Kainulan kansalaisopisto (Kainula Community College)

Arsimimi bazë:

Personi i kontaktit: Bashkërenditësja për arsimimin bazë të emigrantëve është Z. Mirja Junttila, me telefon: 044 7100 001, e mail: mirja.junttila(a)kajaani.fi.

Në Kajaani arsimi bazë ofrohet në  përgjithësi në shkollat që financohen nga bashkia. Arsimi bazë, nga klasa e 1 deri tek e 9-a, është i detyrueshëm. Bashkia gjithashtu ofron arsimim të veçantë për nxënës me vështirësi në mësim marrje si dhe për emigrantët.

Gjithë fëmijët që janë banorë të përhershëm në Finlandë janë të detyruar me ligj që të përmbushin ciklin arsimor të detyrueshëm. Arsimimi i detyrueshëm fillon kur fëmija mbush shtatë vjeç dhe zgjat dhjetë vjet.  Arsimimi i detyrueshëm mbaron kur fëmija ka përmbushur ciklin e arsimit të detyrueshëm ose kur ka kryer dhjetë vjet studime që nga fillimi i periudhës së arsimimit të detyrueshëm. Arsimimi, tekstet shkollore dhe materialet arsimore për nxënësit janë falas.  Gjithë nxënësit kanë një vakt ngrënieje falas gjatë ditës.  Për nxënës me alergji jepen ushqime të veçanta.  Për nxënës nga kultura apo besime të tjera jepen ushqime të veçanta, kur është e mundur.

Arsimimi bazë në Kajaani garanton që çdo fëmijë të marrë një arsimim të përshtatshëm dhe një mundësi për t’u zhvilluar si student dhe si person. Qëllimi i arsimimit bazë është t’i japë nxënësve njohuri dhe aftësitë e nevojshme për jetën, dhe t'u japë atyre bazat e duhura për një arsimim të mëtejshëm. Arsimimi bazohet mbi një program arsimor. Pas arsimimit bazë, nxënësit mund të vazhdojnë në shkollën e mesme ose në shkolla profesionale.

këtu.

Përgatitja paraprake:

Për fëmijët që sapo kanë emigruar në Finlandë ofrohet një përgatitje paraprake si dhe për ata fëmijë që kanë lindur në Finlandë në një familje emigrantësh apo që kanë ardhur para moshës 7 vjeç dhe nuk kanë aftësitë gjuhësore të nevojshme për të shkuar arsimin bazë.

Përgatitja paraprake përqendrohet më shumë mbi mësimin e gjuhës finlandeze dhe mbi konceptet kyçe dhe fjalorin e lëndëve të ndryshme të shkollës.  Mosha, niveli i fëmijës dhe gjendja e mëparshme arsimore e fëmijës do të merren parasysh gjatë mësim dhënies.

Në Kajaani, një fëmijë frekuenton përgatitjen paraprake për rreth një vit shkollor. Përgatitja paraprake është përqendruar në një shkollë.

Në mbështetje të arsimimit:

Nxënësit mund të kenë nevojë për mbështetje kur vazhdojnë ciklin e arsimit bazë, pas përfundimit të përgatitjes paraprake. Shkollat organizojnë mësim plotësues për nxënës emigrantë në lëndë të ndryshme aty ku është e mundur.

Në Kajaani gjithashtu ekziston mundësia që këta nxënës të studiojnë në klasa të përgatitura posaçërisht. Gjithë nxënësit kanë një plan mësimor dhe kanë mbështetje në lëndë ku ata kanë nevojë për ndihmë me përjashtim të fizkulturës pasi kjo bëhet në klasa të përgjithshme.

Finlandishtja si gjuhë e dytë:

Finlandishtja si gjuhë e dytë jepet për nxënës që nuk e kanë atë si gjuhë mëmë. Nxënës emigrantë mësojnë finlandishten në lëndën e gjuhës dhe letërsisë, si dhe në grupe të veçanta. Mësimi i finlandishtes nuk kufizohet brenda kuadrit të lëndëve mësimore por mbështetet edhe nga mësimdhënie në gjithë shkollën.

Dhënia e gjuhës mëmë të nxënësve:

Nxënës që vijnë nga emigrimi marrin mësime gjuhë të gjuhës së tyre të lindjes aty ku është e mundur. Në Kajaani tashmë janë organizuar mësime të arabishtes, rusishtes dhe të gjuhës kurde.

Sposnsorizuesi kryesor i kësaj faqeje është Fondi Social Evropian.