Structure_LogoPart1
Zgjidh temën:



Turku

Shërbimet sociale dhe ato për familje në Turku

Ku mund të merrni ndihmë ekonomike?

Nëse keni nevojë për ndihmë ekonomike për jetesë lajmërohuni në Kela (zyrja në Turku apo në Varissuo), ku mund të merrni ndihmë primare p.sh. asistencë për banim. Pas kësaj keni të drejtë të kërkoni ndihmë elementare sociale nga qendra socialo-shëndetsore e qytetit Turku.

KELA Turku

Adresa për palë: Eerikinkatu 26, 20100 TURKU
Adresa postale: PL 366, 20101 TURKU

KELA Varissuo

Adresa për palë: Littoistentie 81, 20610 TURKU
Adresa postale: PL 40, 20611 TURKU

zyrja për të huaj shërben ata që këthehen në shtet dhe ata me prejardhje refugjate po sa të ardhur në shtet si dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Ulkomaalaistoimisto

Rauhankatu 14 bC

20100 Turku

tel. (02) 262 6111, koha për telefonata hë-pr 9.00-10.00

Imigrantët tjerë lajmërohen në zyret sociale regjionale. Ty të drejtojnë për në zyrën tënde sociale pasi që ta dorëzon aplikacionin e parë për ndihmë elementare sociale  në shqyrtim te llogaritësi dhe pasi të merr vendimin në te.

Nëse bëni telefonatë qendrës socialo-shëndetsore të qytetit Turku në këshilla për palët dhe shqyrtimi i ndihmave do të merr informata më të sakta për ndihmën elementare sociale dhe aplikimin për te.

Këshilla për palët dhe shqyrtimi i ndihmave

tel. (02) 262 5001. Koha për telefonata  8.30 - 15.00,.

Info-punkti, punon ditëve të punës 12.00 - 14.00, Linnankatu 23, 20100 Turku

Fëmijët dhe të rinjët

Fëmijët

Ku gjinden vendet për kujdes ditor dhe si aplikohet për vend në qerdhe?

Kujdesi ditor që organizon komuna

Vendi në kujdesin ditor duhet kërkuar së paku katër muaj para se fëmiu të ketë nevojë për qerdhe. Nëse nevoja për qerdhe shkaktohet me punësimin, shkollimin apo mësimin e papritur të prindit, për vend duhet aplikuar sa më shpejtë. Në këtë rast koha minimale për organizimin e kujdesit ditor është dy javë. Faamilja aplikon për vend në kujdesin ditor me formularin për aplikim.

Aplikacione gjeni në qerdhe (linku), te edukatoret e kujdesit ditor në familje, udhëheqësit regjional të kujdesit ditor dhe repartet e kujdesit ditor. Aplikacioni me dokumentet që i bashkangjiten dorëzohet drejtorit të kujdesit ditor aty ku primarisht kërkohet vendi në qerdhe. Aplikacioni ka vlenë nji vit. Për momentin, aplikimi nuk mund të bëhet në mënyrë elektronike.

Regjioni i kujdesit ditor përcaktohet sipas adresës së banimit. Formularin për aplikim mund ta merrni te          Adminisrata e kujdesit ditor:

Puutarhakatu 14 A.

20100 Turku

Shërbimi me palë h-p ora 9.00-15.00 tel. 02-2625 610.

Poashtu mund të aplikoni për vend në kujdes ditor privat në të cilat shpenzime merr pjesë edhe qyteti.

Ku të gjenë ndihmë familja në gjendje të vështirë jetësore?

Përkrahje dhe ndihmë fëmijëve që janë në gjendje të vështirë jetësore dhe familjeve të tyre gjindet te             puna sociale për familje me fëmijë të qendrës socialo-shëndetsore të qytetit Turku. Te këto shërbime vini duke kontaktuar në këshilla për palë dhe shqyrtimi i ndihmave të qendrës socialo-shëndetsore të qytetit Turku.

Këshilla për palë dhe shqyrtimi i ndihmave

tel. (02) 262 5001, koha për telefonataa  08.30 - 15.00

Info-punkti, punon ditëve të punës 12.00 - 14.00, Linnankatu 23, 20100 Turku

Mbrojtja e fëmijëve

Rastet problematike të fëmiut dhe familjes ndonjiherë kërkojnë përkrahjen e zyrës për mbrojtjen e fëmijëve.

Mbrojtja e fëmijëve mund të jetë përkrahje e prindërisë, mirëmbajtje apo në raste ekstreme edhe zëvendësim i saj. Në rend të parë sidoqoftë tentohet që fëmiu/i riu të mund të ritet dhe zhvillohet në shtëpinë e vete. Mbrojtja e fëmijëve sipas nevojës ka obligim ligjor që të vepron, edhe pse pala nuk dëshiron por për të mirë të fëmiut duhet të ndërhynë.

Kontakto kujdestarinë për çështje sociale apo punëtoren tënde sociale.

Bërja e lajmërimit mbrojtjes së fëmijëve në Turku

Me letër:

Turun sosiaalipäivystys
PL 364
20101 Turku
Faksi (02) 2626 130

Me telefon:

Gjatë orarit të punës nga ora 8.30 - 16.00 kujdestarisë të qendrës socialo-shëndetsore të Turkut                        tel: (02) 2626 003. Jashtë orarit të punës për raste që kërkojnë ndërhyrje të menjiherëshme qendrës për emergjenca tel: 112. Qendra për emergjenca drejton lajmërimin te kujdestaria e qendrës sociale të Turkut

Ku të kontakton nëse ke nevojë për këshilla për edukimin e fëmiut?

Këshillimoren për familje dhe edukim merr këshilla reth marrëdhënjeve ndërnjerëzore, jetës familjare dhe edukimit të fëmijëve. Prindërit mund të caktojnë termin në zyrën për informata dhe caktimin e termineve pranë këshillimores për familje dhe edukim.

Këshillimoren për familje dhe edukim (Kasvatus- ja perheneuvola)

Kurjenmäenkatu 6, ndërtesa 31, 20700 Turku

Tel. (02) 2626 853 dhe (02) 2626 820, hë - pr nga ora 12.00- 13.00.

Të rinjët

Informata të dobishme për të rinjët, në mes tjerash reth banimit, punës, mësimit dhe kalimit të kohës së lirë gjinden në faqet turkurinor.fi

Aktivitete të ndryshme të rinjëve ofron qendrarinore e qytetit Turku.

Informata tjera në pjesën e Bankës së informatave për të rinjët.

Nuorisoasiainkeskus
Puutarhakatu 14 A, kati 4.
20100 Turku
tel. (02) 330 000

Të moshuarit

Ku gjeni informata për shërbimet e dedikuara të moshuarëve?

Punëtoret sociale të kujdesit për të moshuarit këshillojnë palët dhe të afërmit e tyre në mes tjerash edhe në këto gjëra:

•     kurë nuk mund të gjindet më në shtëpi as me ndihmë

  • kurë dëshironi informim për vende të ndryshme të kujdesit: shtëpitë shërbyese, shtëpitë e pleqëve dhe shtëpitë private të kujdesit
  • në pyetjet tjera që keni.

Informata për shërbimet drejtuar të moshuarve gjeni në faqet shërbimet për pleqë të qendrës sociale të qytetit Turku.

Turun kaupunki
Sosiaali- ja terveystoimi/Vanhuspalvelut
Kristiinankatu 1
20100 Turku
tel. (02) 262 6111

Çfarë janë shërbimet invalidore?

Invalidëve dhe aaatyre me ngecje në zhvillim i ipen mjete ndihmëse dhe shërbime që të mund të funksionojnë në mënyrë sa më të pavarur.

Shërbime të veqanta invalidëve ofrojnë shërbimet rehabilituese të qendrës socialo-shëndetsore të qytetit Turku. Informata për këto shërbime gjeni në faqet e qytetit Turku në pjesën vshërbimet invalidore.

Vammaispalvelutoimisto

Linnankatu 23

20100 Turku

(02) 262 6111 (centrali)

Orari i punës hë - pr 9.00 - 14.00
Caktimi i termineve dhe koha për telefonata punëtoreve sociale 9.00 - 10.00

Çka është ndihma e kujdesit për të afërmit?

Ndihma e kujdesit për të afërmin është rogë që paguhet për kujdesin në shtëpi për pleq, invalid apo të sëmuarin apo për sigurimin e ndonji lloj kujdesi tjetër dhe/ose shërbime që përcaktohen në planin e kujdesit dhe shërbimeve.

Në Turku ndihma e kujdesit për të afërmin kërkohet në zyrën e shërbimeve invalidore të qendrës socialo-shëndetsore.

Vammaispalvelutoimisto (Vërtetoje!)

Linnankatu 23

20100 Turku

(02) 262 6111 (centrali)

Orari i punës hë - pr 9.00 - 14.00
Caktimi i termineve dhe koha për telefonata punëtoreve sociale 9.00 - 10.00

Çka duhet bërë nëse ka violencë në familje? 

Nuk duhet t`i nënshtroheni violencës familjare. Në Turku ofrohet ndihmë si në strehimore ashtu edhe në kujdestarinë për çështje sociale.

Ndihmë 24 orë në ditë gjeni në Strehimoret në Turku.

Strehimoret në Turku (Turun ensi- ja turvakoti ry)
Luolavuorentie 7 a
20810 Turku
tel.: (02) 513 4100


Përkrahje dhe këshilla gjeni poashtu në kujdestaria për çështje socialie të qendrës socialo-shëndetsore të qytetit Turku.

Kujdestaria për çështje sociale:

Ditëve të punës nga ora 08.30- 16.00 tel. (02) 262 6003

Pas orës 16.00 dhe gjatë fundjavorit tel. 112 (numri i qendrës për emergjenca)

Kujdestaria për çështje sociale e regjionit të Turkut (Turku, Kaarina, Lieto, Paimio, Sauvo, Masku, Naantali, Nousiainen, Raisio, Rusko dhe Mynämäki) përgjigjet vetëm jashtë orarit zyrtar të punës dhe gjatë fundjavorit në raste që kanë nevojë urgjente për punë sociale. Mund të kontaktoni me kujdestarinë për çështje sociale të regjionit të Turkut vetëm përmes qendrës për emergjenca në numrin 112.

Informata tjera për çështjet e lidhura me raste violente gjeni në http://www.turvakoti.net.

Kujdestaria për viktima të krimit zyrja regjionale e Turkut poashtu përkrahë dhe ndihmon në çështje juridike.

TELEFONI QË NDIHMON 0203 16116

Telefon që ndihmon mbarë vendit në finlandishte hë

- ma 13 - 21 dhe më - pr 17 - 21. Me telefon

ju këshillojnë dhe udhëzojnë.

KËSHILLA TË JURISTIT ME TELEFON 0203 16117

Në informacionin e juristit me telefon kujdestarojnë avokatët

hë - enj 17 - 19. Në informacion mund të

vërteton të drejtat e tua ligjore dhe të merr

udhëzime lidhur me to.

Zyrja regjionale e Turkut

Yliopistonkatu 24 B 28
20100 TURKU

tel.(02) 235 5055

Ku gjeni ndihmë në problemet me alkohol dhe opiate?

Problemet me alkohol dhe opiate gjeni ndihmë në shërbimet për vështërsitë me narkotik dhe alkohol pranë qendrës    socialo-shëndetsore të qytetit Turku.

Punëtoret sociale ju udhëzojnë në qarkun e kujdesit për problemet me alkohol ose me opiate dhe marrin pjesë në zgjedhjen e vendit eventual të shërimit. Shërbimet poliklinike dhe terapeutike janë primare për ata që kanë problem me opiate. Sipas nevojës, pala udhëzohet në shërim për ndërprerjen dhe largimin nga përdorimi i opiateve.

Informacioni për palët
Pala e re rezervon termin te punëtorja sociale në Informacionin për palët dhe në shqyrtimin e ndihmave, tel.(02)2625 001, nga ora 08.30 - 15.00.

Për ata që kanë probleme me opiate dhe janë pa banesë ofrohen shërbime të banimit në konvikte.

Ofrues të shërbimeve tjera janë në mes tjerash edhe A-klinikka e Turkut.

Turun A-klinikka

Brahenkatu 12 a 20100 Turku
tel. (02) 2104400 faksi (02) 2104444

Orari i punës
8 – 15.45 hë, më – pr
10 – 17.45 ma (verës 8 – 15.45)