Structure_LogoPart1



Shkolla fillore dhe gjimnazi për emigrantë në moshë të rritur

Maahanmuuttaja-aikuisten peruskoulu ja lukio

Emigrantët në moshë të rritur mund të marrin pjesë në shkollimin fillor dhe shkollimin gjimnazor në gjuhën finlandeze në gjimnazet për të rritur, si dhe mund të marrin dëftesën e shkollës fillore dhe diplomën e pjekurisë së gjimnazit në përfundim të studimeve përkatëse.

Studenti në moshë të rritur duhet të jetë jo më pak se 16 vjeç që të studiojë në shkollën fillore. Për të studiuar në gjimnaz pjesëmarrësit duhet të kenë kryer shkollën fillore si dhe të kenë mbushur 18 vjeç.

Mësimi bëhet në finlandisht. Studimi kërkon që pjesëmarrësit të kenë një nivel të kënaqshëm të finlandishtes, pra në shkollat fillore jo më pak se niveli YKI2 dhe në gjimnaz jo më pak se niveli YKI3. Informacione të mëtejshme mbi Provimet e përgjithshme gjuhësore (YKI) mund të gjeni në faqet internetore të administratës së arsimit (Opetushallitus). Në gjimnazin për të rritur të gjitha provimet jepen në gjuhën finlandeze. Të gjithë kurset vlerësohen dhe në fund të studimeve jepet dëftesa përkatëse. Në vend të gjuhës amtare, në shumicën e gjimnazeve për të rritur mund të jepet mësim i finlandishtes si gjuhë e dytë.

Mësimi bëhet darkave, zakonisht nga e hëna deri të enjten. Kryerja e shkollës fillore zgjat 2 – 4 vjet, në varësi të njohurive të finlandishtes. Kryerja e gjimnazit zgjat 3 – 5 vjet.

Nxënësi që e kryen të gjithë shkollën fillore ose gjimnazin nuk paguan për mësimin.

Mësimi për të rritur nuk konsiderohet aktivitet kryesor. Pjesëmarrësit nuk marrin ndihmë financiare për shkollim. 

Personat e papunë mund të studiojnë në gjimnazet për të rritur pa humbur të drejtën e përftimit të asistencës ditore të papunësisë. Emigrantët që janë duke u integruar mund të marrin mbështetje financiare të integrimit në se mësojnë në gjimnazet për të rritur.

Dëftesa e mbarimit të shkollës fillore provon se nxënësi ka nivel të kënaqshëm të gjuhës finlandeze.

Informacione të mëtejshme mund të gjeni në faqet internetore:
Iltakoulut
Aikuiskoulutusopas

A dëshironi të mësoni në gjimnazin për të rritur në suedisht ose anglisht?

Në Helsinki dhe Vaasa ka gjimnaze për të rritur në gjuhën suedeze, ku gjuha e mësimit është suedishtja.

Në gjimnazin për të rritur të Eira:s, në Helsinki, ndodhet linja e mësimit në anglisht.